Kurti fton investitorët francezë: Kosova e gatshme

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në kuadër të Ditës së Biznesit Francez, deklaroi se Kosova është e gatshme për partneritete të mëdha infrastrukturore dhe mbetet e hapur për investime serioze nga kompanitë ndërkombëtare, përcjell albinfo.ch.

Në fjalën e tij, Kurti e paraqiti Kosovën si një shtet të pavarur, të konsoliduar dhe me orientim të qartë evropian, duke theksuar stabilitetin institucional si një faktor kyç për bizneset. Sipas tij, ky stabilitet ofron siguri publike, parashikueshmëri dhe disiplinë fiskale, elemente që krijojnë një mjedis të favorshëm për investitorët.

Ai shtoi se qeveria ka punuar në forcimin e sundimit të ligjit, eliminimin e praktikave informale dhe krijimin e një tregu me konkurrencë të drejtë për kompanitë që investojnë dhe inovojnë.

Kurti gjithashtu theksoi se Kosova ofron një kornizë tatimore të thjeshtë dhe konkurruese, duke përmendur tatimin 10 për qind mbi fitimin e korporatave, mungesën e tatimit mbi dividendët, tatimin progresiv mbi pagat deri në 10 për qind, mungesën e doganave për makineritë prodhuese dhe mos-tatimin e eksporteve.

Ai përfundoi duke theksuar se këto politika synojnë të nxisin produktivitetin, punësimin formal dhe investimet në kapacitete moderne, duke i ftuar kompanitë franceze që kërkojnë projekte infrastrukturore ta shohin Kosovën si një destinacion të përshtatshëm për investim.

Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë

Më 14 mars 2026, në Kursaal Arena në Bernë, Këshilli i Shoqatave Kulturore Shqiptare në Zvicër organizon manifestimin përkujtimor dhe kulturor “Kurora e Lirisë”, një ngjarje që synon të kontribuojë në shkëmbimin kulturor ndërmjet shumë kantoneve, ruajtjen e kujtesës historike dhe valorizimin e bashkëjetesës në një shoqëri demokratike si ajo zvicerane.

Këshilli përbëhet nga mbi 30 shoqata kulturore e studentore të cilat veprojnë në kantone të ndryshme të Zvicrës. Ngjarja ka karakter kulturor dhe synon të krijojë një hapësirë për takim, shkëmbim dhe bashkëpunim mes shoqatave kulturore shqiptare nga kantone të ndryshme të Zvicrës.

Përmes valleve dhe këngëve tradicionale, shoqatat pjesëmarrëse kontribuojnë në promovimin e trashëgimisë kulturore dhe identitetit artistik, duke reflektuar vlerat e shoqërisë multikulturore zvicerane dhe procesin e integrimit të suksesshëm të komunitetit shqiptar.

Manifestimi organizohet në nderim të sakrificës sublime të Familjes Jashari dhe të dëshmorëve të lirisë së Kosovës, në kuadër të promovimit të kujtesës historike dhe shkëmbimit kulturor.

Ngjarja pasqyron historinë kolektive të një komuniteti që sot jeton, kontribuon dhe integrohet në shoqërinë zvicerane, duke ruajtur njëkohësisht identitetin dhe trashëgiminë e tij kulturore. Manifestimi do të nderohet me praninë e familjarëve të Familjes Jashari, përfaqësuesve të familjeve të dëshmorëve që jetojnë në Zvicër, përfaqësuesve institucionalë dhe diplomatikë zviceranë eshqiptarë si dhe nga akademikë, historianë dhe artistë.

Kontribuesit e këtij projekti, shoqatat e studentëve shqiptarë, shoqatat kulturore, artistë, shoqatat që mbështesin integrimin e shqiptarëve në fusha të ndryshme të jetës në shoqërinë helvetike dhe promovomojnë arritjet e tyre, do të jenë pasqyra më e mirë e unitetit.

Ngjarja do të përcillet nga media në kuadër të një programi të kuruar me përmbajtje kulturore dhe përkujtimore. Programi i këtij manifestimi është i përshtatur për publik familjar dhe zhvillohet në frymën e respektit mes gjeneratave. Në ditët në vijim do të ju sjellim progamin artistik të detajuar.

Koordinatorë të projektit: Shoqata Kulturore Dora d’Istria, Gjenevë dhe Ansambli Arbëreshët, Thurgau.

Koha: 14 mars, nga ora 15.00 deri në orën 18.00

Vendi: Kursaal, Bern

Për informata

Mirishahe Limani Hiler: Tel. 079 607 46 74

Gjykata konfirmon përjashtimin e nxënësve ndërkufitarë nga shkollat e Gjenevës

Dhoma Kushtetuese e Gjykatës së Drejtësisë së Gjenevës ka vendosur në favor të kantonit në çështjen që lidhet me përjashtimin e nxënësve ndërkufitarë nga shkollat publike të Gjenevës, përcjell albinfo.ch.

Gjykata ka hedhur poshtë 112 ankesa, të paraqitura nga nxënës që banojnë në Francë dhe që kërkonin të ndjeknin arsimin në institucionet shkollore të kantonit të Gjenevës.

Vendimi lidhet me ndryshimet rregullatore të miratuara në qershor 2025 nga Këshilli i Shtetit i Gjenevës, të cilat kufizojnë ndjekjen e shkollave publike – nga arsimi fillor deri në atë të mesëm të lartë – vetëm për fëmijët që banojnë në territorin e kantonit.

Dhoma Kushtetuese vlerëson se autoritetet kantonale kanë vepruar në përputhje me ligjin, duke zbatuar parimin e arsimit të bazuar në vendbanimin e nxënësit.

Sipas gjykatës, personat që nuk jetojnë në Zvicër nuk mund të pretendojnë të drejtën për arsim falas në këtë vend.

Shaqiri përplaset me tifozët pas humbjes në Kupë

Eliminimi i Baselit në çerekfinalen e Kupës kundër St. Gallen ka lënë gjurmë të mëdha te kampionët në fuqi.

Pas përfundimit të ndeshjes, atmosfera ishte e rënduar. Teksa lojtarët po falënderonin tifozët që kishin udhëtuar për t’i mbështetur, një prej tyre i shprehu hapur pakënaqësinë kapitenit Xherdan Shaqiri.

Kapiteni i Baselit reagoi duke u përfshirë fillimisht në një diskutim në fushë, por më pas situata u qetësua dhe Shaqiri u pa duke buzëqeshur për incidentin.

“Kjo është pjesë e futbollit. As nuk më kujtohet çfarë tha ai”, u shpreh Shaqiri pas ndeshjes, transmeton albinfo.ch.

“Askush nuk është i lumtur kur humbasim, kjo është e kuptueshme. Por nuk ndihmon të krijosh tension. Duhet të qëndrojmë të bashkuar”, shtoi ai.

Kujtojmë se edicionin e kaluar Baseli fitoi Kupën dhe titullin në Zvicër, derisa këtë edicion duket se do të mbetet pa trofe.

Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO

Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit, e konsideruar një nga pasuritë më të çmuara etnografike të Kosovës dhe ndër më të vjetrat në trojet shqiptare, ka nisur rrugëtimin për t’u përfshirë në listën e Trashëgimisë Kulturore të UNESCO-s. Nismën për mbledhjen dhe dokumentimin e materialeve e ka ndërmarrë Shoqëria Kulturore Artistike “Malësori” në Prizren, me synim argumentimin e veçorive dhe origjinalitetit të kësaj veshjeje unike, transmeton albinfo.ch.

Sipas studiuesit Nexhat Çoçaj, veshja hasjane daton mbi 2,500 vjet më parë dhe dallohet për asimetrinë karakteristike të punimit dhe simbolikën e pasur që pasqyron jetën shoqërore dhe kulturore të komunitetit. Në bashkëpunim me Institutin për Trashëgimi dhe Kulturë “Pjetër Bogdani” dhe shoqërinë kulturore “Hasi” në Tiranë, po përgatitet kërkesa zyrtare për UNESCO, e cila pritet të dorëzohet në prill të vitit 2026.

Ndërkohë, sipas të dhënave të deritanishme, në Kosovë dhe Shqipëri janë identifikuar mbi 150 veshje hasjane të kompletuara, të ruajtura ndër breza, të cilat përfaqësojnë një dëshmi të gjallë të trashëgimisë dhe identitetit kulturor shqiptar. /Albinfo.ch

Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së

Eva Millona ka hyrë në histori si shqiptarja e parë e lindur në Shqipëri që emërohet në një nga nivelet më të larta të administratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo është caktuar në pozitën Assistant Secretary në Department of Homeland Security (DHS), një nga institucionet më të rëndësishme të qeverisë amerikane, transmeton albinfo.ch.

Millona është juriste e diplomuar në Universitetin e Tiranës, ku përfundoi studimet në Drejtësi. Në Shqipëri ajo shërbeu si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Tiranës, duke u bërë njëherësh gjyqtarja më e re në historinë e kësaj gjykate. Pas emigrimit në SHBA, ajo ndërtoi një karrierë të suksesshme në fushën e politikave të emigracionit dhe mbështetjes për refugjatët.

Ajo ka drejtuar programin e sistemimit të refugjatëve në Massachusetts Qendrore dhe ka pasur rol të rëndësishëm në organizatën Massachusetts Immigrant and Refugee Advocacy Coalition (MIRA), ku ka shërbyer fillimisht si Drejtoreshë e Politikave dhe Avokimit, më pas si Zëvendësdrejtore Ekzekutive dhe nga viti 2008 si Drejtore Ekzekutive.

Millona njihet gjerësisht si eksperte dhe lidere në çështjet e emigracionit dhe integrimit të refugjatëve. Emërimi i saj në Department of Homeland Security konsiderohet një arritje historike për komunitetin shqiptar dhe një dëshmi e kontributit të diasporës shqiptare në institucionet më të larta shtetërore të SHBA-së./Albinfo.ch

Gjykata Federale Administrative: Trenat Dosto duhet rishqyrtuar për aksesin e personave me aftësi të kufizuara

Trenat me dy kate të linjave të gjata të hekurudhave zvicerane (SBB), të cilët kanë shkaktuar debate që prej futjes së tyre në përdorim, duhet të rishikohen për të vlerësuar nëse janë të përshtatshëm për njerëzit me aftësi të kufizuara.

Gjykata Federale Administrative ka pranuar ankimimin e organizatës Inclusion Handicap, e cila kishte ngritur shqetësime mbi licencën e pakufizuar të operimit për trenat Dosto të ndërtuar nga Bombardier Transportation, të miratuar nga Zyra Federale e Transportit (BAV) në mars 2024. Kritika kryesore e organizatës ishte dizajni i zonave për hipje dhe zbresje nga treni.

Në një vendim të publikuar, Gjykata konkludoi se raporti i ekspertëve, i cili ishte porositur nga Zyra Federale e Transportit (FOT), lë shumë pyetje pa përgjigje. Raporti ishte përgatitur nga një kompani private pas refuzimit të çështjes nga Gjykata Supreme Federale në dhjetor 2021.

Gjykata theksoi se matjet u kryen duke përdorur vetëm karriget standarde të rrotullimit, ndërsa provat praktike u bënë me persona pa aftësi të kufizuara, gjë që i bën rezultatet jo përfaqësuese. Për më tepër, raporti vlerësoi vetëm karriget manuale, pa marrë parasysh karriget elektrike apo rolatorët.

Hetimi gjithashtu përfshiu situatën e personave paraplegjikë, por nuk u mor parasysh gjendja e të moshuarve, personave me sklerozë të shumëfishtë apo atyre që po rikuperojnë pas një goditjeje në tru. Sipas Gjykatës, duke respektuar parimin e procedurës së përshpejtuar, duhet të shqyrtohet gjithashtu nëse është teknikisht e mundur dhe e përshtatshme të bëhen përshtatje të zonave të hipjes dhe zbritjes, të paktën për një vagon të çdo treni.

Trenat Dosto kanë shkaktuar edhe probleme të tjera: disa u dorëzuan me vonesë dhe në dhjetor, SBB njoftoi se do t’i riparojë trenat për shkak të dridhjeve të shumta gjatë lëvizjes.

Gjenevë: Punëdhënësit kërkojnë përjashtim nga paga minimale për punët verore të studentëve

A duhet që punët verore të studentëve të paguhen nën pagën minimale? Kjo çështje do t’u nënshtrohet votuesve në kantonin e Gjenevës më 8 mars, në kuadër të një referendumi për një ligj që parashikon një pagë minimale të veçantë për punët sezonale të studentëve.

Nisma vjen nga përfaqësues të bizneseve dhe partitë e djathta, të cilët argumentojnë se që nga vendosja e pagës minimale në vitin 2020, numri i punëve verore është ulur ndjeshëm. Sipas tyre, kostoja është bërë shumë e lartë për ndërmarrjet, duke u hequr të rinjve mundësinë për të fituar përvojën e parë profesionale, transmeton albinfo.ch.

Disa kompani, si ajo e drejtorit të furrave të bukës Stéphane Oberson, kanë hequr dorë nga punësimi i studentëve gjatë verës. “Nëse punësoj një student 18-vjeçar me të njëjtën pagë si një punonjës të ri të përhershëm, kjo krijon probleme,” u shpreh ai në një emision mëngjesi. “Punonjësit mendojnë se studentët qëndrojnë vetëm një muaj, kërkojnë trajnim, mbikëqyrje dhe megjithatë paguhen njësoj. Këtu qëndron problemi.”

Për këtë arsye, propozohet një përjashtim nga paga minimale për studentët, përmes kontratave deri në 60 ditë në vit, me një pagesë pak më pak se 19 franga në orë, rreth 5 franga më pak se paga minimale e parashikuar për vitin 2026. Studentët që punojnë gjatë gjithë vitit nuk do të preken nga kjo masë.

Kundërshtime nga e majta dhe sindikatat

Nga ana tjetër, partitë e majta dhe sindikatat e kundërshtojnë ashpër këtë propozim, duke e cilësuar si një shkelje të rrezikshme të parimit të pagës minimale dhe një goditje të drejtpërdrejtë ndaj të rinjve.

“Studimet në nivel federal tregojnë se paga është një faktor kyç në të ardhurat e studentëve,” thotë Davide de Filippo, president i Koordinimit të Veprimit Sindikal në Gjenevë. “Studentët kanë nevojë për pagë minimale edhe gjatë pushimeve. Ulja e pagës me 25% mund t’u kushtojë disa prej tyre deri në 1.000 franga më pak gjatë verës, në një periudhë kur ata janë të detyruar të punojnë,” thekson ai.

Projektligji, i cili buron nga qendra e djathtë, u miratua nga Këshilli i Madh i Gjenevës në tetor të vitit të kaluar. Meqë mbështetësit e tij synonin zbatimin që këtë verë, u përfshi edhe një referendum i detyrueshëm. Nëse votuesit thonë “po” më 8 mars, punët verore të studentëve mund të paguhen nën pagën minimale që këtë sezon veror.

Dy raporte kërkojnë reformë të thellë në Policinë e Lozanës për shkak të diskriminimit

Dy raporte të publikuara nga Qyteti i Lozanës konfirmojnë nevojën për një reformë të thellë të Policisë Bashkiake, pas zbulimit të praktikave dhe qëndrimeve diskriminuese brenda trupës. Dokumentet evidentojnë prani të racizmit, seksizmit dhe mangësi serioze në mënyrën se si identifikohen dhe trajtohen këto probleme.
Sipas kryetarit të bashkisë, Grégoire Junod, organizimi aktual i policisë nuk mundëson zbulimin efektiv të diskriminimit. Reforma pritet të jetë afatgjatë dhe të zgjasë katër deri në pesë vjet.

Kriza u thellua pas zbulimit të dy grupeve në WhatsApp, ku ish- dhe punonjës aktualë të policisë shpërndanin mesazhe raciste, seksiste dhe antisemite. Tetë policë u pezulluan, ndërsa prokuroria e Vaud-it vazhdon hetimet për shkelje të mundshme penale.

Në kuadër të hetimit, komuna mblodhi 25 dëshmi anonime nga policë aktivë dhe ish-policë, të cilat tregojnë normalizim të diskriminimit, sjellje seksiste të përsëritura, mungesë transparence në promovime dhe vështirësi në raportimin e shkeljeve.

Raporti i dytë, i përgatitur nga eksperti André Duvillard, thekson nevojën për modernizimin e policisë dhe forcimin e kulturës institucionale, menaxhimit dhe etikës profesionale. Ai propozon rishikimin e misioneve, ndryshimin e sjelljeve dhe përmirësimin e klimës së punës.
Autoritetet komunale kanë njoftuar krijimin e grupeve të brendshme të punës dhe emërimin e një delegateje për sigurinë urbane dhe klimën e punës, në mbështetje të reformës së ardhshme.

Zvicër: Mund të na presë një “dimër i marsit”

Mos prisni verë së shpejti – ky është një paralajmërim nga parashikuesit e motit.

Ndërsa temperaturat mund të bëhen pak më të buta gjatë ditëve të ardhshme – Evropa mund të goditet nga vorbulla polare, transmeton albinfo.ch.

Vorbulla normalisht bllokon ajrin e ftohtë mbi polin e veriut – por ka shenja se po dobësohet dhe kjo mund ta sjellë të ftohtin arktik deri në Evropën qendrore.

Do të duhen dy ose tre javë që të ndodhë të ftohtit, që do të thotë se fundi i muajit dhe madje edhe fillimi i marsit mund të jenë shumë të ftohtë.

Një parashikues i motit i tha gazetës Blick se shanset për një dimër të marsit janë rritur.

Banka zvicerane UBS shënon fitime marramendëse për vitin 2025

Gjigandi bankar zviceran UBS ka raportuar fitime vjetore prej 7.8 miliardë dollarësh për vitin 2025, të nxitura nga një performancë e papritur e lartë prej 1.2 miliardë dollarësh në tremujorin e fundit të vitit.

Fitimet e vitit të plotë u rritën me 53% nga viti 2024, ndërsa fitimet e tremujorit të katërt u rritën me 56% nga viti në vit. Analistët kishin pritur një mesatare prej 970 milionë dollarësh për tre muajt e fundit të vitit 2025.

UBS njoftoi rezultatet e saj financiare të mërkurën, me bankën që ende po punon për integrimin e rivalit Credit Suisse, të cilin pranoi ta blinte në vitin 2023, shkruan Swissinfo.ch, transmeton albinfo.ch.

I përshtatur për këto kosto integrimi, fitimi para taksave i tremujorit të katërt arriti në 2.87 miliardë dollarë, raportoi UBS.

Aksionarët do të marrin një dividend prej 1.10 dollarësh për aksion për vitin financiar, krahasuar me 0.90 dollarë në vitin 2024.

Përveç kësaj, banka fillimisht planifikon blerje aksionesh me vlerë 3 miliardë dollarë në vitin 2026 – me qëllim blerje të mëtejshme. Shuma do të varet nga forma përfundimtare e rregullores së re në Zvicër dhe arritja e objektivave financiarë.

Asetet kalojnë shifrën prej 7 trilion dollarësh

Klientët depozituan 101 miliardë dollarë shtesë në asete të reja neto gjatë vitit. Totali i aseteve të UBS nën menaxhim është rritur mbi shifrën prej 7 trilion dollarësh.

“Ne bëmë përparim të madh në një nga integrimet më komplekse në historinë e bankave, ndërsa pasiguria rregullatore vazhdon në Zvicër”, tha CEO Sergio Ermotti.

Në fillim të tremujorit të parë të vitit 2026, mjedisi makroekonomik vazhdon të karakterizohet nga rritje e qëndrueshme globale dhe inflacion në rënie, sipas perspektivës së bankës.

Kushtet e tregut mbeten konstruktive në përgjithësi, me diversifikim më të gjerë në tregun e aksioneve dhe rotacion sektorial që mbështesin aktivitetin e klientëve, si dhe një biznes dhe tubacion të shëndetshëm të tregjeve të transaksioneve dhe kapitalit.

Në cilat spitale zvicerane ka më shumë gjasa të infektoheni?

Më 1 shkurt, një adoleshent i cili u plagos rëndë në zjarrin e Vitit të Ri që shpërtheu në një bar në Crans-Montana, vdiq në Spitalin Universitar të Cyrihut (UHZ).

Një infeksion që ai kishte marrë ndërsa ishte në njësinë e djegies së UHZ thuhet se “luajti një rol vendimtar në vdekjen e tij”.

Kjo tragjedi ngre një pyetje që mund të jetë në mendjen tuaj: sa serioz është rreziku i infektimit në një spital zviceran?

Por së pari: Si infektohen pacientët në spitale?

Më së shpeshti, një infeksion ndodh kur bakteret, mikrobet ose viruset depërtojnë në trup përmes pajisjeve të kontaminuara, higjienës së dobët të duarve nga stafi ose procedurave invazive si kirurgjia dhe kateterët, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.

Le të përmbledhim disa shifra

Në përgjithësi, shkalla e Infeksioneve të Fituara në Spital (INS) në spitalet zvicerane – 6 përqind, sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (FOPH) – është relativisht e ulët dhe në përputhje me mesataren evropiane.

Ky vlerësim bazohet në një anketë që FOPH kreu midis 108 spitaleve të kujdesit akut – 80 përqind e të gjitha institucioneve të tilla në Zvicër.

Kjo është një shifër për popullsinë e spitalit të përgjithshëm.

Infeksionet e FIT janë, megjithatë, më të larta për pacientët që janë të sëmurë rëndë ose sistemi imunitar i të cilëve është i dobësuar – si viktima e djegies së Cyrihut.

Sipas vlerësimeve të FOPH, afërsisht 5,900 vdekje që ndodhin në vit në Zvicër janë të paktën pjesërisht të lidhura me infeksionet e fituara në spital.

Shumica e të prekurve tashmë vuajnë nga gjendje të rënda mjekësore ose janë të moshuar. Por infeksioni rrallë është shkaku i vetëm i vdekjes; përkundrazi, është elementi i fundit në një zinxhir problemesh shëndetësore.

Por faktorë të tjerë janë gjithashtu në lojë

Shkallat më të larta shpesh regjistrohen pas procedurave të caktuara, sipas ‘Quel-hopital’, një shoqatë e pavarur që krahason standardet e kujdesit në spitalet zvicerane.

Për shembull, të dhënat e saj tregojnë se infeksionet e rrezikshme shëndetësore (HAI) janë më të larta pas procedurave të caktuara – përkatësisht pas operacioneve në rektum dhe zorrë të trashë.

Për të parat, shkalla marramendëse e HAI prej 94.4 përqind u regjistrua në Spitalin Sursee, i cili është pjesë e Spitalit Kantonal të Lucernës.

Shkalla të tjera mbi mesataren ndodhën në Spitalin Kantonal Valais (25.7), Inselspital në Bernë (23.1), Spitalin Kantonal St. Gallen (22.9), Rrjetin Spitalor Neuchâtel (22.6) dhe Spitalin Burgdorf (Bern) – 21.8.

Për operacionet që lidhen me zorrën e trashë, shkalla mesatare e infeksioneve të fituara në spital pas operacioneve është 11.4 përqind, me HAI më të lartë prej 51.3 përqind të vërejtur në Spitalin Asana në Menziken (Aargau).

Kjo shkallë është gjithashtu mbi mesataren kombëtare në Spitalin Kantonal Uri (27.7), i ndjekur nga Spitali Kantonal Schaffhausen (27.7), Spitali Universitar në Cyrih (23.5) dhe Inselspital Bern (21.1).

Këto dy procedura kanë shkallën më të lartë të infeksionit; Infeksionet Infektive për sëmundje dhe operacione të tjera të zakonshme janë shumë nën mesataren kombëtare, me vetëm disa përjashtime (çuditërisht për operacione relativisht të thjeshta):

Në Clinique La Source në Lozanë, 11.1 përqind e pacientëve zhvillojnë infeksione pas apendektomisë. Shifra kombëtare tejkalohet gjithashtu (7.9 përqind) në Spitalin Herisau në Appenzell-Ausserrhoden.

Rreziku i Infeksioneve Infektive pas operacionit të fshikëzës së tëmthit është mbi mesataren (9.4 përqind) në Flury Stiftung Regionalspital Prättigau, Schiers (Graubünden).

Për histerektomitë, shkalla është 7.3 përqind në Inselspital të Bernës dhe 7 përqind në Spitalin Riviera-Chablais (Vaud-Valais).

Pak perspektivë…

Të marra në vlerën e tyre nominale, këto statistika janë të frikshme, por keni shumë më tepër shanse të dilni nga spitali me shëndet të mirë sesa jo.

Mbani mend se Zvicra ka një sistem të shkëlqyer shëndetësor, si për kujdesin e përgjithshëm ashtu edhe për atë të specializuar.

Rega ndihmoi 36 persona çdo ditë në vitin 2025

Shërbimi zviceran i shpëtimit ajror Rega kreu gjithsej 20,463 misione në Zvicër dhe jashtë vendit vitin e kaluar, duke transportuar mesatarisht 36 pacientë në ditë.

Krahasuar me mesataren pesëvjeçare, numri i misioneve vitin e kaluar ishte 7% më i lartë, njoftoi Rega të martën. Krahasuar me vitin e kaluar, misionet me helikopter u rritën me 3.7%, shkruan swissinfo.ch, transmeton albinfo.ch.

Rega ofroi ndihmë mjekësore nga ajri për 13,168 pacientë vitin e kaluar. Kjo shifër nuk korrespondon me numrin e misioneve, pasi disa persona mund të transportohen në një fluturim.

Kësaj i shtohen fluturimet me shpëtimtarë malorë nga Klubi Alpin Zviceran dhe transportet e bagëtive për sektorin bujqësor.

Moti i keq

Vitin e kaluar, misionet me helikopter arritën në total 15,265. Ndërsa më shumë misione shpëtimi u kryen direkt në vendin e ngjarjes (9,127 misione, +5%), pati një rënie të lehtë në numrin e fluturimeve të transferimit midis spitaleve (2,591 misione, -5.1%).

Fluturime të tilla i nënshtrohen luhatjeve natyrore dhe gjithashtu varen nga kushtet e motit dhe sjellja e lirë e popullsisë dhe turistëve në Zvicër.

Për shembull, Rega ishte në ajër më pak në korrik 2025 sesa në qershor për shkak të shiut.

Tre avionët e ambulancës së Regës fluturuan 1,049 misione, 1.5% më shumë se vitin e kaluar. Ata sollën 1,046 persona me probleme mjekësore në Zvicër. Qendra Rega organizoi një fluturim për në shtëpi për 310 persona nën mbikëqyrje mjekësore në fluturime të planifikuara, një rënie prej 2.8%.

Shërbimet e Regës jashtë vendit u përdorën nga 2,590 persona. Kjo ishte 1.5% më shumë se në vitin 2024, me konsulentët mjekësorë që ndihmuan 1,234 persona me telefon dhe riatdhesimi ishte i nevojshëm në 1,348 raste.

 

Cilat kombësi marrin më shumë Kartat Blu të BE-së dhe ku shkojnë ato?

Në vitin 2024, shtetasit indianë morën numrin më të madh të vizave për punëtorë dhe studiues me kualifikim të lartë, sipas shifrave të fundit nga Eurostat, zyra e statistikave e BE-së, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.

Ky trend duket se do të vazhdojë, pasi BE-ja dhe India kanë miratuar së fundmi një marrëveshje të tregtisë së lirë, duke përfshirë një “kornizë gjithëpërfshirëse bashkëpunimi mbi lëvizshmërinë”, që synon “të lehtësojë lëvizshmërinë e punëtorëve të kualifikuar, profesionistëve të rinj dhe punëve sezonale në sektorët me mungesë, duke promovuar njëkohësisht kërkimin dhe inovacionin”.

Kartat Blu

Në vitin 2024, vendet e BE-së lëshuan rreth 78,100 Karta Blu. Të emëruara si versioni evropian i Kartës së Gjelbër të SHBA-së, kartat blu mund të merren në të gjitha vendet e BE-së, përveç Danimarkës dhe Irlandës, të cilat kanë zgjedhur të mos marrin pjesë.

Kartat Blu mund të kërkohen nga shtetas jo-BE me diplomë universitare ose një kualifikim ekuivalent dhe që kanë një ofertë pune dhe një pagë që përmbush pragun e përcaktuar nga vendi i BE-së i qëndrimit të pritur. Përveç të drejtave të punës dhe qëndrimit, ato i lejojnë mbajtësit të udhëtojë në shtete të tjera anëtare të BE-së deri në 90 ditë në çdo periudhë 180-ditore.

Qytetarëve indianë iu dha numri më i madh i Kartave Blu të BE-së në vitin 2024 (16,300), përpara qytetarëve të Rusisë (6,700, një numër që ra nga 9,500 në vitin 2023), Turqisë (5,600) dhe Kinës (4,600).

Pothuajse 1,900 Karta Blu u lëshuan për qytetarët amerikanë, pak më shumë se 1,200 për britanikët dhe pothuajse 600 për shtetasit kanadezë.

Gjermania lëshon më shumë Karta Blu

Ashtu si në vitet e kaluara, Gjermania lëshoi ​​numrin më të madh të Kartave Blu të BE-së, më shumë se gjysmën e totalit (56,300), megjithëse pati një rënie nga 69,300 në vitin 2023.

Përqindja e madhe krahasuar me vendet e tjera të BE-së i është atribuar pjesërisht zbatimit, që nga viti 2023, të Aktit të Imigracionit të Kualifikuar, i cili zgjeron përdorimin e Kartës Blu të BE-së dhe ua lehtëson profesionistëve të kualifikuar nga jashtë BE-së të lëvizin në vend për të adresuar mungesat e aftësive.

Në vitin 2024, Gjermania lëshoi ​​në mënyrë të dukshme 13,300 Karta Blu të BE-së për qytetarët indianë, 4,500 për turqit, 3,800 për kinezët dhe 3,700 për shtetasit rusë.

Sa i përket shifrave totale, Gjermania u pasua nga Polonia (5,900), Hungaria (2,900), Franca (2,800) dhe Spanja (2,000). Austria lëshoi ​​1,100 Karta Blu të BE-së, Italia 600 dhe Suedia 62, të gjitha shifrat në rënie krahasuar me vitin e kaluar.

Studimi dhe kërkimi

Të dhënat e Eurostat mbi profesionistët e kualifikuar përfshijnë gjithashtu lejet e studimit dhe kërkimit, si dhe vizat për të transferuarit brenda korporatës, të cilat i referohen stafit të transferuar përkohësisht nga një kompani jashtë BE-së në një degë në një vend të BE-së.

Në vitin 2024, vendet e BE-së lëshuan 475,000 viza për qëllime studimi dhe kërkimi. Gjermania lëshoi ​​më shumë (131,000), e ndjekur nga Franca (118,000) dhe Spanja (59,000), ndërsa Suedia lëshoi ​​16,000, Austria, 8,200 dhe Italia 2,100.

Marrësit kryesorë ishin përsëri shtetas indianë (53,000), të ndjekur nga shtetasit e Kinës (44,000), Marokut (23,000) dhe Shteteve të Bashkuara (22,000).

Shumica e shtetasve indianë studionin në Gjermani (26,400), Francë (7,300), Suedi (2,500) dhe Holandë (2,300).

Rreth 21,700 shtetas amerikanë morën leje studimi dhe kërkimi, nga të cilat 7,400 ishin në Francë, 5,400 në Spanjë, 3,400 në Gjermani dhe 2,400 në Holandë.

Shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar morën 7,200 viza studimi dhe kërkimi, nga të cilat 2,100 ishin në Francë, 1,700 në Spanjë dhe 800 në Gjermani.

Për vizat brenda korporatave, totali në vitin 2024 ishte pak mbi 10,200, nga të cilat 2,400 të lëshuara nga Holanda, 2,000 nga Luksemburgu, 1,800 nga Franca dhe 1,500 nga Gjermania. Shtetasit indianë dhe kinezë (përkatësisht 3,300 dhe 2,200) përbënin shumicën e marrësve.

Kosova dhe Austria nënshkruajnë planin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

Mistria e Mbrojtjes e Kosovës ka bërë të ditur se ka nënshkruar plan vjetor të bashkëpunimit bilateral me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës Federale të Austrisë.

Siç bëhet e ditur në njoftim, marrëveshja u nënshkrua në ambientet e Ministrisë në Kosovë, ndërmjet kolonelit Ahmet Ajeti dhe gjeneralit të brigadës, Nikoluas Rottenberge, transmeton albinfo.ch.

“Gjatë qëndrimit në Ministrinë e Mbrojtjes, delegacioni austriak u takua gjithashtu me drejtorin e Politikave të Mbrojtjes, Faruk Gecin, ku u diskutua progresi i bashkëpunimit ekzistues, si dhe objektivat dhe prioritetet e përbashkëta për të ardhmen. Republika Federale e Austrisë mbetet një partnere dhe kontribuuese e rëndësishme në zhvillimin dhe stabilitetin e Republikës së Kosovës dhe të rajonit, ndërsa bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve po shënon zhvillim të vazhdueshëm” thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Gazeta gjermane: Osmani synon rizgjedhjen duke forcuar lidhjet me SHBA-në

Gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ) ka raportuar se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po përpiqet të forcojë pozicionin e saj politik përmes afrimit me familjen presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me synim sigurimin e një mandati të dytë presidencial, përcjell albinfo.ch.

Sipas gazetarit Michael Martens, Osmani ka tentuar të theksojë lidhjet me ish-presidentin amerikan Donald Trump, veçanërisht pas pjesëmarrjes në Davos, ku Kosova iu bashkua të ashtuquajturit “Bordi i Paqes”. FAZ shkruan se presidentja e ka cilësuar këtë si një arritje të rëndësishme për vendin.

Në raportim thuhet gjithashtu se hyrja e Osmanit në rrethin e familjes Trump është ndihmuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Sipas burimeve jozyrtare të cituara nga gazeta, ky veprim dyshohet se është ndërmarrë pa koordinim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. FAZ thekson se Rama ka qasje në familjen Trump përmes projekteve investuese në Shqipëri, përfshirë një projekt të madh në ishullin e Sazanit.

Artikulli trajton edhe zhvillimet politike në Kosovë, duke përmendur afatin e 4 marsit për zgjedhjen e presidentit nga Kuvendi. Sipas FAZ, Osmani përballet me sfida për të siguruar mbështetje të gjerë parlamentare dhe, në mungesë të saj, po përpiqet të paraqitet si kandidate me mbështetje amerikane.

Gazeta gjermane shkruan se, sipas burimeve të saj, ekziston perceptimi se mbështetja nga SHBA-ja mund të ndikojë në procesin e rizgjedhjes së presidentit, duke pasur parasysh rolin historik të Washingtonit në Kosovë. Megjithatë, FAZ vlerëson se ndikimi i kësaj karte politike nuk është më aq vendimtar sa në të kaluarën.

Në analizë përmendet edhe suksesi elektoral i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Albin Kurti, duke theksuar se marrëdhëniet e tij me administratën Trump nuk kanë qenë të afërta. Sipas FAZ, rezultatet zgjedhore tregojnë se një pjesë e elektoratit në Kosovë nuk e konsideron më vendimtare mbështetjen e drejtpërdrejtë amerikane në përcaktimin e orientimit politik.

Po ashtu, FAZ përmend edhe pezullimin e dialogut strategjik mes SHBA-së dhe Kosovës, duke theksuar se kjo çështje është përdorur nga opozita në fushatë zgjedhore, megjithatë rezultatet, sipas gazetës, treguan mbështetje të fuqishme për Kurtin./Albinfo.ch 

Presidentja Osmani: Gratë në diplomaci sjellin paqe më të shpejtë dhe më të qëndrueshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, në një intervistë për “India Today Global” ka folur për rëndësinë e rolit të grave në udhëheqje, diplomaci dhe proceset e paqes. Ajo theksoi se përfshirja e grave në negociatat ndërkombëtare ndihmon në arritjen e marrëveshjeve më të shpejta dhe më afatgjata, duke sjellë qasje më bashkëpunuese dhe perspektiva të reja në zgjidhjen e konflikteve, përcjell albinfo.ch.

Gjatë intervistës, Osmani foli edhe për rrugëtimin e Kosovës nga lufta drejt pavarësisë dhe për rëndësinë e nismës “Board of Peace”, e cila synon fuqizimin e rolit të grave në proceset globale të vendimmarrjes. Ajo ndau gjithashtu përvojat personale dhe sfidat me të cilat përballen gratë në politikën ndërkombëtare, duke theksuar se rritja e përfaqësimit të tyre është thelbësore për demokraci funksionale dhe institucione më të forta.

Presidentja u ndal edhe te çështjet e diplomacisë ndërkombëtare, si marrëveshja tregtare Indi–Bashkimi Evropian dhe rëndësia e një rendi global të bazuar në rregulla. Ajo theksoi se mbështetja e ndërsjellë mes grave në udhëheqje është jetike për ndërtimin e paqes dhe stabilitetit afatgjatë.

Bastisje në Leposaviq, gjenden armë, pjesë të uniformave dhe 7 flamuj të Serbisë

Njësiti policor ka realizuar një bastisje në një shtëpi të pabanuar në Leposaviq, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe materiale të tjera të dyshimta, përcjell albinfo.ch.

Sipas raportit të Policisë, në atë shtëpi janë konfiskuar dy armë të gjata, 151 fishekë, disa pjesë përcjellëse të armëve, pjesë të uniformave, si dhe shtatë flamuj të Serbisë.

Të gjitha provat materiale janë sekuestruar nga policia, ndërsa rasti është duke u hetuar.

CNN vlerëson Dua Lipën në Javën e Modës në Paris

Gazetarja e CNN-it, Leah Dolan, ka shkruar se shija e keqe dominoi tapetin e kuq të ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Grammy”, duke e bërë modën më interesante se kurrë më parë, përcjell albinfo.ch.

A e bën shija e keqe modën më të mirë? Bazuar në atë që u pa këtë vit në tapetin e kuq të “Grammys”, përgjigjja duket të jetë po.

Megjithatë, ndërsa mediumi prestigjioz amerikan e përshkroi javën si një festë të shijes së keqe në modë, kontrasti ishte i fortë. Sipas CNN-it, dukja më e bukur e javës nuk erdhi nga tapeti i kuq i “Grammys”, por nga pasarela e Javës së Modës në Paris, ku shkëlqeu shqiptarja me famë botërore, Dua Lipa.

Ajo u shfaq në sfilatën e brendit “Chanel”, duke dëshmuar se bukuria klasike, kur realizohet me inteligjencë dhe një identitet të fortë, vazhdon të ketë po aq ndikim sa edhe provokimi ekstrem.

Ndërkohë që disa yje zgjodhën veshje klasike dhe të sigurta në “Grammy”, si Hailey Bieber me një fustan të zi pa rripa nga “Alaïa”, apo Madison Beer me një fustan elegant nga “Andreas Kronthaler for Vivienne Westwood”, vëmendjen më të madhe e rrëmbyen pikërisht dukjet që ishin pak të çuditshme, pak të shëmtuara dhe plotësisht të paharrueshme.

Këngëtarja Cher u shfaq në skenë me një kombinim lëkure dhe dantelle, duke veshur një fund lëkure të grisur që dukej sikur po i rrëshqiste nga trupi. Amy Taylor, vokalistja e grupit australian Amyl and the Sniffers, zgjodhi një kostum në ngjyrë mishi me prerje dantelle rozë, të kombinuar me një bolero dhe ije të gjata që zbrisnin deri në tokë. Ndërsa Jon Batiste u shfaq me një xhaketë ushtarake të mbuluar plot me gurë vezullues.

Në tapetin e kuq, ekstremi u thellua edhe më shumë. Chappell Roan veshi një fustan të personalizuar nga “Mugler”, me kapëse në gjoks – një rikrijim i fustanit provokues të vitit 1998, këtë herë i pajisur me elemente protetike.

Bad Bunny bëri histori me veshjen e parë mashkullore të personalizuar nga “Schiaparelli”, një kostum kadifeje me jakë të thellë dhe lidhëse korseti që përshkonte gjithë shpinën. Ndërkohë, Lola Young zgjodhi një kombinim sportiv nga “Vivienne Westwood”, të “fisnikëruar” me një kravatë me vija.

Shaboozey, nga ana tjetër, u angazhua plotësisht në estetikën e kontrasteve të çuditshme, duke kombinuar xhaketë dhe jelek nga “Ralph Lauren” me xhinse dhe rrip nga e njëjta markë.

Sipas CNN-it, shija e keqe është subjektive dhe nuk ka gjithmonë nevojë të jetë aq e zhurmshme sa gurët vezullues të Jon Batiste apo fustani provokues i Chappell Roan.

Këngëtarja Billie Eilish, e veshur me krijime nga brendi suedez “Hodakova”, e testoi kufirin e gjykimit estetik me një veshje që ishte qëllimisht e shëmtuar. Xhaketa dhe fundi ishin realizuar nga pantallona burrash të ricikluara, ku çdo xhep, qepje dhe lak rripi ishte lënë i dukshëm. Çorapet e bardha, që binin pak poshtë gjurit, i bënin mbajtëset e çorapeve krejtësisht të panevojshme.

Në aspektin klasik të bukurisë, sipas Dolan, kjo veshje ishte “gabim”. Por ishte pikërisht ky gabim që të detyronte të ndaloje dhe të shikoje më gjatë: rripat e panevojshëm, çorapet, takat e holla dhe çanta e vogël, si nga Britania e viteve ’50, së bashku krijonin diçka thellësisht intriguese. /Albinfo.ch

Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare

Nikolas Bushi, një i ri shqiptar që jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po tërheq vëmendjen e publikut me një talent të veçantë artistik: ventrilokizmin, artin e të folurit pa lëvizur buzët, i cili mbetet ende pak i njohur në Shqipëri, transmeton albinfo.ch.

Edhe pse i rritur dhe i formuar profesionalisht jashtë vendit, Nikolas ka ruajtur lidhje të vazhdueshme me Shqipërinë. Ai e ka vizituar disa herë vendin, ndërsa në muajin tetor u rikthye për të marrë pjesë në spektaklin “Albania’s Got Talent”, ku u shndërrua në një nga emrat më të komentuar të finales.

Në performancat e tij, Nikolas shfaqet së bashku me kukullën Chris, një personazh me nota të forta sarkazme dhe humori, i cili luan një rol qendror në interpretimin artistik. Sipas vetë artistit, ndërveprimi me këtë personazh përbën pjesën më argëtuese dhe sfiduese të ventrilokizmit, transmeton tutje albinfo.ch.

 

 

Në podkastin “Flasim” me kryeministrin Edi Rama, Nikolas Bushi ka rrëfyer se pasioni për këtë art nisi rreth tetë vite më parë, i frymëzuar nga spektakli “America’s Got Talent”, të cilin e ndoqi për herë të parë në vitin 2017. Që nga ajo kohë, ai i është përkushtuar vazhdimisht ventrilokizmit, duke e shndërruar nga një interes personal në një profesion të mirëfilltë.

Sot, Nikolas e sheh veten si një kontribuues në njohjen dhe promovimin e ventrilokizmit në Shqipëri, një disiplinë artistike që deri vonë ka qenë pothuajse e panjohur për publikun vendas.

Ai bën të ditur se aktualisht po punon në projekte të reja dhe nuk përjashton mundësinë e bashkëpunimeve surprizë në të ardhmen.

Mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nikolas Bushi po ndërton një rrugëtim artistik të veçantë, duke sjellë për publikun shqiptar një formë të re argëtimi, ku iluzioni, humori dhe kreativiteti ndërthuren në një eksperiencë unike skenike. /Albinfo.ch

 

 

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "HaBIY HXL5 FINA ALBANIA'S ALBANIA'SGOT GOT per TXLENT EUR Fibank Bank Bankaime m色 20.000 Firra Shuma Njèzetmijé EUR"

Tregu i injeksioneve me acid hialuronik po bën bum në Zvicër

Tregu i acidit hialuronik po përjeton një bum të vërtetë në Zvicër. Pavarësisht çmimit të lartë, kjo molekulë e përdorur për ringjalljen e fytyrës po tërheq si individët ashtu edhe kompanitë. Një kompani zvicerane po bën emër në këtë biznes shumë fitimprurës.

Në reklama, në kozmetikën tonë apo në klinikat estetike, acidi hialuronik ka qenë pjesë e jetës sonë të përditshme prej disa vitesh.

Sandrine Vuichoud nisi injeksionet në një klinikë në Lozanë dy vjet më parë. “Erdha për të përmirësuar cilësinë e përgjithshme të lëkurës sime dhe për të zbutur disa shenja të kalimit të viteve, duke ruajtur një efekt natyral”, rrëfeu 50-vjeçarja të hënën në programin “Basik”.

Në klinikën Amiia, injeksionet me acid hialuronik përbëjnë 30% të procedurave. Kjo substancë vjen në formë xheli dhe mund të ketë efekte të ndryshme. Një mililitër kushton rreth 500 franga zvicerane. Doza dhe çmimi varen nga zona e trupit që trajtohet. Megjithatë, edhe pse procedura mund të duket e thjeshtë, acidi hialuronik i injektuar gabimisht mund të ketë pasoja të pakthyeshme.

“Rreziku më i rëndë është okluzioni vaskular, që mund të çojë në nekrozë të lëkurës ose në verbëri”, paralajmëron Michaël Franz, mjek dhe partner në klinikën Amiia, transmeton albinfo.ch.

Një fushatë inspektimi me rezultate shqetësuese

Përballë këtij rreziku dhe numrit në rritje të ofertave për injeksione me acid hialuronik, Swissmedic inspektoi rreth 50 institucione që ofrojnë këtë molekulë gjatë vitit 2024.

Rezultati ishte mjaft shqetësues: gjysma e pacientëve nuk kishin profesionistë të kualifikuar për të kryer injeksionet. Sipas shifrave më të fundit, në Zvicër kryhen rreth 100,000 procedura kozmetike në vit. Kërkesa po rritet me shpejtësi, pasi edhe të rinjtë po tërhiqen gjithnjë e më shumë nga këto praktika.

Në nivel global, tregu i mjekësisë kozmetike arriti një rekord në vitin 2024, duke tejkaluar 20.5 miliardë franga zvicerane. Injekcionet me botoks dhe acid hialuronik zënë gati gjysmën e këtij tregu fitimprurës.

Një kompani zvicerane mes liderëve botërorë

Prodhuesit po tregojnë interes të madh për këtë molekulë. Kështu është rasti i kompanisë zvicerane Teoxane. Prodhuese e produkteve me bazë acid hialuronik prej më shumë se 20 vitesh, kjo kompani e pavarur ka arritur të mbajë pozicionin e saj përballë grupeve të mëdha farmaceutike.

Sot, Teoxane është ndër liderët botërorë falë teknologjisë së avancuar. Deri në vitin 2025, kishte shitur mbi 41 milionë shiringa në mbarë botën. Marka zvicerane ka zhvilluar gjithashtu një gamë produktesh kozmetike bazuar në të njëjtën teknologji. Këto produkte kushtojnë nga 39 deri në 159 franga zvicerane.

Kush është i autorizuar të kryejë injeksione me acid hialuronik?

“Nga mosha 20 vjeç, ne fillojmë të humbasim acidin hialuronik endogjen”, shpjegon Charlotte de Reals, menaxhere e marketingut në Teoxane. “Kjo është një nga arsyet pse vendosëm të punojmë me këtë molekulë, që ka veti të jashtëzakonshme. Mbi të gjitha, është një produkt i kthyeshëm, çka është shumë e rëndësishme si për mjekët ashtu edhe për pacientët.”

Një treg fitimprurës në zhvillim

Alexandre Porcello ka doktoraturë në farmaci dhe tezën e tij e ka kushtuar posaçërisht acidit hialuronik. Bashkë me vëllain Bryan, ai themeloi kompaninë Kylys dhe zhvilloi një molekulë të personalizueshme.

“Me këtë xhel, mund të krijohen një mori produktesh. Mund ta përzieni me kolagjen ose me një vitaminë, për shembull”, shpjegon drejtori shkencor i startup-it. Kylys mblodhi një milion franga zvicerane verën e kaluar. Aktualisht është në fazën e provave klinike me një panel pacientësh.

Dy sipërmarrësit synojnë të hyjnë në treg rreth viteve 2029-2030. Me suksesin në rritje të acidit hialuronik, kompania e tyre ka të gjitha shanset të bashkohet me radhët e atyre që ofrojnë zgjidhje kundër rrudhave dhe komplekseve të tjera.

Si i përcaktojnë algoritmet çmimet e biletave të skive

Sa më gjatë të presësh, sa më i mirë moti, aq më shtrenjtë paguan. Kështu përshkruhen shpesh çmimet e biletave të skive në resortet e mëdha alpine, të cilat supozohet se vendosen nga algoritme të sofistikuara. Por a është vërtet kështu?

RTS ka analizuar për disa muaj rresht çmimet e biletave ditore në dy nga resortet kryesore të skive në Zvicrën frëngjishtfolëse – Verbier dhe Crans-Montana – me synimin për të kuptuar më mirë një sistem tarifimi që konsiderohet i paqartë dhe jo transparent.

Rezultati: më pak dinamikë nga sa mendohet

Të dhënat tregojnë se, megjithëse përdoren sisteme të ndryshme, çmimet nuk janë aq dinamike sa pretendohet. Në të dy resortet, tarifat duket se janë përcaktuar që në fillim të sezonit dhe nuk ndryshojnë çdo ditë sipas motit apo numrit real të vizitorëve.

Verbier: tre kategori çmimesh

Në Verbier, sistemi është relativisht i thjeshtë. Sipas të dhënave të mbledhura, ekzistojnë vetëm tre kategori çmimesh për biletën ditore për të rriturit në zonën Verbier – 4 Vallées:

79 franga (çmim i ulët)

89 franga (çmim i lartë)

92 franga (çmim shumë i lartë)

Kur aplikohen këto çmime?

Çmimet shumë të larta: gjatë pushimeve të Krishtlindjeve dhe atyre të shkurtit, kur pritet fluks maksimal.

Çmimet e larta: gjatë fundjavave dhe pushimeve të Pashkëve.

Çmimet e ulëta: gjatë ditëve të javës, jashtë periudhave të pushimeve.

Këto periudha janë përcaktuar që në fillim të sezonit dhe nuk kanë ndryshuar që nga nëntori.

Për më tepër, ekziston një zbritje 10% për blerjet e bëra të paktën 10 ditë përpara, e vlefshme për të gjitha kategoritë e biletave (fëmijë, të rinj, bileta shumëditore). Ky sistem nuk varet nga moti apo numri i vizitorëve.

Çmimi i kufizuar nga operatorë të tjerë

Në të kaluarën, operatori Téléverbier ka testuar tarifimin dinamik të bazuar në kërkesë. Por për shkak se Verbier është i lidhur me zonën më të madhe 4 Vallées, çmimi maksimal është i kufizuar nga bileta e përbashkët e gjithë zonës.

“Nuk mund ta optimizonim plotësisht tarifimin dinamik”, shpjegon Carole Moos, drejtoreshë komerciale e Téléverbier. “Në të ardhmen është e mundur, por vetëm nëse të gjithë operatorët përdorin të njëjtin sistem.”