Lajme
Ansambli “Trojet”, Winterthur, me koncert artistik për 28 Nëntorin

Të dashur bashkatdhetarë
Ansambli i këngëve dhe valleve „TROJET” ju fton në një mbrëmje të veçantë për nder të Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë më 28 Nëntor. Ky koncert do të jetë një mundësi unike për të festuar së bashku dhe për të përjetuar emocionet dhe krenarinë e kulturës sonë.
28 Nëntori është një datë e rëndësishme që përkujton figurat e mëdha të kombit tonë, si dhe ngjarje të rëndësishme që kanë shënuar historinë dhe identitetin tonë kombëtar. Ansambli „TROJET” do të prezantojë një program të pasur me këngë, valle dhe muzikë tradicionale. Gjithashtu do të marrin pjesë kori i grave „Lyra” nga Cyrihu, këngëtaret e mirënjohur Gentjana Tafili dhe Luljeta Fetahu.
Përveç muzikës dhe valleve, do të ofrohen edhe shije autentike të kuzhinës sonë tradicionale.
Data: 30 Nëntor 2024, e Shtunë Ora: 19:00
Vendi: Hotel Zentrum Töss, Zürcherstrasse 106, 8406 Winterthur
Hyrja: Falas!
Për më shumë informacione, kontaktoni në: +41 79 894 55 66 / +41 78 663 40 40 Ju mirëpresim të gjithëve për të festuar së bashku 28 Nëntorin
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit30 Nëntor 2024
- Ora19:00
- LokacioniWinterthur
- Data e përfundimit2 Nëntor 2024 - 14:00
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti