Lajme
“Ballisti”, nga qelia në arrest shtëpiak
Gjykata e Lartë e Shqipërisë ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Tiranës për Ismail Morinën-Ballistin. Nga qelia ai dërgohet në arrest shtëpiak
Gjykata e Lartë e Shqipërisë ia ka zbutur dënimin Ismail Morinës- Ballistit, nga burgu në qeli me arrest shtëpiak. Personi më i popullarizuar dhe më i dashur nga tifozët e Kombëtares Shqiptare “Kuq e Zi” është arrestuar dy ditë para ndeshjes eliminatore Shqipëri-Serbi e vlefshme për Franca 2016.
Morina u arrestua në tetor të këtij viti, nën akuzën e armëmbajtjes pa leje. Në makinën me të cilën udhëtonte Morina u gjetën dy pistoleta, plumba, dhe 36 bileta për ndeshjen, ku fitoi Serbia.
Gjykata e Tiranës më herët ka shpallur arrest me burg për të, ndërkohë që për tre shokët të cilët kishin dijeni për armët e Morinës, u deklarua masa e detyrimit me paraqitje. Me këtë vendim Gjykata e Lartë ka rrëzuar vendimin e mëparshëm që e detyronte atë të qëndronte në arrest me burg ndërkohë që vijonin hetimet.
Lirimin e “Ballistit” e kanë kërkuar shumë tifozë, por edhe lojtarët e kombëtares shqiptare. Shumë nga lojtarët postuan fotot me Morinën. Ai i bë u famshëm me ngritjen e dronit me flamurin “autoctonus” në stadiumin e Partizanit në Beograd, një ndeshje që ndërpre nga dhuna e tifozëve serbë.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










