Sport
A do të luajë Donis Avdiaj për kombëtaren shqiptare?
Futbollisti Donis Avdiaj është duke u përcjell nga trajneri i kombëtares shqiptare, Giani De Biasi. Sulmuesi shqiptar i Shalke 04, i cili është i huazuar në SK Sturm të Austrisë mund të jetë pjesë e kombëtares shqiptare në kampionatin evropian “Euro 2016”, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Francë.
Gazeta austriake “kleinezeitung” shkruan të premten se trajneri De Biasi ka qenë në Graz për t’u informuar më shumë rreth talentit shqiptar. Sipas gazetës, kombëtarja shqiptare dhe trajneri i saj, prej më shumë se një vit e gjysmë janë duke u përpjekur për ta bindur atë dhe babain e tij, që 19 vjeçari të luaj për Shqipërinë, njofton “albinfo.ch”.
Për interesimin e Shqipërisë për Donis Avdiajn, është i informuar edhe menaxheri i tij, Karsten Schmidt: “Këto kërkesa janë një nder i madh për një lojtar të ri. Ky është një vendim historik dhe fundja pse mos të luaj ai për vendin prindërve të tij? Ne jemi duke biseduar intensivisht më disa ekspert, por gjithsesi vendimin përfundimtar do ta merr vet Donisi”, ka thënë ai.
Avdiaj aktulisht është i lënduar dhe nuk pritet që të luaj as në ndeshjen e ardhshme që ekipi i tij Sturm Graz do ta zhvilloj kundër Ried.
Ndryshe, për Avidajn i cili ka klauzol prej 49 milion euro, kanë shfaqur interesim disa klube të bundesligës gjermane, por edhe për sa kohë ai do ta mbaj fanellën e ekipit nga Graz-it të Austrisë, ende nuk dihet!
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” Rastet e drejtimit të lazerëve nga toka në drejtim të avionëve që aterojnë dhe ngrihen nga... -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës -
Rita Ora kujton traditat shqiptare: Gjyshja më lexonte filxhanin si një hartë të së ardhmes
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë









