Osmani ndan dekoratë për ushtrinë finlandeze si shenjë falënderimi për shërbimin në Kosovë

Sot, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj zyrtare në Finlandë, ka mbajtur një konferencë të përbashkët për media me presidentin finlandez, Alexander Stubb, ku shprehu mirënjohje të thellë për përkrahjen historike dhe të vazhdueshme të këtij vendi ndaj Kosovës, përcjell albinfo.ch.

“Jam posaçërisht e nderuar që të jem në Finlandë, vendlindjen e të ndjerit Ahtisaari që është figurë madhore e paqes, lidershipi i të cilit e ka ndihmuar shtrimin e rrugës për liri e pavarësi të Kosovës. Trashëgimia e tij mbetet gjithsesi e ndërthur në vet indin e Republikës sonë të sotme”, u shpreh presidentja Osmani në fillim të fjalës së saj.

Duke nënvizuar lidhjen e fortë mes dy vendeve, presidentja theksoi se populli i Kosovës do ta ruajë gjithmonë në zemër mirënjohjen për atë që Ahtisaari dhe Finlanda kanë bërë për Kosovën. Ajo veçoi miqësinë si një lidhje që nuk i takon vetëm së kaluarës, por është e gjallë, në rritje dhe e përqendruar në të ardhmen.

“Jemi krenar që t’ju quajmë një prej partnerëve tanë më të afërt dhe gjithsesi përkrahja finlandeze ka qenë afatgjatë edhe përmes kontributit në misionin e KFOR-it. Mbi 7 mijë ushtarë finlandezë, burra e gra kanë ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë”, shtoi ajo, duke theksuar se do ta ketë nderin t’ia ndajë Medaljen Presidenciale Ushtarake Forcave të Armatosura të Finlandës, si një vlerësim të lartë për të gjithë përkrahjen në misionin e KFOR-it.

Presidentja Osmani bëri të ditur se me homologun e saj finlandez patën një diskutim të frytshëm mbi ndërtimin e marrëdhënieve edhe më të afërta mes popujve dhe shteteve tona. Ajo e lidhi këtë me historitë e ngjashme të të dy vendeve përballë shtypjes dhe luftës për liri.

“Si dy vende që kemi pasur vështirësi historike kundër shtypjes e dimë shumë mirë çmimin e lirisë dhe mu për këtë Kosova dhe Finlanda kanë qëndruar të palëkundura me Ukrainën që nga dita e parë e pushimit rus. Pra, vendet tona duhet të vazhdojnë të ngritin zërin kundër ambicieve territoriale të Rusisë dhe mendësisë imperialiste të saj, duke stabilizuar kështu edhe arritjet tona institucionale”, tha Osmani.

Në vijim, e para e shtetit u ndal te proceset integruese euroatlantike të Kosovës, duke theksuar përkushtimin ndaj vlerave demokratike dhe respektimit të ligjit.

“Kosova sot ka nivelin më të lartë të demokracisë, sundimit të ligjit dhe është midis ekonomive me arritjen më të shpejtë në rajonin tonë”, tha ajo, duke rikujtuar se përkundër përputhshmërisë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, anëtarësimi në Këshillin e Evropës ende është në shqyrtim.

“Nuk duam ndere, nuk duam shkurtesa, thjesht duam procese meritore, integrim dhe përputhshmëri me vlerat evropiane, për të cilën gjë kemi pasur përkrahje nga Finlanda nga dita e parë,” theksoi Osmani, duke përgëzuar gjithashtu Finlandën për anëtarësimin historik në NATO, që sipas saj e ka bërë Evropën më të sigurt.

Në kuadër të thellimit të bashkëpunimit të sigurisë, presidentja Osmani bëri me dije se sot i ka propozuar homologut të saj finlandez një marrëveshje më gjithëpërfshirëse ushtarake dhe të mbrojtjes mes dy vendeve. “Do të ishte hap i natyrshëm, kur demokracitë tona duhet të qëndrojnë krah për krah dhe do ta pasqyronte bashkëpunimin bilateral”, shtoi ajo.

Duke folur për raportet me Serbinë, presidentja Osmani theksoi se Kosova ka zgjedhur dialogun si mjetin e vetëm për të zgjidhur çështjet e mbetura, duke potencuar rëndësinë e respektimit të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe sundimit të ligjit.

“Fqinji ynë nuk beson në këto parime, por i kemi zgjatur dorën tonë të bashkëpunimit, pasi duam të sigurohemi që fëmijët tanë, gjenerata e parë që ka njohur vetëm paqe e jo luftë, të mos kalojë më asnjëherë ato që i kemi kaluar ne”, nënvizoi Osmani.

Në përmbyllje të adresimit të saj presidentja Osmani falënderoi Finlandën për mikpritjen dhe për përfshirjen e suksesshme të diasporës së Kosovës, duke rikonfirmuar përkushtimin e Republikës së Kosovës si një shtet i pavarur, krenar për identitetin, historinë dhe potencialin e vet – rininë brilante për të ofruar mundësi të reja bashkëpunimi.

 

Distria Krasniqi në çerekfinale të Evropianit pas fitores ndaj xhudistes serbe

Distria Krasniqi e ka mposhtur serben Milica Nikoliq në 1/8 e finales së Evropianit të xhudos që po mbahet në Podgoricë.

Krasniqi dominoi përballjen në kategorinë deri në 52 kilogramë, ndërsa Nikoliq mori në fund kartonin e kuq për shkak të një lëvizjeje të gabuar.

Deri në momentin e asaj lëvizjeje, Nikoliq kishte marrë dy kartonë të verdhë.

Në çerekfinale, Krasniqi do të përballet me holandezen Naomi van Krevel, transmeton albinfo.ch.

Në Evropian garoi edhe Laurine Gashi, e cila u eliminua në rrethin e parë.

Tërmeti 6.2 ballë në Stamboll

Raportohet se Stambolli u trondit paraditen e sotme nga tërmete të njëpasnjëshme, pas atij me magnitudë 6.2, përcjell albinfo.ch.

AFAD bëri të ditur magnitudën e tërmetit me qendër në Silivri në orën 12:49 me magnitudë 6.2 ballë.

Ndërsa Ministri i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya bëri një deklaratë duke thënë: AFAD dhe institucionet tona përkatëse kanë filluar skanimin me të gjitha ekipet e tyre.

Sipas medias turke Sabah, eksperti i tërmeteve Şükrü Ersoy bëri deklarata të rëndësishme ndërsa tha se edhe në vitin 2019 në po të njëitn vend ka pasur sërish një tërmet të fortë.

“Kur po komentonim 3.9, thamë se vendndodhja e tij ishte kritike. Po kështu, një tërmet me magnitudë 5.8 ka ndodhur në të njëjtin vend në vitin 2019. Pra, thamë se mund të jemi të shqetësuar sepse mund të jetë pikënisja e tërmetit të ardhshëm të Marmarasë. Kjo madhësi është shumë e rëndësishme. Mund të ketë një tjrtër tërmet në vijim edhe më i fortë”, tha ai.

“Është e dobishme të jesh vigjilent. Një pikë ku mund të pritet një tërmet më i madh, pasi vetë tërmeti mund të shkaktojë dëme. Nëse qëndrojmë jashtë, duhet të qëndrojmë në një zonë të hapur, jo aty ku ka shtëpi”, shtoi ai.

Pas tërmetit ka reaguar edhe Presidenti Recep Tayyip Erdoğan.
“Ne po ndjekim zhvillimet, i uroj kombit tonë një shërim të shpejtë”, tha ai.

Vazhdon rritja e çmimit të vezëve

Pas ndikimit të gripit të shpendëve në industrinë e vezëve në SHBA, çmimi global i vezëve është bërë një pikë qendrore për konsumatorët, veçanërisht në internet.

Çmimi mesatar i vezëve në BE u rrit me 6.7% në mars 2025, krahasuar me mars 2024, sipas shifrave të fundit nga Eurostat.

Republika Çeke përjetoi normën vjetore më të lartë të inflacionit për vezët, me 46.0%, e ndjekur nga Sllovakia me 29.8% dhe Hungaria me 26.1%. Shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.

Në të kundërt, Holanda regjistroi uljen më të madhe të çmimeve të vezëve, me një rënie prej 3.6%, e ndjekur nga Luksemburgu me 3.2% dhe Greqia, ku çmimet ranë me 2.0%.

Deri më tani, në vitin 2025, çmimet e vezëve kanë vazhduar të rriten, me +3.4% në janar dhe +4.1% në shkurt, krahasuar me të njëjtët muaj të 2024.

Viti 2024 shënoi norma negative ndryshimi në 10 nga 12 muaj, krahasuar me vitin 2023.

Megjithatë, rritjet në 2025 kanë qenë më të vogla se ato të vërejtura në 2022 dhe 2023, kur çdo muaj midis prillit 2022 dhe shtatorit 2023 shënoi rritje dyshifrore. Më e madhja ishte +31.2% në shkurt 2023, krahasuar me shkurtin 2022.

Në vitin 2024, Franca ishte prodhuesi kryesor i vezëve, me 942 000 tonë, e ndjekur nga Gjermania me 900 000 ton, Spanja me 902 000 ton dhe Italia me 763 000 ton.

 

Kosovarja denoncon burrin për dhunë, dënohet vetë për raportim të rremë

Një grua 35-vjeçare ka akuzuar të shoqin se e ka kapur me dhunë për krahu, e ka ngufatur dhe e ka goditur me grusht në kokë. Ajo ka shtuar se ka ushtruar dhunë edhe vjehrra e cila, sipas saj, e ka mbajtur nga të dy krahët dhe e ka penguar të dalë nga banesa, transmeton albinfo.ch. Gruaja i tha policisë se edhe burri i saj e kishte rrahur disa herë në të kaluarën.

Gruaja nga Kosova ka bërë kallëzim penal si ndaj bashkëshortit ashtu edhe ndaj vjehrrës së saj, me shpresën për t’i ndjekur penalisht të dy. Më pas kundër të dyve është zhvilluar një procedurë penale, siç thuhet në urdhrin penal të lëshuar nga zyra e prokurorit publik të Kantonit të Bernës.

Gjashtë muaj më vonë, megjithatë, ndodhi një kthesë: 35-vjeçarja deklaroi se deklaratat e saj në lidhje me përdorimin e dhunës ishin të sajuara dhe gënjeshtra.

Kosovarja tashmë është shpallur fajtore për akuzë të rreme me urdhër penal, shkruan 20minuten.ch. Ajo dënohet me një gjobë me kusht prej 60 tarifash ditore prej 30 franga secila. Ajo, duhet ta paguajë këtë shumë vetëm nëse kryen një krim tjetër brenda dy viteve të ardhshme.

Gjithashtu, duhet të mbulohen tarifat dhe shpenzimet në shumën 1599,20 CHF, të cilat duhet t’i paguajë 35 vjeçarja.

Akuzat e rreme janë një çështje sociale gjithnjë e më e rëndësishme që, sipas studimeve, prek kryesisht meshkujt.

Akuzat e rreme shpesh nënvlerësohen në përgjithësi, edhe pse ato kanë pasoja të thella ligjore dhe psikologjike dhe raportohen rrallë, siç shpjegon psikiatri mjekoligjor Frank Urbaniok në një podcast, pe¨rcjell albinfo.ch. Të prekurit shpesh vuajnë nga stresi psikologjik afatgjatë si ankthi, depresioni dhe izolimi social.

Zvicër: Kërkohen ligje më të ashpra për ndërhyrjen në zgjedhje

Ka thirrje në Parlamentin e Bernës për ligje më të ashpra zgjedhore, në mënyrë që donacionet e huaja të mos ndikojnë në rezultatet.

Një deputet, Jean Tschopp, thotë se ligji aktual është i vjetëruar dhe parashikon një gjobë deri në 40 000 CHF.

Ai ka paraqitur një mocion që kërkon ndëshkime më të rrepta për politikanët që pranojnë para nga jashtë vendit, transmeton albinfo.ch.

Tschopp thekson se BE-ja po shqyrton një gjobë prej një miliardë eurosh ndaj platformës së mediave sociale “X” për ndërhyrje në fushata.

Mocioni ka mbështetje nga disa deputetë të tjerë, të cilët paralajmërojnë se rreziku nuk është vetëm te financimet e huaja, por edhe te përdorimi i mediave sociale për të ndikuar në vendime.

Krimet e të huajve në Angli: Prijnë shqiptarët

Mësohet se qeveria laburiste në Britaninë e Madhe pritet të ndërmarrë një hap të rëndësishëm në lidhje me transparencën e të dhënave për krimet nga shtetas të huaj, përcjell albinfo.ch.

Gazeta britanike raporton se, për herë të parë, do të publikohet një tabelë zyrtare që rendit kombësitë e migrantëve me përfshirjen më të lartë në vepra penale në territorin britanik – një nismë që nuk u realizua nga qeveria konservatore.

Referuar gazetës, në tri vendet e para të kësaj renditjeje pritet të jenë shqiptarët, rumunët dhe polakët, të cilët rezultojnë të përfshirë në krime si dhunë, grabitje, vjedhje dhe trafik droge.

Yvette Cooper, Sekretarja e Brendshme e qeverisë laburiste, ka urdhëruar zyrtarët që të përgatisin dhe publikojnë një ndarje të detajuar të këtyre të dhënave deri në fund të vitit.

Kjo ndodh përkundër pretendimeve të mëparshme të Ministrisë së Brendshme se sigurimi i këtyre statistikave ishte i pamundur për shkak të mungesës së të dhënave cilësore.

Presion politik dhe synime zgjedhore

Ky veprim vjen në prag të zgjedhjeve lokale të muajit të ardhshëm dhe shihet si një përpjekje për të adresuar presionin nga e djathta e Partisë Konservatore dhe për të neutralizuar retorikën kundër emigracionit të Nigel Farage dhe partisë Reform UK, sidomos në bastionet tradicionale laburiste.

Një burim nga Partia Laburiste tha për The Telegraph:

“Jo vetëm që po deportojmë kriminelë të huaj me një ritëm të paprecedent, por gjithashtu do të ofrojmë më shumë transparencë sesa qeveritë konservatore ndonjëherë kanë bërë.”

Precedente ndërkombëtare dhe synime të reja

Praktika të ngjashme ekzistojnë tashmë në disa shtete të SHBA-së dhe në Danimarkë, ku statistikat për krimet nga migrantët publikohen rregullisht. Në Danimarkë, në disa raste, përqindja e krimeve nga të huajt ka qenë më e lartë se ajo e qytetarëve vendas.

Zyrtarët britanikë besojnë se këto të dhëna mund të përdoren edhe në negociatat për marrëveshje deportimi me vende të tjera, siç është rasti i marrëveshjes me Shqipërinë për kthimin e përshpejtuar të kriminelëve dhe të dënuarve.

Statistikat e deritanishme dhe shqetësimet në rritje

Sipas të dhënave të The Telegraph, të mbledhura përmes kërkesave për liri informacioni, gjatë periudhës 2021–2023, rumunët kryesonin me 15,701 dënime, të ndjekur nga polakët me 13,333 dhe shqiptarët me 7,653.

Ndërkohë, Ministria e Brendshme britanike konfirmon se në fund të vitit 2024, në Mbretërinë e Bashkuar ndodheshin 19,244 shtetas të huaj me rekorde kriminale në pritje të deportimit. Ky numër ka ardhur në rritje krahasuar me vitin 2022, kur u raportuan 14,640 raste pas rishikimeve të të dhënave – një rritje me 30%.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme ka theksuar se:

“Çdo i huaj që abuzon me mikpritjen e Britanisë dhe kryen krime të rënda duhet të jetë i përgatitur të përballet me forcën e plotë të ligjit dhe të largohet nga vendi sa më parë.”

Mbyllen struktura paralele në Leposaviq

Së fundmi, Policia e Kosovës, me kërkesë të kryetarit të Komunës së Leposaviqit, ka ndërmarrë të mërkurën aksion për lirimin e hapësirave publike të uzurpuara në këtë komunë, përcjell albinfo.ch.

Referuar njoftimit të Policisë, këto hapësira ishin në pronësi të Komunës së Leposaviqit dhe ishin zënë në mënyrë të jashtëligjshme nga institucione paralele të Serbisë, të cilat vepronin në kundërshtim me rendin juridik të Republikës së Kosovës.

