Kosova
Djali i dëshmorit të UÇK-së tregon pse u largua nga Kosova
Ibrahimi, Ilirjani dhe Merxhani kanë ardhur për të vendosur lule te busti që mban emrin e babait të tyre, Njazi Rexhepi, i vrarë 20 vjet më parë në betejën e Koshares.
Ndonëse janë rritur me mall për të atin, thonë se ndihen krenarë me veprën e tij, raporton KTV, përcjell albinfo.ch.
Djali i tij, Ibrahimi, është detyruar të ikë nga Kosova për shkak të kushteve ekonomike. Ai ka gjashtë vjet që jeton në Gjermani dhe thotë se është i zhgënjyer me punën e institucioneve të vendit.
Vështirësitë, problemet dhe padrejtësitë në Kosovë ndaj familjeve të dëshmorëve, sipas tij, e kanë detyruar të ndahet nga familja në moshën e rinisë.
Ndonëse thotë se nuk ka gëzuar asnjëherë përkujdesje të duhur nga shteti, ka një mesazh për udhëheqësit e vendit.
Me dashuri të madhe e me respekt për luftën e UÇK-së po mban në duar flamurin, për të cilin babai i tij ra heroikisht në betejën e Koshares.
Në përkujtim të 20-vjetorit të rënies së dëshmorit Njazi Rexhepi, në Sllatinë të Epërme të Vitisë pati shumë të pranishëm.
Vëllai i tij, Farushi, për të shprehur respekt për luftën dhe sakrificën e vëllait të tij dëshmor, në një monografi, ka përmbledhur të gjitha momentet historike.
I pranishëm në këtë tubim ishte edhe bashkëluftëtari i tij, tash ministër i Mbrojtjes, Rrustem Berisha.
Ky i fundit, duke vlerësuar lart kontributin e dëshmorit Rexhepi, shpalosi kujtimet e fundit me të gjatë luftës në Kosovë.
Përpos Njazi Rexhepit, në betejën e Koshares, duke luftuar me forcat serbe, heroikisht ranë edhe 113 dëshmorë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











