Bota
Brukseli, në ankth nga kërcënimet për sulmet terroriste
Autoritetet belge kanë marrë vendim të mbajnë nivelin më të lartë të alarmit për shkak të rrezikut nga sulmet e mundshme terroriste.
Në Bruksel të hënën do të jenë jashtë funksionit metrotë dhe të gjitha shkollat do të jenë të mbyllura, tha kryeministri belg, Charles Michel.
Mediat transmetojnë se në qendër të kryeqytetit belg tashmë ka filluar operacioni antiterrorist.
Sipas dëshmitarëve okularë, duke folur për televizionin RTBF dhe gazetën „Libre Belgique“, vërehet një prani e madhe e ushtarëve dhe policisë në sheshin Grand Place.
Qytetarët janë paralajmëruar që të mos u afrohen dritareve. Forcat e sigurisë bllokuan disa rrugë që çojnë në Grand Place dhe Rue du Midi.
Televizioni RTL tha se hoteli “Radisson Blu” është bllokuar, i cili gjendet rreth 300 metra nga sheshi. Sipas raportit, policia ka krijuar një perimetër sigurie rreth hotelit. Sipas informatave të pakonfirmuara, ata bllokuan hyrjet dhe daljet e ndërtesës, si dhe stafin dhe mysafirët në hotel.
Autoritetet belge këtë fundjavë në Bruksel kanë prezantuar nivelin më të lartë të alarmit, ndërsa pjesa tjetër e vendit mbetet në shkallën e tretë të alarmit. Të shtunën dhe të dielën autobusët dhe metrotë mbetën jashtë funksionit, ndërsa qendrat tregtare dhe dyqanet në qendër të qytetit ishin mbyllur.
Kryeministri Michel përsëriti se “ka indikacione se objektivat mund të jetë qendrat tregtare dhe rrugët me përqendrim më të madh të dyqaneve”.
Si pasojë e vendimit për zgjatjen e alarmit shkollat dhe universitetet në Bruksel do të mbeten të mbyllura të hënën, ndërsa çerdhet dhe kopshtet do të punojë për t’u mundësuar prindërve për të shkuar në punë. Do të mbeten të mbyllura gjithashtu edhe metrotë dhe pjesa e linjave të tramvajit që kanë qarkullim nëntokësor.
“Situata do të shqyrtohet sërish të hënën pasdite”, tha kryeministri Michel.
E-Diaspora
-
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” Më 19 shtator 2026, në Bibliotekën Pestalozzi Hardau në Cyrih, do të mbahet përurimi i librit... -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj -
Gjermani
Dy motra nga Kosova, një histori suksesi ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë në Gjermani -
Adrian Simnica përfaqëson rininë shqiptare në Parlamentin Evropian
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












