Lajme
Dikur luftonin me vdekjen, sot, falë mjekëve austriakë, kanë punën dhe familjet e tyre
Prej vitit 1992 kur edhe është themeluar kjo shoqatë deri më tash sipas të dhënave të “albinfo.ch” në spitalet austriake janë shëruar rreth 2 mijë fëmijë shqiptarë
Shoqata humanitare austriake “Allianz für Kinder” njihet prej më shumë se dy dekadash për shërimin e mijëra fëmijëve, kryesisht nga Kosova dhe Shqipëria. Për çdo vit, falë ndihmës së kësaj shoqate, mbi 100 fëmijë shqiptarë sillen falas në spitalet e Austrisë. Shoqata udhëhiqet nga drejtori Michael Schodermayr ndërsa pjesë e stafit është edhe zonja, Fatime Blakaj.
Prej vitit 1992 kur edhe është themeluar kjo shoqatë deri më tash sipas të dhënave të “albinfo.ch” në spitalet austriake janë shëruar rreth 2 mijë fëmijë shqiptarë.
Të hënën, gazeta austriake nachrichten.at shkruan një artikull rreth pacienteve të parë shqiptarë për të cilët thotë se nga ballafaqimi që kishin dikur me vdekjen, sot ata kanë punën dhe familjet e tyre.
“Në hollin e Aeroportit të Prishtinës Anesi 22 vjeçar përqafonte mjekun nga Steyr-i i Austrisë, Michael Schodermayer dhe e përkëdhelte mbi supe. Djaloshit nga Kosova i është rikthyer jeta. Ai ka një punë të mirë në një ndërmarrje farmaceutike, është në një lidhje dashurie me një bukuroshe, me të cilën së shpejti edhe do të martohet”, shkruan nachrichte.at, përcjell “albinfo.ch”.
Sikur mjeku i Steyr-it mos të udhëtonte me çantat e tij para më shumë se 20 vjetëve nëpër Evropë, Anesi tashme do të ishte i varrosur në ndonjë varrezë të fëmijëve.
Para 20 vjetëve Schodermayr i cili është edhe themelues i organizatës humanitare “Allianz fur Kinder” kishte kontrolluar në gjoks djalin i cili ishte diagnostifikuar me një defekt në zemër. Anesi u dërgua nga Kosova me një avion dhe u shtrua në njërin nga spitalet e Austrisë për operim. Për familjen e tij, Anesi jeton për të dytën herë. Tash Anesi është një nga entuziastët e rinj të një shteti të vogël.
Schodermayr fluturoi sërish gjatë një fundjavës për në Kosovë. 60 vajza dhe djem u kontrolluan, ndërkohë 4 vjeçari Vebiu dhe 13 vjeçarja Leonita për shkak të gjendjes më të rëndë shëndetësore janë dërguar urgjentisht për t’u operuar në njërin nga spitalet e Austrisë. “Kosova është larg vetëm një orë fluturim”, thotë Schodermayr, “jo larg prej nesh, atje vendos paraja, nëse njerëzit do të vdesin nga sëmundja”, ka thënë mjeku austriak.
“Albinfo.ch”, prej vitesh ka raportuar për punën e madhe humane që bën shoqata “Alianz fur Kinder” për shërimin e fëmijëve shqiptarë në spitalet e Austrisë. E gjithë kjo ndihmë është edhe fal kontributit të palodhshëm që bën zonja, Fatime Blakaj.
E-Diaspora
-
Dënohet kosovari: Ka sjellë ilaçe ilegale për ndërprerjen e shtatzënisë së gruas së tij U ishte thënë se do të duhej të paguanin 800 franga për të realizuar një termin,...
-
Pianistja shqiptare mban koncert recital në Washington DC
-
Iu keqësua gjendja shëndetësore gjatë fluturimit Zvicër – Kosovë, vdes gruaja kosovare
-
Shqiptari plagos rëndë shqiptarin në Belgjikë
-
Duesseldorf
Welt: Shqiptari dyshohet se vrau pronarin e lokalit në Gjermani shkaku i borxheve të bixhozit
Jeta në Austri
-
A do të zhvendoset nga burgu austriaku Fritzl që u dënua me burgim të përjetshëm për dhunimin e të bijës? Josef Frizl, i cili u dënua me burgim të përjetshëm pas rastit të incestit në Amstetten...
-
Austri: Përmbledhje e lajmeve të fundit të ditës së sotme
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji maj
-
Katër liqene të bukura, tek të cilat mund të shkoni lehtësisht nga Vjena me transport publik
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit?