Thématique

E. Badinter dhe C. Habib, dy filozofe, me dy vështrime të ndryshme për gruan

Në Francë gratë janë duke punuar ... dhe bëjnë më shumë fëmijë se në pjesën tjetër të Evropës. Nëse filozofet Elisabeth Badinter dhe Claude Habib çmojnë këtë dukuri, ato nuk pajtohen në disa çështje thelbësore, transmeton albinfo.ch. Për njërën, gratë duhet të refuzojë tiraninë e amësisë; për tjetrën, të jesh nënë mbetet gjiri i identitetit të femrës. Dyzet vjet pas shfaqjes së feminizmit, ato kërkojnë të kuptojnë Evën e re.

Në emisionin “Germain”, rruga Buci në Paris jemi vendosur fotografuesi dhe unë – dy burra, pra – ballë bustit të verdhë të gruas, një statujë monumentale që mbretëron në vendtakimin tonë. Për të mishëruar gruan e së nesërmes, për të dhënë substancë për gruan e nesërme, ne ftuam dy filozofe: Elisabeth Badinter dhe Claude Habib.

Për të parën, e cila sapo ka botuar një ese-goditje, Konflikti. Gruaja dhe nëna, një revolucion konservator që po zhvillohet dhe që po sfidon amësinë në zemër të fatit femëror. Me këtë rezultat paradoksal: në Gjermani, në Angli apo Japoni, ku rritja e fëmijës mbështetet te gruaja, ato janë gjithnjë e më shumë  që heqin dorë nga shtatzënia. Ndërsa në Francë, ku ato mund të kombinojnë punën dhe mëmësinë, shkalla e fertilitetit ka mbetur në një nivel të ekuilibrit. Duke mbrojtur një model që nuk i kufizon në statusin e nënës, Elisabeth Badinter sheh përmes “grevës së barkut” agimin e një shprese: atë të një identiteti të ri të gruas që do të afirmohej vetë jashtë gjendjes së saj “natyrore” të shtatzënisë. Përballë saj, Claude Habib, ish-feministe në mosmarrëveshje dhe profesoreshë e letërsisë në Sorbonne, frymëzohet nga literatura klasike për të rimenduar dallimet gjinore. Kjo admiruese e Rousseau-së injoron të gjitha ndalesat ideologjike për të menduar pa tabu përvojën e feminitetit. Me respekt miqësor dhe e sinqertë, ajo i bëri ballë vetëdijes së madhe morale të feminizmit. Duke u mbështetur në shënimet e saj, ajo nuk ngurroi të shprehet. Ajo nuk ka bërë fëmijë, por vazhdon të mbajë idenë e një lidhjeje të pathyeshme mes feminitetit dhe amësisë. Të ballafaquar me këtë duel të mahnitshëm rreth gruas së nesërmes, ndihmësi im dhe unë dëgjojmë me vëmendje, edhe kur çështja e dëshirës së burrit  përmblidhet. Ne jemi të habitur nga aftësia e tyre kur arrijnë të jenë kaq paqësore në mospajtimin e tyre. Në fjalët e Elisabeth Badinter, “fronti i bashkuar i grave është shkatërruar”.

Elisabeth Badinter: Ne jemi duke përjetuar një regresion në lidhje me vendin e graus në shoqëri. Për tridhjetë vjet, një ideologji ka marrë vend, e cila ka për qëllim vënien e amësisë në zemër të fatit femëror. Kjo ideologji është edhe më e fshehtë, me që është nëntokësore. Në asnjë kohë nuk kemi shpallur se gratë duhet të heqin dorë nga liritë e fituara në vitin 1960 dhe që ajo duhet të kthehet në shtëpi për t’iu përkushtuar fëmijëve të saj. Por, me përfitimet sociale si dhe me këshilla të llojllojshme, gruaja e sotme inkurajohet të qëndrojë në shtëpi, t’i japë gji sa më gjatë fëmijës për aq kohë sa të jetë e mundur. Dhe, ne kemi parë rishfaqjen e idesë së natyrës femërore që ka të bëjë me lidhjes e saj me shtatzëninë dhe amësinë.

Claude Habib: Unë nuk pajtohem me këtë diagnozë. Nëse ne flasim për natyrën femërore sot, kjo nuk është për shkak se ka bërë një aleancë të fshehtë mes reaksionarëve, ekologjistëve dhe katolikëve.  Kjo ndodh për shkak se shtylla ideologjike e viteve 1960 ka plasaritur. Pas Simon de Beauvoir, është  përsëritur shumë fakti se gratë janë individë si të tjerët, nuk ka më shumë dallime mes një burri dhe një gruaje se sa në mes të dy individëve. Ke edukuar dhe ndaluar të zhvillohen analizat rreth dallimeve gjinore: çdo gjë që mund të thuhej në lidhje me këtë çështje, mund të përdorej kundër femrave, prandaj nuk ishte e nevojshme që të preken këto tema. Dhe kjo ndalesë ka pëlcitur.

É. B. : Revistat trajtojnë shumë çështjen e instinktit tonë për amësi,  pedopsikiatrët zbulojnë përgjegjësi të reja, rrymat e reja feministe kanë shndërruar çështjen e amësisë si një përvojë thelbësore, rreth së cilës kristalizohet identiteti ynë, filozofët amerikanë shndërrojnë aftësinë tonë për kujdesin dhe përkujdesjen si një bazë etike të veçantë. Unë nuk shoh këtë fenomen si ngritje e një ndalese të re, por si një regres intelektual. Në rrënjët e këtij kthimi prapa, unë shoh një krizë të trefishtë: kriza ekonomike, e cila ka dërguar në shtëpi gratë; kriza e barazisë, me që ato vazhdojnë të kryejnë punët e shtëpisë dhe të fitojnë rroga më të vogla; kriza e identitetit, e cila ka dëmtuar dallimet e roleve dhe që ka hapur çështjen e një ridefinimi të asaj që mund të quhet femërore. Duke pasur parasysh këto paqartësi, tundimi ishte i madh për t’u rikthyer sërish në çfarë mund të quhet natyrore…

C. H. : Unë kam qenë feministe që nga vitet 1970, por jam distancuar tashmë. Unë nuk jam edhe e sigurt se çfarë është baza e një pozicioni feminist dhe çfarë është  realiteti i dominimit mashkullor. Kur ju thoni se kriteri i dominimit është pabarazia e pagave, unë nuk jam aq e sigurt. Gratë jetojnë më gjatë. Ato jetojnë më gjatë. Ato përfitojnë më shumë nga jetëgjatësia. Nëse do të pyesnim burrat nëse do të donin të jetojnë me gjatë, por të paguhen 20% më pak, ndoshta do të përgjigjeshin po. Mund të zgjedhin këtë opsion.

É. B .: Nëse gratë jetojnë më gjatë se meshkujt, nuk është vetëm për shkak se ato punojnë më pak …

C. H .: Janë dy zgjidhje, dhe unë nuk e di se cila është më e mira. Unë nuk jam e sigurt se do të kisha zgjedhur të lind djalë…

É. B. : Nuk zgjedhim gjinin tonë. Por, çështja e feminitetit nuk është e lidhur me rendin e natyrës. Aktualisht, të gjithë i bashkohen ambientalistëve (ekologjistëve) për të thënë se devijimi nga natyra çon në katastrofë. Dhe, kjo i shtyn të çmojnë dhënien e gjirit të zgjatur dhe vëmë në dyshim të mirat e epiduralës dhe hapa kundër mbetjes shtatzënë.

C. H.: Ka argumente shkencore në favor të qumështit të gjirit, i cili transmeton antitrupa, ndryshe nga qumështi pluhur. Nëse ky fjalim është dominant, kjo nuk është për shkak se punonjësit e shëndetësisë kanë fituar një vizion retrograd kundër grave. Kjo është për shkak se disa kanë protestuar kundër ndërhyrjes së prodhuesve të qumështit artificial në maternitet. Kur beba mësohet me shishe, ai nuk kthehet më prapa. Është normale që të paralajmërohen nënat.

É. B.: Unë nuk jam militante kundër dhënies se gjirit. Nuk është qëllimi im. Subjekti im është liria e grave. Disa nuk duan të japin gjirin, duhet t’iu japim këtë liri par i fajësuar. Një grua në fazën e lindjes është e brishtë. Në spitalet publike, kur ajo shpreh dëshirën e saj për mosushqyrje me gji, ata e kundërshtojnë në mënyrë sistematike: “Por zonjë, ju nuk doni të mirën e fëmijës suaj? “Si mund të luftojë kundër imazhit të një nëne të keqe? Heshtja e feminizmit në këto praktika është e tmerrshme.

C. H.: Unë çmoj me të vërtetë liberalizmin tuaj, unë jam dakord me idenë tuaj që tepër amësi vret amësinë. Në librin tuaj, ju tregoni se, në vende si Gjermania, ku politikat publike inkurajojnë nënat për t’u kujdesur për aq kohë sa të jetë e mundur për fëmijët e tyre, ato bëjnë gjithnjë e më pak. Ndërsa në Francë, ku janë vendosur politika bashkëpunuese të familjes për të pajtuar jetën profesionale dhe jetën amësore, ato bëjnë më shumë fëmijë se sa diku tjetër. Aty ku shkalla e pjesëmarrjes profesionale e femrave  është më e lartë, shkalla e fertilitetit është më e lartë. Është e habitshme.

É. B. : Siç ka treguar revista “Philosophie magazine”  (mars 2009) në një studim shumë informativ përkushtuar pyetjes: “Pse kemi fëmijë?
“Motivimi i parë ka të bëjë me kënaqësinë dhe jo me detyrën apo dashurinë. Nuk bëjmë fëmijë për detyrime sociale, familje apo fetare, por për shkak se medojmë se mund të zbukurojmë jetën, “ta bëjmë më të bukur dhe më të lumtur”. Ne jemi në një shoqëri hedoniste dhe individualiste. “Unë e para”, siç e shpall romancierja Katherine Pancol. Por, ballë kësaj, janë detyrimet e nënës… Nëse ato janë të përballueshme, kontradikta është shkatërruar. Por, nëse zgjerojmë listën e këtyre detyrave duke i pyetur nënat të kalojnë më shumë kohë me fëmijët e tyre në vitet e para – një trend me të cilin kemi të bejmë qe tridhjetë vjet – atëherë kontradikta bëhet e padurueshme. Sa më të larta janë detyrat e nënave, aq më shumë do të rritet greva e barkut. Detyrat e nënave, më të larta, greva e barkut mund të përhapet. Sidomos kur e dimë se në kohët tona vendosim për të pasur fëmijë. Vendosim ne për të ndaluar apo jo kontraceptivët. Papritmas, një përgjegjësi e re ka lindur. Pasi që dëshironi të keni fëmijë, ju duhet t’i përkushtoheni krejtësisht atij. Kemi kaluar nga falja e jetës në borxh. Kjo dukuri ndryshon gjithçka.

 C. H.: Kështu që ju jeni dakord me nocionin e detyrës së nënës. Një detyrë e bazuar jo në instinkt, por në zgjedhje.

É. B.: Detyrat, sigurisht, por që nuk përfshijnë sakrificën e plotë të dëshirave të saj.

Ju dëshironi që të pajtojmë dëshirat tuaja të gruasë, ambiciet dhe interesat tuaja me edukimin e fëmijëve dhe detyrat që vijnë me të. Kjo është ajo që shumica e grave duan.

C. H.: Ka megjithatë një pjesë të vetëflijimit në dëshirën për të qenë nënë.

É. B.: Nuk është edhe aq e sigurt. Kemi të bëjmë me një iluzion pozitiv për riprodhim: fantazojmë rreth imazhit të një fëmije ideal. Dhe, nga një fëmijë në tjetër, fantazojmë rreth përsosmërisë. Ndoshta kemi të bëjmë me një mashtrim të njëriut, për të përdorur Schopenhauer. Jemi përgjegjës, sigurisht. Por kjo është diçka misterioze. Ne nuk mund të imagjinojmë të kemi një fëmijë përbuzës dhe të vështirë, dhe sidomos ne nuk do të dimë ta edukojmë.

Përkthim nga Philosophie magazine