Lajme
Diaspora e Shqipërisë me 1.3 milionë votues që nuk dihet nëse do të mund të votojnë nga jashtë
Vota është një nga të drejtat që garantohet me ligj, nëpërmjet të cilës qytetarët shprehin mendimin e tyre, dhe vendosin se nga kush duan të përfaqësohen, në qeverisje qëndrore e atë lokale.
Por, këtë të drejtë nuk do të mund ta shfrytëzojnë rreth 1.3 milionë shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë, në rast se nuk shkojnë fizikisht për të votuar në Zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë, të cilat do të mbahen më 25 prill 2021. E për të mundësuar votimin edhe për diasporën shqiptare, po angazhohet vazhdimisht Lëvizja “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, shkruan albinfo.ch
“Ne jemi grupi, ndoshta i vetëm i interesit në diasporë, që e kemi shtyrë përpara çështjen e votimit nga jashtë, dhe që jemi padiskutim mbështetës të kësaj. Jemi dhe kritikues që s’ka ndodhë që 30 vite, por që jemi mbështetësit më të mëdhenjë tani për tani. Jemi edhe pjesë e grupit të punës me KQZ-në, kemi një tryezë teknike, për ta bërë të mundur këtë që për këto votime”, tha Florian Haçkaj, njëri nga themeluesit e kësaj lëvizje, në një intervistë për Albinfo.ch.
Në takimet e tyre teknike me KQZ-në, Lëvizja “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, kanë propozuar mënyra të ndryshme të votimit, vetëm që votimi të mundësohet edhe për Zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në muajin prill.
“Për Zgjedhjet e 25 prillit të këtij viti, kemi propozu mënyrën me votë, si mënyra që do më pak shpenzime nga ana e shtetit, pra nuk do një infrastrukturë të veçantë, për t’i ikur ati problemit që thonë se ‘epo tani është shumë vonë për ta bërë këtë’. Por në dokumentin tonë e kemi propozuar edhe mënyrën elektronike, që do të duhej të ishte projekt shumë i madh dhe do të kishte shumë kosto. Dhe po te ai dokument, e kemi propozuar edhe votimin pranë selive diplomatike. Por selitë diplomatike, përveç problemit të nepotizmit, e që nuk ka besim tek këto institucione, ka edhe probleme që janë shumë larg p.sh ata që janë në Kanada do të duhet të shkonin të votoin në New York, kështu që kemi propozu edhe nëpër shtete të ngirhen dy tre zona ku mund të shkojnë të votojnë njerëzit”, shtoi Haçkaj.
Megjithatë, sipas përfaqësuesit të kësaj Lëvizje, mungon vullneti politik për mundësimin e votimit nga jashtë. “Është e qartë fare, është mos pasja e vullnetit politik. Do të thotë partitë politike e shtyjnë këtë sepse kanë frikë nga kjo vote”, deklaroi ai, për Albinfo.ch.
Por vullneti për të votuar nuk mungon. Sipas Lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, ka interes të madh nga votuesit jashtë vendit por megjithatë ka nevojë për fushata të ndërgjegjësimit sa i përketë rëndësisë së votimit. Ndryshe, duke e parë organizimin e diasporës nga Kosova, për Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të mbajtuar të dielën e 14 shkurtit, Florian Haçkaj tha se diaspora nga Kosova është shembull për ta.
“Kosova për ne është shembull, në mënyren e angazhimit të diasporës dhe të peshës së votës së tyre”, përfundoi ai.
Kujtojmë se të dielën e kaluar me datë 14 shkurt 2021, u mbajtën Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, ku KQZ pranoi rreth 43 mijë e 500 pako të supozuara me fletëvotime, ndërsa numër i madh i mërgimtarëve kishin zgjedhur të vijnë për të votuar fizikisht.
Ndërsa, Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, pritet të mbahen më 25 prill 2021./Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Diaspora i dërgon letër kancelarit gjerman Scholz, kanë një kërkesë për të Organizata e Akademikëve dhe Studentëve të Diasporës Shqiptare në Hamburg i është drejtuar kancelarit të Gjermanisë,...
-
Kosovë: 6634 persona të regjistruar për votim nga diaspora, ja deri kur është afati
-
Kurti takoi mërgatën edhe në qytetin e Këlnit
-
Kurti takoi bashkatdhetarë të shumtë në Shtutgart
-
Madrid: 12 veçarja shqiptare në prag të përfaqësimit të Shqipërisë
Jeta në Austri
-
‘Të zhvendosni të moshuarit’: Si duan austriakët të zgjidhin kostot në rritje të qirasë Me rritjen e kostove të strehimit në Austri, një sondazh i fundit ka zbuluar se si...
-
Austria mbetet prapa në pagesat pa para
-
27 kërcënime me bombë në Austri, arrestohet një zviceran
-
Austri: Deri në 20% të pacientëve humbasin terminet te mjeku
-
A do të përballet Austria me grevat e vjeshtës kur fillojnë negociatat kyçe të sindikatave?