Kosova
Arrestohet një grua pasi vrau një 57 vjeçar
Policia ka njoftuar se një grua 51 vjeçare është arrestuar si e dyshuar për vrasjen e një 57 vjeçari me inicialet S. B, me datën 4 gusht në fshatin Lladrovc të Malishevës.
Sipas njoftimit viktima në këtë rast ishte vrarë me armë zjarri në automjetin e tij.
Policia ka dhënë detaje në lidhje me të dyshuarën e cila u arrestua sot, dy muaj pas ngjarjes.
“Me datën 4 gusht 2018, në fshatin Lladrovc të Malishevës është gjetur trupi i pajetë i viktimës S. B. 57 vjeçar, kosovar/shqiptar. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se viktima ishte vrarë me armë zjarri në automjetin e tij. Kjo vrasje ishte enigmatike dhe Policia në bashkëpunim me prokurorin e shtetit ka marrë një seri veprimesh operativo-hetimore me qëllim të zbulimit të këtij rasti. Me datën 18.09.2018 sektori rajonal për hetime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka arrestuar një person si të dyshuar për këtë rast, por hetimet kanë vazhduar dhe pikërisht sot me datën 04.10.2018 janë ardhur deri te provat dhe argumentet tjera në bazë të së cilave është arrestuar e dyshuara N. Rr., 51 vjeçare, femër/kosovare/shqiptare”, thuhet në njoftimin për media nga Policia.
Po ashtu policia ka bërë e ditur se në cilësi të provës materiale është gjetur dhe konfiskuar arma e zjarrit në të cilën dyshohet se është kryer vepra.
Me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarës i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












