Koronavirusi: çast pas çasti

Cilët sektorë do të goditen më shumë nga papunësia post-COVID-19

Një studim i McKinsey Global Institute, i quajtur “The future of work in Europe”, shfaq një reflektim mbi ndikimin e COVID-19 te punësimi

Në thelb, ndërthurja e automatizimit me ngrirjen e ekonomisë ‘do të djegë’ shumë vende pune dhe do të përshpejtojë procesin e krijimit të figurave të reja profesionale. Kohërat e dy proceseve, duke udhëtuar me shpejtësi të ndryshme, do të sjellin një tkurrje të ofertës për punë për disa sektorë, një mungesë profilesh profesionale të nevojshme në kompani dhe përqendrimin gjeografik të punës.

Nga një anë, pasojat tek punësimi nga COVID-19 mund të përshpejtojnë tranzicionin e forcës së punës drejt punëve të reja me aftësi të ndryshme për shumë. Në anën tjetër, kriza mund të përshpejtojë pabarazitë ekzistuese në mesin e vendeve europiane, mes punonjësve dhe rajoneve më të arsimuar dhe atyre më pak të arsimuar, si dhe mes të rinjve. Në praktikë, një qark i shkurtër i precedentë në shekullin XX.

Harta e re e punësimit. U analizuan 1095 tregje lokale të punës në të gjithë Europën, duke përfshirë 285 zona metropolitane. Këto tregje u rigrupuan në 13 cluster, të cilat dhe ato, nga ana e tyre, u ndanë në tre grupe… Qendrat (hub) me rritje dinamike, ekonomi të qëndrueshme dhe rajone në rënie, transmeton Monitor.

– Qendrat me rritje dinamike përfshijnë 20% të evropianëve. Kjo kategori përfshin 2 cluster me PBB më të lartë për frymë në Europë dhe kapacitete të forta në inovacion. Ato janë qytetet e mëdha të Londrës dhe Parisit, me më shumë se 10 milionë banorë secila, me një forcë të re pune, me një nivel të lartë arsimimi dhe 46 hub superstar, që kanë një seri sektorësh me rritje të lartë dhe që kanë qenë ndër rajonet me rritjen më të shpejtë në Evropë. Ato përfshijë Amsterdamin, Kopenhagën, Madridin dhe Monakon.

-Ekonomitë e qëndrueshme përfshijnë 50% të europianëve. Këta cluster kishin një PBB për frymë më të lartë se mesatarja dhe tërhiqnin rezidentë të rinj. Përfshijnë 102 ekonomi që mbështeten te shërbimet me një përqindje të lartë punësimi në shërbime joteknike si shitjet me shumicë dhe pakicë; 78 qendra prodhimi me teknologji të lartë, nga të cilat 70% në Gjermani, që përqendrohen në prodhim dhe prodhojnë një numër të madh patentash të teknologjisë së lartë; 64 zona metropolitan të diversifikuara me një ndërthurje industrish dhe shërbimesh; 267 zona jometropolitane të diversifikuara dhe, në fund, 98 parajsa turistike.

-Rajonet në tkurrje përfshijnë 30% të europianëve. Popullsia në moshë pune e këtyre grupeve po reduktohet për shkak të emigracionit, plakjes ose për shkak të të dy faktorëve bashkë, përcjell albinfo.ch.

Çfarë thotë raporti? Kërkuesit vlerësojnë që deri në 59 milionë vende pune në Evropë, ose 26% e totalit, janë në rrezik, në afat të shkurtër, për shkak të reduktimit të orëve të punës apo pagave, pushimeve nga puna të përkohshme ose të vazhdueshme. Ndikimi do të shpërndahet në mënyrë jo të njëtrajtshme, me diferenca të ndjeshme mes sektorëve dhe profesioneve dhe rrjedhimisht, mes grupeve demografike dhe tregjeve lokale të punës.

Popullsia evropiane në moshë pune do të reduktohet me rreth 13,5 milionë ose 4% deri në fund të dekadës.

Rënia do të jetë veçanërisht e theksuar në Gjermani (thuajse 8%, ose rreth 4,0 milionë persona); në Itali (thuajse 7%, rreth 2,5 milionë persona) dhe në Poloni (9%, rreth 2,3 milionë persona).

Një javë pune e reduktuar mund të rrisë më tej presionin. Që prej vitit 2000, orët mesatare të punës çdo javë për frymë janë reduktuar më shumë se një (ose thuajse 3%) në 37,1 orë.

Cili sektor do të goditet më shumë nga papunësia post-COVID-19

Tre grupe profesionale përfaqësojnë thuajse gjysmën e gjithë punonjësve në rrezik në Evropë: shërbimi për klientët dhe shitjet; shërbimet e hotelerisë dhe punësimet në ndërtesa.

Rreth 24 milionë vende pune, thuajse 50% e numrit të vendeve të punës të transferuara nëpërmjet automatizimit, janë në rrezik zhvendosjeje si për shkak të COVID edhe për shkak të automatizimit.

Tregu i punës para COVID-19

Punësimi total në 27 vene të Bashkimit Evropian, plus Zvicrën dhe Mbretërinë e Bashkuar, është rritur me thuajse 10% mes 2003 dhe 2018, duke arritur nivele rekord.

Në periudhën 2008-2018, pagat mesatare janë rritur vetëm 0,9% në vit në të gjithë Evropën.