Fun
Carlos Slim, njeriu më i pasur i planetit
Në tërë botën aktualisht fugurojnë sipas "Forbes" 1.426 miliarderë, pasuria e të cilëve kap gjithsej rreth 5.4 trilion dollarë, nga 4.6 trilion që ishte vitin e kaluar
Miliarderi meksikan, Carlos Slim, është njeriu më i pasur në botë për të katërtën herë me radhë sipas revistes së specializuar ekonomike “Forbes”
Meksikani është pasuruar me 4 miliardë dollarë në krahasim me një vit më parë.
Dy vendet e para në listë i mbajnë ashtu si edhe vitin e kaluar Carlos Slim i Telecomit meksikan dhe Bill Gates i firmës Microsoft.
Slims ia kaloi Gatesit në vitin 2010, duke dalë në vend të parë.
Midis tre më të pasurve, befasi ishte mospërfshirja e Warren Buffet, i cili mbeti jashtë për herë të parë në më shumë se një dekadë.
Buffet u kalua nga spanjolli Amancio Ortega, manjati i kompanive të veshjeve, midis të tjerave edhe “Zara”-s, që në 2012-n kishte një pasuri të përgjithshme prej 57 miliardë dollarësh.
Midis befasive më të mëdha të listës së personave më të pasur të botës ishte përfshirja në të për herë të parë i një miliarderi nga Nepali, një prej vendeve më të varfëra në botë.
Në tërë botën aktualisht ka 1.426 miliarderë, pasuria e të cilëve kap gjithsej rreth 5.4 trilion dollarë, nga 4.6 trilion që ishte vitin e kaluar.
Në SHBA jetojnë shumica e miliarderëve, 442, thuhet në listen më të re të miliarderëve të botës të publikuar nga revista “Forbes”.
Rajoni i Azisë Paqësorit po i afrohet Shteteve të Bashkuara me 386 miliarderë.
Evropa ka 366 miliarderë, ndërsa Amerika Latine 129. Lindja e Mesme dhe Afrika të marra së bashku kanë 103 miliarderë.
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet











