Sport
Dardania shënon fitore
¨FC Dardania Lausanne–FC Luc Dorigny 1 : 0 Në ndeshjen kampionale të Ligës së Dytë kantonale në futboll, skuadra shqiptare shënoi fitore minimale por të vlefshme për tri pikë. Me këtë fitore, skuadra e Dardanisë u ngrit nga pjesa e poshtme e tabelës dhe tani gjindet në vendin e gjashtë me çka dhe iu largua rrezikut për mbijetesë në këtë ligë.
FC Dardania: Ibrahimi, Sadrija, Jonathan, Iseni, Savane, Bilibani, Hysenaj, Gomez, Da Cruz, Ajeti, Kamga, Shehu, Camara, Sedllari. Trajner: Da Cruz Paulo, shënues: GomezIshte një ndeshje e mirë kampionale të cilën e përcollën mbi 400 shikues, ku pati akcione të mira nga të dy anët. Pjesa e parë përfundoi pa gola. Në pjesën e dytë FC Dardania krijoi më shumë raste shënimi por arriti ta konkretizojë vetëm një dhe të fitojë tri pikë të vlefshme. Vlen të theksohet se në radhët e klubit shqiptar nga ky sezon bën pjesë edhe Admir Bilibani, ish lojtar i Lausanne Sport anëtare e chalenge ligës (ligës së dytë) të Zvicrës.
FC Dardania (juniorët A) -FC Genolier Begnins 2 : 2
Skuadra juniorët A e Dardanisë në ndeshjet e këtij vikendi luajti baraz, dhe këtë rezultat e arriti pas një disavantazhi prej dy golave. Pjesa e parë përfundoi 2 me 0 për mysafirët, por në pjesën e dytë lojtarët e trajnerit Fatmir Berisha arritën të shënojnë dy herë dhe të shpëtojnë nga humbja.
Juniorët C FC Dardania-FC Prilly Sport 2 : 2
Edhe skuadra e juniorëve C në ndeshjen e sotme i ndau pikët me skuadrën kundërshtare. Në një ndeshje ku i mungoi fati, skuadra e Dardanisë udhëhoqi dy herë por nuk arriti të ruajë rezultatin deri në fund. Për skuadrën e juniorëve C u aktivizuan këta futbollistë: Reshani, Regjepi G., Ukshini, Regjepi L., Salihi, Hasani, Kabashi, Gashi, Aliti, Ismaili, Sejdiu, Mujqinoviq. Shënues për Dardaninë Reshani dhe Mujqinoviqi. Trajner: Fatmir Ukshini-Kanigja.
Juniorët D (Fatosat ) FC Dardania –FC Romanel 4 :4
Het-trik i Muharrem Berishës
Në ndeshjen interesante të fatosave, skuadra më e re në moshë e FC Dardanisë i ndau pikët pas një loje dramatike. Fillimi i ndeshjes i takoi skuadrës sonë, e cila, në minutën e 5 shënoi me anë të Muharrem Berishës. Pas këtij goli, fatosat e Dardanisë lëshuan nga tempoja e lojës dhe deri në fund të pjesës së parë i morën 4 gola, me çka dhe pjesa e parë përfundoi 4 me 1 për mysafirët.
Në pjesën e dytë angazhimi i skuadrës sonë ishte më i madh, me çka edhe arritën ti shënojnë 3 gola me anë të Muharrem Berishës dy herë dhe Besim Alimit një herë. Në këtë mënyrë arritën të shpëtojnë nga humbja e sigurtë.
Për Fatosat e Dardanisë luajtën: Nead John, Ardit Pangja, Artijan Pangja, Lindor Beka, Shpejtim Shabani, Agon Hajrullahu, Besim Alimi, Muharrem Berisha, Gentrit Mehmedi dhe Erdon Aliti.
Trajner: Korab Berisha
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










