Lajme
Edhe Finlanda ndalon hyrjen e automjeteve me targa ruse

Edhe Finlanda u bashkohet shteteve që ndalojnë hyrjen e automjeteve me targa ruse brenda territorit të saj.
Estonia, Letonia dhe Lituania, si dhe Polonia janë shtetet që kanë njoftuar për kufizimin që zbatohet për makinat private, i cili do të jetë në fuqi nga mesnata.
Estonia tha se vendimi i saj për të zbatuar ndalimin ishte “interpretim shtesë” i sanksioneve të reja të Bashkimit Evropian të vendosura ndaj Moskës më 8 shtator, raporton skynews, përcjell albinfo.ch.
Sipas direktivës së re të BE-së, automjetet e regjistruara në Rusi nuk lejohen më të hyjnë në territorin e bllokut prej 27 anëtarësh.
Transmetuesi finlandez, YLE raportoi se veturat e regjistruara në Rusi me më pak se 10 pasagjerë nuk do të lejohen më të hyjnë në Finlandë nga Rusia, megjithëse do të ketë edhe përjashtime.
Rusia ka sanksione të shumta që pas pushtimit të Ukrainës vitin e kaluar, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Bild”: Kujdes, Shqipëria kërkon t’i vjedhë Gjermanisë një super-talent Suksesi i fundit i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare me kualifikimin në Euro 2024, u ka dhënë...
-
Numarics nga Kosova, në garë me kompanitë evropiane për ‘Startup of the year’, ja si mund ta votoni
-
Rita Ora do të udhëheqë një prej ngjarjeve më të mëdha të Vitit të Ri në ‘Times Square’
-
Si rrodhi dita e parë e deputetit Alijaj në Parlamentin e Zvicrës
-
Marigona Qerkezi nominohet si një nga dhjetë yjet më të mira të “Operawire 2023”
Jeta në Austri
-
Cilat ditë pushimi do të kenë punëtorët e Austrisë në vitin 2024? Planifikoni fundjavat tuaja të gjata, ekspeditat e blerjeve dhe opsionet e festave me këtë udhëzues për...
-
Boksieri Bernardin Jakaj mbron titullin më 9 dhjetor në Vjenë
-
Austria, kundër pranimit të Rumanisë dhe Bullgarisë në Schengen, pengon votimin
-
Paralajmërim për grevë: Pse mjekët po planifikojnë një protestë në Vjenë?
-
Këto janë tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë