Lajme
Akuzat e kryeministrit Cipras, të pahijshme
VMRO DPMNE reagoi ashpër ndaj kritikave që adresoi në drejtim të Shkupit, kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipra në Beograd. Ai akuzoi Maqedoninë për irredentizëm
Partia më e madhe në Maqedoni, VMRO DPMNE reagoi ashpër ndaj kritikave që adresoi në drejtim të Shkupit, kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras, i cili në takim me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq e akuzoi Maqedoninë për irredentizëm dhe nacionalizëm.
Nga VMRO thonë se sulmet dhe ofendimet më shumë flasin për atë që i thotë ato se për atë të cilit i janë drejtuar.
“Republika e Maqedonisë as nuk ka pasur dhe as nuk ka pretendime territoriale ndaj Greqisë. Republika e Maqedonisë dhe populli vetëm e kanë mbrojtur të drejtën e tyre të vetëpërcaktimit dhe identitetin e tyre. Republika e Maqedonisë nuk ka vendosur sanksione ndaj Greqisë. Përkundrazi, Greqia ishte pala e cila i mbylli kufijtë dhe e cila me veto e bllokoi vendimin për anëtarësimin e plotfuqishëm në NATO”, thuhet në reagimin e VMRo-së, citon alasatm.
Greqia, sipas kësaj të fundit, është pala e cila deri më sot nuk lejon rekomandimet pozitive për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Me këto deklarata dhe ofendime që nuk mbajnë aspak ndaj Maqedonisë dhe popullit, kryeministri grek nuk kontribuon për zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinje dhe as nuk tregon të paktën pak vullnet në tejkalimin e problemit të cilin e ka Greqia me emrin tonë. Me këto deklarata Cipras tregon se ai nuk ka vullnet për zgjidhjen e kontestit, ndërsa jo Republika e Maqedonisë të cilën e akuzon”, vlerëson VMRO DPMNE.
Ndryshe, lidershipi në Beogard, presidenti Tomisllav Nikoliq dhe kryeministri Aleksander Vuçiq e falënderuan kryeministri grek që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
E-Diaspora
-
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës Hannover Airport dhe ADAC njohin Kosovën si shtet të pavarur pas ndërhyrjes së Ambasadës... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











