Bota
BE-ja nuk e harron përgjegjësinë që pati për parandalimin e gjenocidit në Srebrenicë
Bashkimi Evropian ka thënë se detyra e përbashkët e të gjithëve është të kujtohet përgjithmonë gjenocidi në Srebrenicë.
Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell dhe komisionari Oliver Varhelyi, thuhet se ata nderojnë kujtimin e të gjitha viktimave të kësaj masakre dhe ata persona që ende janë të zhdukur
“Evropa nuk e ka harruar përgjegjësinë e saj për të mos qenë në gjendje të parandalojë gjenocidin e Srebrenicës, një nga krimet më të këqija në historinë moderne të Evropës”.
“Nuk mund të ketë pandëshkueshmëri. Gjenocidi është gjenocid, qoftë në Srebrenicë apo gjetkë. Gjykatat ndërkombëtare, gjykatat e brendshme në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në vendet fqinje duhet të vazhdojnë të sigurojnë drejtësi për të gjitha viktimat e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit, si dhe për anëtarët e familjes së tyre. Paqja mund të ndërtohet vetëm mbi drejtësinë”, thuhet në deklaratën e lëshuar.
Tutje, thuhet se BE-ja është e përkushtuar shumë për ta mbështetur Bosnje dhe Hercegovinën në krijimin e një shoqërie të ankoruar në pluralizëm, drejtësi dhe dinjitet njerëzor dhe për të ndërtuar një të ardhme së bashku në të cilën konfliktet dhe mizoritë nuk janë më të mundshme.
E-Diaspora
-
Orkestra “Amadeus” shkëlqen në Pragë, fiton katër çmime në festivalin ndërkombëtar “Musica Orbis” Të rinjtë kosovarë vazhdojnë të shkëlqejnë në skenën ndërkombëtare, duke fituar katër... -
Gjermani
Dr. Burim Prushi emërohet drejtues i një klinike në Gjermani -
Britani
Elena Daçi diplomon në Cambridge, prezanton “Lahutën e Malësisë” -
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