Thuhet se janë mbyllur disa zyra të institucioneve paralele, përfshirë të ashtuquajturat “Zyra për Punësim”, “Zyra e Pensioneve” dhe “Ndërmarrja hoteliere Kopaonik”, ku operonin disa njësi të tjera brenda këtyre objekteve.

Autoritetet thanë se ky veprim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt sundimit të ligjit dhe integrimit të plotë institucional në gjithë territorin e vendit.

“Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me autoritetet përkatëse, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftim.

Më herët gjatë ditës së sotme, autoritetet kanë ndërmarrë veprime për mbylljen e një kompanie paralele të Serbisë që vepronte në komunën e Shtërpcës.

Shkipe Bunjaku, një shqiptare në ushtrinë suedeze

Të kesh gradën “nëntogerë” në ushtrinë suedeze është përgjegjësi e lartë. Duhet etikë pune dhe angazhim individual për t’ia dalë mbanë. Këto janë disa nga cilësitë kryesore të Shkipës që i shërbyen për të qenë sot një veterane e respektuar në shtetin suedez.

Ajo, mes shumë mundësive, kishte zgjedhur të ushtrojë profesionin si ushtare—profesion i bukur, por i vështirë. Megjithatë, nga vullneti dhe motivi që ajo zotëron, ishte një bekim që i ishte dhënë.

Jeta në Suedi me një shoqëri dhe kulturë tjetër

Shkipja ka një biografi interesante. Është me origjinë nga Kaçaniku; babai i saj kishte jetuar në Shkup për disa vite, pastaj në Stamboll, për t’u vendosur përfundimisht në Suedi në vitin 1968.

Edhe pse ka lindur në Stokholm, Shkipja ka ruajtur gjuhën shqipe, traditat dhe kulturën shqiptare. Në moshën 12-vjeçare, ajo dhe familja u vendosën në Malmö, ku kishte edhe më shumë shqiptarë. Pikërisht në Malmö, Shkipja kreu mësimet e para, më pas edhe shkollën e mesme.

Sa i përket jetës dhe shoqërisë suedeze, ajo thotë se ambientimi nuk ishte aspak i lehtë dhe nuk ndjehej e barabartë, edhe pse fliste e shkruante rrjedhshëm suedishten:

“Pavarësisht se dija suedishten rrjedhshëm, unë dhe fëmijët e tjerë shqiptarë përjetuam padrejtësi dhe dallime, nisur nga emri im, i pazakontë në Suedi. Kam qenë e detyruar të luftoj më shumë, në përditshmërinë time dhe në shkollë, duke balancuar kulturën shqiptare që më mësonin prindërit dhe atë suedeze,” tregon ajo për revistën Albinfo.ch.

Shkipja u frymëzua që e vogël nga babai i saj, se me kulturë dhe shkollim arrihet gjithçka. Sakrificat e babait ia shpërbleu me sukses akademik dhe arritje profesionale.

Shkollimi dhe jeta profesionale

Pas shkollës së mesme, Shkipja ndoqi studimet në Shenandoah University në Washington, D.C., ku kreu dy drejtime paralele: “International Journalism” dhe “International Relations, Diplomacy”.

“Pas studimeve në Amerikë, vazhdova në Universitetin e Stokholmit, Departamenti i Drejtësisë, pasi synimi im ishte të bëhesha avokate e popullit, nisur nga padrejtësitë që kam përjetuar,” shpjegon ajo.

Rrugëtimi si ushtare në Suedi

Gjatë studimeve dhe përmes kurseve, loboi për Kosovën në organizata e takime me politikanë e gjeneralë suedezë. Kjo i shtoi dëshirën për t’u bërë ushtare.

“Kursi mbi historinë nordike dhe Bashkimin Evropian më bëri të interesohesha për Suedinë në BE; më pas u inkuadrova në çështjet e Ballkanit, duke parë rrezikun nga regjimi jugosllav. Organizova një “Riksdag” për të rinj, me Kofi Annan në hapje, që më frymëzoi.”

Punë me OKB-në dhe NATO-n

Pasi loboi në OKB-në në Gjenevë dhe në selitë e BE-së e NATO-s, u njoh me gjeneralin suedez Carl Bildt, negociator i Daytonit. Ai e pyeti pse nuk bashkohej në ushtri:

“Kjo frazë më vlerësoi dhe më motivoi. Aplikoja si pilote ushtarake, por mosha (24 vjeç) më pengoi. U zgjodha ushtare; pas testimeve zyrtare, në kohën e luftës në Kosovë, mora ftesën për misionin KFOR (1999–2001).”

“Që nga Kosova e shkrumbtë e luftës, te Parlamenti i parë në Prishtinë, unë isha aty! Ndihem me fat dhe krenare. Kur sot shoh ngritjen e Ushtrisë së Kosovës, ndihem pjesë e krijimit.”

Për fund, Shkipja thotë:
“Edhe pse kam lindur në Stokholm dhe jam ushtare e Mbretit Suedez, zemra më mbetet shqiptare—bijë e Kaçanikut dhe e Stokholmit njëkohësisht.”

Abdixhiku, Krasniqi e Haradinaj: LVV ka vendosur ta mbajë peng shtetin

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas ndërprerjes së punimeve të seancës konstituive, është shprehur se: “Është për keqardhje dhe ne po rrëshqasim në një fazë që asnjëherë nuk e ka pasur Kosova. Kanë kaluar 47 ditë që kur janë certifikuar zgjedhjet, dhe ne ende nuk kemi institucione të themeluara, sepse LVV të cilës i takon ta propozojë kryetarin e Kuvendit, ka vendosur ta mbajë peng shtetin për shkak të tekeve të tyre për një emër të përveçëm”.

“Nëse LVV i ka votat, atëherë mund ta zgjedhin kënd të dëshirojnë, por nuk mund ta imponojnë emrin siç po kërkojnë. Mentaliteti për marrjen e votës me zor”.

Nga ana tjetër, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia e tij nuk do ta mbështesë kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit.

“Jemi të qartë, bindjet tona janë se partia e parë duhet ta ofrojë një kandidat që përfaqëson Kuvendin, jo një kandidat që lexon skriptet e partisë. Ne jemi në opozitë dhe synojmë të jemi në opozitë”, tha Abdixhiku.

Ndërkohë, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kritikuar qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj procesit të zgjedhjes së kryeparlamentarit, duke e cilësuar atë si jo serioze dhe të vonuar.

Haradinaj u shpreh se AAK-ja ka ofruar qëndrimin e saj për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje, duke propozuar edhe dy emra si opsion për një kandidat unifikues, si Saranda Bogujevcin apo Shqipe Selimin.

“Shpresoj ta votojnë kryeparlamentarin. Kemi dhënë opsionin tonë, por nuk kemi informata të tjera. Kemi thënë se nëse ka kandidat unifikues, do ja japim votën”, deklaroi ai para nisjes së seancës së sotme.

Ai theksoi se posti i kryeparlamentarit nuk duhet të trajtohet si çështje politike dhe nuk do të duhej të ishte pengesë për konstituimin e Kuvendit. /Albinfo.ch

Seanca konstituive vazhdon të premten në ora 10:00

Mësohet se, për të tretën herë radhazi, Lëvizja Vetëvendosje ka hedhur në propozim emrin e deputetes Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit, përcjell albinfo.ch.

Edhe sot, për të tretën herë radhazi, ka dështuar votimi i Haxhiut për të drejtuar Kuvendin e Kosovës.

Njësoj si herët e kaluara, Haxhiu mori vetëm 57 vota “për”.

Ani pse Glauk Konjufca nga Vetëvendosje luti deputetët të mbështesin Haxhiun, deputetja dështoi sërish të mbledhë numrin e nevojshëm të votave.

Rezultati i votimit ishte: 57 vota për, 46 kundër dhe 3 abstenime.

Pas dështimit të votimit, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, njoftoi se seanca e sotme ndërpritet:

“Seanca ndërpritet; vazhdojmë të premten në orën 10:00.”

Dështon sërish zgjedhja e Haxhiut si kryeparlamentare

Ka dështuar edhe përpjekja e pestë për konstituimin e legjislaturës së nëntë. Albulena Haxhiu e Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë sërish vetëm 57 vota në kandidaturën për kryeparlamentare. Seanca do të shkojë në përpjekjen e gjashtë për të konstituar Kuvendin. Ajo do të mbahet të premten. Gjithçka që ndodh rreth kësaj seance, mund ta përcillni këtu.

Albulena Haxhiu e Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka marrë shumicën e votave as në votimin e tretë për kryeparlamentare.

Ajo ka marrë 57 vota për, 46 kundër dhe 3 abstenime.

Seanca është shtyrë për të premten, me fillim prej orës 10:00.

Përpjekja e pestë për konstituim të Kuvendit

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka hequr dorë nga emri i Albulena Haxhiut si propozim për postin e kryeparlamentares. Këtë e ka konfirmuar vetë Haxhiu, por edhe deputetë të tjerë të LVV-së që kanë folur para përpjekjes së pestë të Kuvendit për konstituim, përcjell albinfo.ch.

“Ne vazhdojmë ta mbajmë qëndrimin e njëjtë”, ka thënë Haxhiu para hyrjes në Kuvend të martën.

Ajo ka paralajmëruar takim konsultativ me partitë tjera, por ka përsëritur se e mbajnë qëndrimin e njëjtë.

E deputetja Saranda Bogujevci, për të cilën AAK-ja ka thënë se do ta votonte po të propozohej për kryeparlamentare, ka thënë se “nuk mundet një grup individësh nga subjekte të tjera të caktojë personin që VV-ja e ka si propozim”.

“Haxhiu është ndër gratë jo më të votuara në vendin tonë, por të njëjtën kohë ka përvojë të gjatë jo vetëm si ministre por edhe si deputete. Nëse dikush me të vërtetë e meriton dhe ka mbështetjen e gjithësecilit prej nesh në këtë rrugëtim është Albulena Haxhiu. S’mundet grup individësh nga subjektet tjera politike me determinu atë ose personin që ne e kemi si propozim. Pse duhet të propozohen emra të tjerë? A më ka pyetur mua dikush? Pse e marrin atë të drejtë të bëjnë propozime të tilla. Pse duhet të jem unë e pse jo Albulena Haxhiu”, ka thënë ajo.

Në dy herë që u votua për propozimin e VV-së që Albulena Haxhiu të jetë kryeparlamentare, ajo mori 57 vota pro. Në seancën pasuese, VV-ja kërkoi “kohë shtesë”.

E ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se shpreson që opozita ka reflektuar. 

“Konstituimi i Kuvendit nuk është vetëm detyrë e partisë fituese por e të gjithë deputetëve”, tha Murati. 

Tirana me tetë ndërtesat e saj më të pazakonta

Çdo ditë e shumë Tirana po konsiderohet si një nga qytetet më të bukura, mirëpo kurioziteti i ndërtesave po bëhet sa tërheqëse aq edhe interesante me studio njohura ndërkombëtare si MVRDV, Stefano Boeri dhe OODA, cilat po projektojnë ndërtesa mëdha.

Albinfo.ch ju sjell tetë prej projekteve interesante, të cilat pritet shtojnë bukurinë këtij qyteti.

Puzzle Tirana nga NOA dhe Atelier4 e cila pokonsiderohet si një fasadë e inspiruar ngashtëpitë tradicionale

Kjo do jetë një ndërtesë 71 metra e lartë, me një fasadë ngjan me shtëpitë tradicionale shqiptare me çati pjerrëta. Ndërtesa do përmbajë hapësira komerciale, apartamente dhenjë hotel. “Koncepti i projektit vjen nga kombinimi i dy botëve: urbane dhe rurale, një ndërhyrje vetme arkitekturore,” – shprehet Lukas Rungger, themelues i NOA.

Downtown One Tirana nga MVRDVHarta e Shqipërisë fasadë


Do
jetë ndërtesa e lartë vend kur përfundojë këtë vit. Me 150 metra lartësi, kjo kullë do jetë pranë Piramidës Tiranës dhe do ketë një fasadë dizajnuar për përfaqësuarnjë hartë Shqipërisë. “Shqipëria ka bërë një rrugë gjatë. Para 10 vitesh ishte vendi i varfër Europë, ndërsa sot poecën drejt zhvillimit madh ekonomik,” – thekson Winy Maas.

Skenderbeu Building nga MVRDV – Një fasadëme formë fytyre

Është fazën përfundimtare ndërtimit pranë sheshit kryesor qytetit, Skanderbeg Building është konceptuar si njëskulpturë figurative” e Gjergj Kastriotitheroit kombëtar. Studioja holandeze MVRDV, e cila ka realizuar edhe renovimine Piramidës Tiranës, e ka projektuar këtë ndërtesë 85 metra lartë për t’u bërë një pikë referimi unike për qytetin. “Qytetet mbarë botën po bëhen gjithnjë e ngjashme me njëra-tjetrën. Unë gjithmonë i inkurajoj ato ruajnë karakterin e tyre veçantë,” – shprehet Winy Maas, bashkëthemelues iMVRDV.

Rruga Adem Jashari nga Valerio Olgiati – Tre kullatotemike

Ky projekt i arkitektit zviceran Valerio Olgiati do përfshijë trekulla mëdha, cilat do kenë një lartësi nga 150 deri 266 metra. Kullat janë projektuar për t’u dukur si figura totemike, duke krijuar një identitet veçantë për këtë pjesë qytetit. Ndërtesat do përmbajnë dhoma hoteli dhe apartamenteluksoze.

Hora Vertikale nga OODA – Një kompleks indërtuar me kube

Hora Vertikale është një ndërtesë rezidenciale e përbërë nga 13 kubë shkallëzuar. Çdo kub do ketë 22.5 metra secilënanë dhe do përmbajë shtatë kate apartamente, ndërsa e gjithëstruktura do arrijë një lartësi prej 140 metrash. “Çdo kubmishëron një koncept unik lidhur me artin dhe ështëfrymëzuar nga arkitektura tradicionale shqiptare,” – thonëarkitektët e OODA.

Bond Tower nga OODA – Eleganca e njëbalerine

Do jetë një kompleks me dy kulla lidhura mes tyre ndodhet Bulevardin Dritan Hoxha. Kullat kanë një formë lakuar, e cila është frymëzuar nga këmbët e një balerine pozicionin plié. “Ndërtesa krijon një siluetë elegante dheikonike, duke shmangur masivitetin urban dhe duke sjellë njëndjesi harmonie peizazhin e qytetit,” – shprehet OODA. Kompleksi do përfshijë hapësira rezidenciale, komerciale, zyra dhe një hotel.

Tirana Vertical Forest nga Stefano Boeri – Njëkopsht vertikal qendër qytetit

 

Projekti i fundit i Stefano Boeri, Tirana Vertical Forest, pomerr formë pranë Arena Kombëtare qendër qytetit. Kjokullë 21-katëshe do përfshijë 105 apartamente dhe do mbulohet me 3,200 shkurre dhe 145 pemë, duke krijuar njëmini-ekosistem gjelbër mes qytetit.

New Boulevard nga Chybik + Kristof – Njëkullë me beton kuq

Kjo ndërtes do ngrihet Bulevardin e Ri Tiranës dhe do ketë një lartësi prej 83 metrash. Ndërtesa do ketë një formëkaskadë, duke u ngushtuar gradualisht teksa ngrihet lart. Struktura është pjesë e një distrikti ri kulturor do ndërtohet veri qytetit.

Avdijaj me performancë të shkëlqyer në Austri

Donis Avdijaj shkëlqeu me lojën e tij, duke kontribuar me një gol dhe një asistim në fitoren e Hartbergut ndaj Grazerit, 3:0, në kuadër të xhiros së 27-të të Bundesligës austriake, përcjell albinfo.at.

Avdijaj fillimisht asistoi në golin e parë, të shënuar nga kroati Patrik Mijiq në minutën e 59-të, ndërsa shënoi vetë për 2:0 në minutën e 70-të. Ai u zëvendësua në minutën e 84-t.

Sulmuesi 28-vjeçar ka shënuar katër gola dhe ka dhënë gjashtë asistime deri tash në Bundesliga. Për Kupën e Austrisë ka arritur shtatë gola e gjashtë asistime. Hartbergu luan finalen e Kupës më 1 maj kundër Wolfsbergerit.

Hartbergu po lufton gjithashtu për një vend në garat evropiane.

Dollari prek pikën më të ulët në tri vitet e fundit

Mësohet se dollari amerikan ka prekur pikën më të ulët në tre vitet e fundit, pas tronditjeve që tregjet pësuan si pasojë e tarifave të vendosura nga administrata e Donald Trumpit dhe sulmeve të tij ndaj udhëheqësit të Rezervës Federale, Jerome Powell, përcjell albinfo.ch.

Trumpi hodhi akuza e fyerje ndaj Powellit, pasi ky i fundit nuk iu përgjigj thirrjeve për ulje të normës së interesit në SHBA.

Kjo ka bërë që dollari të bjerë në raport me valutën tjetër, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2022.

Në momentin e publikimit, një dollar këmbehet me 0,87 euro.

Konsumi global i verës arrin nivelin më të ulët historik

Konsumi global i verës ka pësuar një rënie të ndjeshme, duke arritur nivelin më të ulët që nga viti 1961, sipas raportit të fundit të Organizatës Ndërkombëtare të Hardhisë dhe Verës (OIV). Në vitin 2024, konsumi i verës ra në 214.2 milionë hektolitra, një rënie prej 3.3 % krahasuar me vitin 2023.

Rënia e konsumit është pjesë e një tendence afatgjatë që ka filluar që nga viti 2019 dhe vijon të thellohet për shkak të faktorëve të ndryshëm, përfshirë shqetësimet shëndetësore, inflacionin dhe ndryshimet në sjelljen e konsumatorëve. Sipas ekspertëve të OIV-së, tarifat e mundshme të verës që mund të vendosen nga Shtetet e Bashkuara, së bashku me pasojat e pandemisë dhe paqëndrueshmërinë gjeopolitike, po përkeqësojnë situatën, përcjell albinfo.ch.

Një nga tregjet më të prekura është ai amerikan, ku konsumi ra me 5.8 % krahasuar me vitin e kaluar. Edhe në Kinë, një treg kyç për industrinë, shitjet e verës ende nuk janë rikuperuar plotësisht pas krizës së COVID-19.

OIV e sheh këtë rënie si një paralajmërim për industrinë e verës, e cila po përballet me një “stuhi të përsosur”, siç e quajti Giorgio Delgrosso, drejtori i sektorit të statistikave në OIV.

Në Evropë—ku konsumatorët përbëjnë pothuajse gjysmën e tregut global—është regjistruar një rënie prej 2.8 %. Sipas kompanive të industrisë, si zinxhiri francez Nicolas, po ndodh një “ndryshim brezash” që tregon një tendencë të re në zakonet e konsumatorëve ndaj alkoolit.

E ardhmja e industrisë së verës mbetet e pasigurt, ndërsa ekspertët nuk janë të bindur nëse konsumi do të rikthehet në nivelet e mëparshme në vitet e ardhshme.

OKB sinjalizon alarm për industrinë e mashtrimeve online

Rrjetet kriminale aziatike që veprojnë në hije të internetit po transformohen në një industri të globalizuar mashtrimesh digjitale, me përmasa që i kalojnë miliardat e dollarëve. Kombet e Bashkuara kanë ngritur një alarm serioz: ky nuk është më një fenomen rajonal, por një kërcënim ndërkombëtar me rrënjë të thella dhe pasoja të mëdha.

Në raportin e fundit të Zyrës së OKB-së për Drogën dhe Krimin (UNODC) theksohet se bandat — kryesisht nga Kina dhe Azia Juglindore — po përdorin taktika të sofistikuara për të joshur viktima nga e gjithë bota. Nga skema investimesh dhe mashtrime me kriptomonedha, deri te “romancat digjitale” që shndërrohen në kurthe ekonomike, këto grupe përfitojnë nga boshllëqet ligjore dhe mungesa e bashkëpunimit ndërkombëtar, përcjell albinfo.ch.

Përfaqësuesi rajonal i UNODC-së për Azinë Juglindore dhe Paqësorin, Benedikt Hofmann, paralajmëron se “ky lloj krimi po përhapet si kancer”. Ai thekson se përpjekjet për t’i ndalur këto grupe në një shtet shpesh çojnë vetëm në zhvendosjen e operacioneve në një rajon tjetër.

Bandat kanë ngritur struktura të organizuara, me qindra konvikte ku mbahen punëtorë — shpesh të trafikuar — të cilët detyrohen të ekzekutojnë mashtrime digjitale përmes telefonit dhe internetit. Me përhapje tashmë në Amerikën Latine, Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Evropë, krimi digjital nuk njeh kufij.

Raporti kërkon veprime urgjente dhe bashkëpunim ndërkombëtar të vërtetë për të frenuar një fenomen që ka filluar të gërryejë vetë themelet e besimit online.

Rënia e shitjeve të makinave në Evropë, tregu në krizë për vitin 2025

Numri i makinave të regjistruara në Evropë ka pësuar një rënie të konsiderueshme gjatë dy muajve të parë të vitit 2025, me ulje prej 3 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Tregjet kryesore—Gjermania, Italia dhe Franca—kanë regjistruar rënie të shitjeve, ndërsa Spanja ka përjetuar rritje prej 8 %.

Sipas raportit të Shoqatës Europiane të Prodhuesve të Automjeteve, gjatë muajve janar–shkurt u regjistruan 1.68 milion makina private, krahasuar me 1.74 milion të regjistruara në 2024. Ky trend rënës është reflektuar edhe në fabrikat e prodhimit, ku grupet e mëdha si Volkswagen, Stellantis, Mercedes-Benz, Toyota dhe Tesla kanë prodhuar më pak njësi se vitin e kaluar.

Ndikimi i konkurrencës dhe kalimi drejt makinave elektrike kanë ndikuar ndjeshëm në linjat e prodhimit, teksa automjetet me naftë dhe benzinë zënë gjithnjë e më pak hapësirë në rrugët e Evropës.

Në Shqipëri ende nuk ka të dhëna zyrtare nga Drejtoria e Transporteve për importin e mjeteve në vitin 2025, por, bazuar në ecurinë e vitit të kaluar, pritet që të regjistrohen rreth 8 000 makina çdo muaj, me dominim të automjeteve me lëndë djegëse.

14 të arrestuar si të dyshuar për terrorizëm në Holandë

Policia holandeze ka arrestuar 14 persona me akuza për terrorizëm, deklaron Zyra e Prokurorit.

Të dyshuarit dyshohet të kenë përdorur platforma të mediave sociale, si TikTok, për të nxitur akte terrorizmi.

Sipas njoftimit, të arrestuarit janë ndërmjet 14 e 30 vjeç.

Në një operacion mbarëkombëtar, hetuesit arrestuan të dyshuarit në Hagë, Amsterdam dhe Roterdam.

Për shkak se disa nga të arrestuarit janë të mitur, Prokuroria nuk do të japë detaje të tjera në këtë fazë.

 

 

Bashkimi i Helvetia dhe Baloise: Çfarë duhet të presin punonjësit dhe klientët tani?

Një marrëveshje e madhe është në horizont në qendrën financiare të Zvicrës: Kompanitë e sigurimeve Helvetia dhe Baloise planifikojnë të b

Një marrëveshje e madhe është në horizont në qendrën financiare të Zvicrës: kompanitë e sigurimeve Helvetia dhe Baloise planifikojnë të bashkohen. Çfarë do të thotë kjo për punonjësit, rrjetin e degëve dhe klientët? Blick përgjigjet pyetjeve më të rëndësishme.

Helvetia dhe Baloise, grupi i dytë i sigurimeve
Helvetia dhe Baloise planifikojnë të bashkohen, për të formuar grupin e dytë më të madh të sigurimeve në Zvicër. Bashkimi, me emrin “Helvetia Baloise”, pritet të përfundojë deri në fund të vitit. Përpara kësaj, aksionarët e të dyja kompanive dhe Komisioni i Konkurrencës duhet t’i japin dritën e gjelbër. Grupi i ri do të ketë rreth 20% të tregut zviceran të sigurimeve.

Pse duan të bashkohen?
Sipas Jeffrey Hochegger, strategut të investimeve në Raiffeisen Switzerland, “në segmentet kryesore – sigurimet jo-jetësore, jetësore dhe ato kundër aksidenteve – Baloise dhe Helvetia, si kompani individuale, janë mjaft pas konkurrentëve të tyre”. Në sigurimet jo-jetësore, Helvetia ka 10% të tregut dhe Baloise 7%, ndërsa konkurrentë si Axa (16%) dhe Mobiliar (18%) dominojnë më shumë. Konkurrenca është veçanërisht e fortë te sigurimet për pensionet.

Çfarë ndryshon për klientët?
Sipas Thomas Schmuckli, kryetarit të bordit të Helvetia, asgjë menjëherë. Kontratat e klientëve të Baloise do t’i kalojnë automatikisht Helvetia Baloise, pa ndryshime afatshkurtra. “Kontratat mbeten të vlefshme deri në skadim, në përputhje me kushtet e dakorduara,” thotë Helvetia. Klientët nuk kanë të drejtën për ndërprerje të jashtëzakonshme të kontratës vetëm për shkak të bashkimit.

A do të rishikohen kontratat?
Në periudhën afatmesme pritet standardizimi i ofertave ku të dyja kompanitë operojnë së bashku (p.sh. sigurimi i pasurisë, i automjeteve). Oferta më konkurruese do të mbetet në fuqi.

Do të bjerë stoku i stafit?
Bashkimi synon sinergji prej 350 milionë CHF në vit, përpara taksave. Me mbi 22 000 punonjës aktualë, shumë pozicione përmbivendosen në Zvicër. “Në zonat me mbivendosje, uljet e stafit do të menaxhohen kryesisht përmes fluktuacioneve natyrore dhe pensioneve të parakohshme, dhe duhet të përfundojnë deri në 2029,” paralajmërojnë kompanitë. Largime më të mëdha priten te sigurimet e pasurisë dhe shërbimet administrative.

Çfarë ndodh me kontratat e punës?
Ndryshimet e kontratave (p.sh. bashkimi i planeve të pensioneve) mund të vijnë, por jo për të përkeqësuar kushtet e punës në mënyrë të padrejtë.

Ç’do të ndodhë me rrjetet e degëve?
Helvetia ka mbi 100 degë dhe 120 agjenci të përgjithshme; Baloise, 97 lokacione. Bashkimi do të krijojë mbivendosje të degëve në shumë komunitete, prandaj pritet konsolidim, siç ndodhi me UBS pas integrimit të Credit Suisse.

Berisha me thirrje për diasporën: Mos fotografo votën

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, u bëri thirrje shqiptarëve në diasporë të mos fotografojnë votën gjatë procesit zgjedhor. Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së lirisë dhe dinjitetit gjatë votimit, duke apeluar:

  • Mos fotografoni fletën e votimit

  • Qëndroni qytetarë të lirë, kudo që jeni

  • Votoni për ndryshimin dhe shpëtimin e Shqipërisë

“Ju bëj thirrje të mos fotografoni votën tuaj. Qëndroni qytetarë të lirë, votoni për ndryshimin dhe shpëtimin e Shqipërisë,” tha Berisha, duke nënvizuar të drejtën e diasporës për të kontribuar pa frikë nga presionet.