Sport

Cana dëshiron të bëhet si Tare i Lazios

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, dje ka goditur topin i pari në përballjen e rëndësishme të Marseilles me PSG-në në top-ligën franceze.

Cana te Marseille kishte bartur shiritin e kapitenit një kohë, ndërsa ishte pjesë edhe e PSG-së gjatë karrierës së tij.

Pas kësaj ndeshje, Cana në një intervistë për “Supersport” nuk ka mohuar nëse një ditë do të donte të bëhej në Marseille sikur Igli Tare me rolin e drejtorit që ka te Lazio, përcjell albinfo.ch.

“Pse jo”, ishte përgjigja e tij e shkurtër.