CH-Ballkani
Ekspozita e fotografive, “një shpallje dashurie” e artistes zvicerane për Prishtinën
“Fotografitë janë po ashtu edhe pasqyrim i qëndrimit tim ambivalent për Prishtinën, shprehje e dashurisë sime për këtë qytet, një dashurie në shikim të dytë, shkruan autorja, Aleksandra Hiltmann
Nesër, e shtunë, 14 tetor, me fillim në orën 17.30 hapet në hotelin “Graçanica”, në Graçanicë ekspozita me fotografi e titulluar “Second Sight” e artistes Aleksandra Hiltmann nga Zvicra. Ekspozita e cila do të vazhdojë të jetë e hapur pastaj deri nga gjysma e dhjetorit përmban fotografi që autorja i ka bërë në Prishtinë, njofton albinfo.ch. E gjithë ekspozita është “një shpallje fotografike-dokumentare dashurie” kushtuar kryeqytetit më të ri të Evropës, Prishtinës.
“Unë atje kam jetuar, hulumtuar, punuar dhe dashuruar. Qyteti më ka prekur, tronditur dhe vazhdon ta bëjë këtë edhe më tutje. Përveç tjerash edhe për faktin se vet qyteti është i tillë, i tronditur nga shqetësimet e të kaluarës, nga kundërshtitë aktuale politike, nga shpresa për zhvillim, nga ndërdyshja në mes të tradicionales dhe modetne, nga ndalja e rrymës elektrike dhe nga ndotja e ambientit, nga basi i muzikës elektronike e cila të bën të harrosh gjithçka rreth e rrotull”, shkruan autorja në përkushtimin e saj për këtë ekspozitë.
Fotografitë tregojnë bukuritë e fshehura dhe ngjyrat e qytetit të cilat në kaosin e përditshmërisë preftojnë të pakuptuara ose të harruara. “Fotografitë janë po ashtu edhe pasqyrim i qëndrimit tim ambivalent për Prishtinën, shprehje e dashurisë sime për këtë qytet, një dashurie në shikim të dytë, shkruan më tutje Aleksandra Hiltmann, e cila fton dashamirësit e artit që ta vizitojnë vernizazhin e ekspozitës, shkruan albinfo.ch. Aty do të ketë edhe lexime letrare dhe sigurisht, një apero.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”















