Lajme
Bankat rekord në Kosovë, 53 milionë euro fitim
Brenda shtatë muajve të kaluar, bankat komerciale kanë fituar 53 milionë euro, aq sa në të kaluarën nuk arrinin të fitonin për dy vjet. Ky është rekordi i fitimeve që nga paslufta
Kosova vazhdon të mbetet shteti me nivelin më të lartë të interesit në rajon që aplikojnë bankat komerciale, ndërsa është vendi i fundit me kredit e këqija. Nga kamatat e larta, bankat në Kosovë fituan 52.6 milionë euro vetëm gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti, duke shënuar rekord gjatë viteve të fundit.
Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, siç raporton “Zëri” bankat kishin fituar vetëm 31.5 milionë euro. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, fitimi që kanë arritur sivjet bankat në gjysmë e parë të këtij viti, pothuajse është i barabartë me fitimin që ato realizuan gjatë vitit që lamë pas.
Sipas BQK-së, brenda shtatë muajve të hyrat e bankave janë 139.9 milionë euro, derisa në periudhën e njëjtë të vitit që lamë pas ato kanë qenë më të larta për 2.8 milionë euro. Po ashtu, edhe të hyrat nga interesi sivjet janë më të vogla në raport me vitin paraprak.
Ndryshe, normat e interesit që aplikojnë bankat kosovare kalojnë 10 për qind, duke shënuar rekord në rajon. Kurse sipas zyrtarëve të Bankës Qendrore të Kosovës, në fund të vitit 2013, kreditë e këqija ato kanë arritur në rreth 8.7 për qind, që tregon nivelin më funksional të mundshëm të bankave në rajonin e Evropës juglindore.
Aktualisht kosovarët kanë kredi rreth 1.9 miliard euro, ndërsa kreditë e këqija sillen rreth 130 milionë euro.
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











