Lajme
Dy gazetarë rusë hynë ilegalisht në Kosovë, arrestohen nga policia
Për lirimin tyre ka reaguar edhe Moska zyrtare ndërsa Prishtina i ka gjobitur me nga 200 euro dhe ua ka ndaluar hyrjen në Kosovë për 5 vjetët e ardhshme
Dy gazetarë rusë kishin hyrë ilegalisht në Kosovë dhe më pas në Hoçën e Madhe të Rahovecit ishin arrestuar nga Policia e Kosovës dhe ishin dërguar nga paraburgim. Për lirimin tyre ka reaguar edhe Moska zyrtare ndërsa Prishtina i ka gjobitur me nga 200 euro dhe ua ka ndaluar hyrjen në Kosovë për 5 vjetët e ardhshme.
Arrestimin e gazetares Oksana Sazonova dhe Sergej Belous, e kanë konfirmuar edhe nga autoritetet e sigurisë ku, sipas tyre, dy gazetarët rus dyshoheshin se kanë kaluar kufirin në mënyrë ilegale.
“Autoritetet e Policisë Kufitare të Republikës së Kosovës janë duke trajtuar rastin, përderisa personat e ndaluar janë duke u mbajtur në qendrën për të huaj deri në vendimin e ardhshëm apo largimin e tyre nga Kosova. Të gjitha vendimet e mëtejmë do të ndërmerren konform ligjeve të aplikueshme në fuqi”, ka thënë për “Indeksonline”, Daut Hoxha, zëdhënës i PK-së.
Kurse sipas Sputnik, gazetarët nuk kanë marrë ende paratë dhe nuk munden të paguajnë dënimin, përderisa duke pritur për disa persona zyrtarë nga autoritetet që të sjellin të hollat dhe të paguajnë dënimin e tyre.
Sipas informacioneve pas kësaj procedure pritet që gazetarët në shoqërimin e policisë të kalojnë në Merdare, ku sipas të dhënave duhet të kenë avokatët serbë me vete.
Sipas ‘Sputnik’ avokati Goran Petronijeviç, ka thënë se procedura e lirimit të tyre nga paraburgimi duhet të ketë një ekip të avokatëve serbë të cilët janë të licencuar për të operuar në Kosovë, si dhe me një ekip tjetër të avokatëve duke pritur në vendkalimin në Merdare në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Ndërsa është theksuar se gazetarët kanë qenë të sigurt gjatë paraburgimit të tyre në Prishtinë.
Sipas Moska zyrtare vetëm njëra nga gazetarët është ruse kurse tjetri është kolegu i saj ukrainas. Rusia shpreson se gazetarja Oksana Sazonova, e cila gjendet në paraburgim në Kosovë, të lirohet sa më shpejt të jetë e mundur, sipas një deklarate të Ministrisë së Jashtme ruse, të publikuar të premten.
“Rusia është e shqetësuar për ndalimin e gazetares ruse Oksana Sazonov dhe kolegut të saj ukrainas, Sergei Belous. Sipas të dhënave në dispozicion, policia e Kosovës akuzon ata se në mënyrë të paligjshme kaluan kufirin administrativ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, transmeton zeri.
Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë thekson se Ambasada e Rusisë në Serbi dhe zyra e tyre në Prishtinë po bëjnë përpjekje të mëdha për lirimin e shpejtë të gazetarëve. E njëjta gjë po bëhet edhe në misionin e OKB-së në Kosovë, si dhe delegacionin e BE në atë vend.
Moska pret që organizatat ndërkombëtare të kontribuojnë për lirimin e gazetarëve, thuhet më tej në deklaratë.
E-Diaspora
-
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch Në artikullin bazë të revistës përmes rrëfimeve personale, tregohet se si dy kultura mund të bashkëjetojnë dhe... -
Gjermani
Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri













