Lajme
Austri: Kur do të bëhet i mundshëm udhëtimi jashtë vendit?
“Pasaporta e gjelbër” do të prezantohet me 19 maj dhe ka për qëllim të bëjë të mundshme përsëri udhëtimin nëpër Evropë. Qeveria austriake ka prezantuar planin e saj, njofton albinfo.at

Me 19 maj, Austria do të hap sektorin e gastronomisë, turizmit, aktivitet sportive dhe eventet kulturore. Sot (e martë) qeveria austriake ka prezantuar planin e saj të cilën e ka ndarë në tre faza. Kjo nënkupton se me pajisjen e pasaportës së gjelbër do të bëhet e mundshme çdo lëvizje, raporton heute.at, përcjell albinfo.at
Faza e parë do të filloj nga 19 maj. Dëshmitë e provave nga personat e testuar, vaksinuar apo të shëruar do të vazhdojnë të pranohen në secilin sektorë. Zbatimi digjital është në aktivitet të plotë, megjithatë, “Pasaporta e gjelbër” do të përdoret në fazën e dytë që do të fillon nga qershori. Në fazën 3, do të bëhet një zgjidhje e përbashkët evropiane më të cilën do të lehtësohen edhe mundësitë për udhëtimet ndërkufitare.
Për ministrin e ri të Shëndetësisë, Wolfgang Mückstein, “Pasaporta e gjelbër” do të dëshmoj personat e vaksinuar, shëruar apo të testuar, dhe më këtë dëshmi mund të rikthemi sërish në kinema, restorante apo palestër sportive. “Nga korriku do të jemi në gjendje të udhëtojmë përsëri dhe lirshëm jashtë shtetit”, ka premtuar ministri Mückstein.
E-Diaspora
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut Bordi Ekzekutiv i FDP-së, Qyteti i Cyrihut propozon kryetarin e kësaj partie për Cyrihun, Përparim Avdilin...
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor