Shkurt.ch
Do të bëhet zviceran më 7 shtator
Natyralizim: Në moshën 61-vjeçare patroni i ndërmarrjes së orëve të famshme “Hublot” do të bëhet më në fund me pasaportë zvicerane
Më 7 shtator, Jean-Claude Biver me origjinë nga Luksemburgu do të bëhet zyrtarisht shtetas zviceran.
Një ditë që ai e ka pritur prej shumë kohësh. I ardhur në Zvicër në moshën 9-vjeçare, Jean-Claude Biver me prindër nga Luksemburgu frankofon, duhej të priste derisa Luksemburgu të pranojë parimin e kombësisë së dyfishtë, njofton e përditshmja « Le Matin ».
Sepse, gjithashtu i lidhur me vendlindjen, ai nuk donte kurrsesi të heqë dorë nga shtetësia e vendlindjes. “Shumë njerëz ishin të befasuar kur mësonin që unë ende nuk isha bërë zviceran!”, tregon duke qeshur Jean-Claude Biver. “Sepse nuk ka zviceran më tipik se unë! Kam prodhuar djathë dhe orë, shton ndërsa pëlcet në një hov të qeshurit. Marrja e nënshtetësisë ishte e rëndësishme për mua, sepse Zvicra është ajo që më dha mundësitë profesionale. Është ajo që më ka ushqyer”.
Kështu që më 7 shtator, Jean-Claude Biver, së bashku me gruan e tij, Sandra, si dhe me djalin e tyre dhe me vajzën e gruas do të marrin pasaportën zvicerane në qytetin e Lozanës. “Në të vërtetë, ky hap është një formalitet për mua, sepse asgjë nuk do të ndryshojë. Por, në të njëjtën kohë, kjo është një ndjenjë e madhe, një ndjenjë përkatësie, ideja që, falë meje, lindi një familje e re zvicerane. Është sikur se të mbjellësh një pemë në La Tour-de-Peilz dhe se një ditë gjen një pyll”.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Dy kushërinj shqiptarë dënohen në Lucern për trafik droge dhe pastrim parash Njëri u dënua me tre vjet burgim, nga të cilat 18 muaj do t’i vuajë, ndërsa... -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë -
“15 vjet albinfo.ch”, motoja e numrit më të ri të magazinës albinfo.ch -
Zvicër
Pronari shqiptar përballet me grabitësin në piceri në Zvicër: Ia mora thikën që të mos e vriste vajzën -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”












