Sport
Cana bëhet trajner
Cana e ka kryer me sukses kursin për trajner pranë Federatës së Shqiptare të Futbollit. Ai tani pritet ta ndjek shkollimin për t’u pajisur me licencën kryesore, “UEFA Pro”
Ish-kapiteni dhe ikona e Kombëtares shqiptare, Lorik Cana tashmë zyrtarisht mund të quhet trajner, shkruan albinfo.ch.
Cana e ka kryer me sukses kursin për trajner pranë Federatës së Shqiptare të Futbollit.
Ai tani pritet ta ndjek shkollimin për t’u pajisur me licencën kryesore, “UEFA Pro”. Prandaj, licenca A të cilën e ka marrë Cana është e nivelit të dytë për nga rëndësia.
Ja njoftimi i plotë nga FSHF:
“Përfundoi kursi i radhës për liçensimin e trajnerëve të nivelit UEFA A. Të gjithë teknikët prezentë në këtë kurs, për gjashtë javë me radhë, nga data 10 prill deri në datë 20 maj në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz iu nënshtruan edhe kursit intensiv në aspektin teorik dhe atë praktik.
Ky kurs është niveli i dytë për nga rëndësia, pas shkallës më të lartë, atë të liçensës UEFA Pro. Dhe pikërisht në kursin e sapo përfunduar për UEFA A morën pjesë emra të njohur të futbollit, ish-lojtarë si: Lorik Cana, Bledi Shkëmbi, Suad Lici, Tiko, Gjoni, të cilët tashmë do të vijojnë me rrugën e trainingut në futboll.
Nën koordinimin e Astrit Maçit dhe Alban Tafajit, dy zyrtarëve të sektorit përkatës në FSHF, sektor shumë voluminoz dhe me një program të mirëdetajuar në zbatim, edhe ky kurs mbylli siparin e tij me diplomat përkatëse. Lektorët e huaj që morën pjesë këtë radhë ishin: Profesor Ferretto Ferretti, si dhe profesor Renzo Ulivieri. Fereto është përgjegjës katedre i teorisë së metodologjisë sportive, ndërsa Ulivieri, Drejtor i shkollës në Koverçiano”.
E-Diaspora
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind









