Shkurt.ch
Chritophe Darbelley: Mbrëmë isha në Festën e Flamurit të shqiptarëve
Shumica dërmuese e komunitetit shqiptar në Zvicër është e punësuar dhe merr pjesë në të ardhmen e Zvicrës
Dje, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të referendumit mbi iniciativën, Televizioni zviceran romand transmetoi një debat në prani të përfaqësuesve të partive më të mëdha zvicerane.
Në mesin e reagimeve të nxehta, presidentit i të Gjelbërve, Ueli Leuenberger, tha se këto rezultate nuk do të ndihmojnë popullsinë zvicerane për të zgjidhur problemin themelor të migrimit. Ai theksoi se kjo dëshmon që kemi të bëjmë me mungesë të njohjes së realitetit të jetës së migrantëve në Zvicër. “Disa zviceranë mendojnë se problemi i të huajve që i pengonin në daljen në diskoteka do të rregullohet“ ka thënë U. Leuenberger.
Presidenti i Partisë Demokratike Krishtere (PDC), Christophe Darbellay ndërhyri, duke shprehur pakënaqësinë e tij ndaj vërejtjes së Ueli Leuenbergut. Ai pohoi se e njeh shumë mirë këtë realitet. Si shembull përmendi pjesëmarrjen e tij në Festën e Flamurit të shqiptarëve: “mbrëmë kam marrë pjesë në Festën e Flamurit të shqiptarëve në Zvicër, gjatë se cilës pata kënaqësinë të bisedoja me këtë komunitet.”
Ch. Darbelley theksoi se edhe komuniteti shqiptar është i vetëdijshëm për problemin që kanë me një pakicë problematike të njerëzve të tyre. Presidenti insistoi se “shumica dërmuese e komunitetit shqiptar në Zvicër është e punësuar dhe merr pjesë në të ardhmen e Zvicrës”. Për këtë, theksoi ai, “jam thellësisht mirënjohës ndaj tyre“.
Shiko debatin në fjalë:
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










