Kosova
Aktakuzë për Pjetër Nrecajn që vrau gruan e vajzën në Gjakovë
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë për vrasje të rëndë ndaj Pjetër Nrecajt, që vrau gruan e tij, Valbonën, muajin e kaluar.
Pos vrasjes së rëndë, Nrecaj akuzohet edhe për mbajtje të armëve pa leje.
“Sipas aktakuzës së Prokurorisë, i akuzuari më 07 gusht 2018, në Gjakovë, në shtëpinë e familjes së viktimës, me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij V.N, dhe vajzën e tij K.N. Ai ka qëlluar me pushkën automatike në drejtim të shtëpisë, si dhe ka qëlluar me armë bashkëshorten dhe vajzën e tij, të njëjtat nga plagët e marra kanë ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Kurse, muajin e kaluar ishin suspenduar dy policë për tejkalim të autorizimeve, pas raportimit të KTV-së.
Televizioni ka raportuar se si Policia pa vendim të Gjykatës në qershor ia kishte marrë nga shtëpia fëmijët Valbona Markut dhe ata ia kishte dhënë në përkujdesje të akuzuarit Pejtër Nrecaj.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











