Lajme
Barometri Ballkanik: Problem kryesor papunësia, varfëria dhe korrupsioni
Në Tiranë është publikuar Barometrin Ballkanik, një studim mbi perceptimin e publikut dhe qarqeve të biznesit rreth gjendjes së përgjithshme në Europën Juglindore.
Rreth 68 për qind e banorëve të rajonit mendojnë se problemi kryesor në rajon është papunësia, 55 për qind janë vështirësitë ekonomike dhe 27 për qind është korrupsioni i administratës.
Autorët e studimit vlerësojnë se këto vlerësime janë njëlloj në të gjithë vendet e rajonit njëlloj si në Shqipëri ashtu edhe në Serbi dhe gjetkë.
Afro një nga dy banorë të rajonit është gati të braktisë atdheun dhe të emigrojë drejt vendeve të tjera dhe pothuaj të gjithë të anketuarit mendojnë se diferenca pasurore midis të varfërve dhe të pasurve është thelluar.
Sir raporton VOA, korrupsioni mbetet problem kryesor – 54 për qind e njerëzve mendojnë se më të korruptuarve janë politikanët dhe të dytët vijnë mjekët.
Çereku i të anketuarve pohojnë se kanë dhënë pagesa informale për të marrë shërbime publike. Besimi tek gjykatat është po ashtu në nivele të ulëta.
Afro 80 për qind thonë se sistemi gjyqësor nuk është i pavarur nga politika dhe se ata nuk besojnë tek gjykatat, sepse ligji nuk zbatohet njëlloj për të gjithë.
Barometri zbuloi edhe varfërinë e rajonit: afro 35 për qind pohuan se Europa juglindore po bëhet e rrezikshme, sepse këtu varfëria po thellohet: 23 për qind e banorëve thonë se nuk mundën të paguanin faturat vitin e fundit, 19 për qind nuk mund të ngrohnin shtëpitë, dhe 18 për qind nuk mund të siguronin materialet bazë. Më shumë se gjysma thonë se nuk janë në gjendje as të bëjnë një javë pushime jashtë shtëpisë.
Afro 80 për qind e të anketuarve presin të punojnë në sektorin publik, sepse vetëm kjo të jep siguri, madje kështu mendojnë edhe 50 për qind të qarqeve të biznesit privat.
Çereku i bizneseve të anketuara pohojnë se klima e biznesit nuk është e mirë, 65 për qind e banorëve pohojnë se e shkollimi i tyre ka nevojë të përputhet me punën e tyre.
Shumica e tyre nuk mendojnë se mund të përfshihen në punë. Afro 53 për qind e bizneseve mendojnë se shkollat diplomojnë njerëz, për të cilët nuk ka punë.
Një pjesë e konsiderueshme, mbi 30 për qind, janë pesimistë se Europa juglindore do të përfshihet në BE, madje nuk do të ketë së shpejti as afrim me BE.
Barometri i Ballkanit nxori se afro gjysma e banorëve mendojnë që integrimi në BE është një gjë e mirë për punësim dhe shkollim, liri për udhëtim, dhe zhvillim ekonomik.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












