Integrimi
Refugjatët e djeshëm, helvetët e nesërm
Fluksi i refugjatëve që ia kanë mësyrë disa vendeve evropiane nxit preokupime legjitime për disa shtete që janë të prekura drejtpërdrejt nga ky numër i madh njerëzish, dhe që vazhdon me intensitet të njëjtë. Që me muaj, me mijëra burra, gra, fëmijë që i kanë braktisur vendet e tyre të prejadhjes në Siri, Afganistan apo gjetiu, marrin rreziqe të mëdha për sigurinë e tyre fizike dhe të familjeve në rrugëtimin e tyre, madje duke angazhuar shuma financiare marramendëse, që të arrijnë në destinacion në kontinentin e vjetër, me shpresë që t`ia rifillojnë një jete të re.
Ky numër njerëzish, që nuk arrijnë me projekt konkret por me pritje të mëdha, janë një barrë njerëzore dhe finansiare që kërkon angazhim fillestar konsekuent në etablimin dhe fillimin e integrimit të tyre. Ky fenomen paraqet një dimension politik konsekuent nga shkaku i frikës që shkakton te popullata e vendit pritës ky fluks njerëzish që shkelin këtë tokë, dhe që vijnë nga rajone që janë burim i trazirave gjeopolitike me dimension fetar të theksuar. Kjo edhe e shpjegon deri në një shkallë drojën dhe solidaritetin e kufizuar ndaj tyre në shoqëritë perëndimore.
Mirëpo, siç edhe e dëshmon një studim i freskët i OCDE-së, të huajt, pra edhe refugjatët, e kanë një kosto materiale të lartë afatshkurtër në fillim, porse dobitë për vendet pritëse janë shumë më të rëndësishme në afate të mesme apo të gjata, dhe kjo falë vitalitetit dhe motivimit për t’ia dalë në jetën e tyre të re.
Prandaj, duke u nisur nga ky konstatim i sfidave, dhe sidomos i dobive që sjellin të huajt, ky numër i revistës Albinfo.ch sjell disa portrete me shembuj pozitiv të refugjatëve në Zvicër, qofshin ata me prejadhje shqiptare apo jo, në fusha të ndryshme, qoftë në ekonomi, kulturë apo në sport.
Kështu, krahas një interviste ekskluzive me priftin eritrean Musie Zerai të njohur si “ikonë e refugjatëve”, në faqet e revistës mund të lexohen edhe shumë tekste që lidhen me një emërues të përbashkët: të kaluarën si refugjat-e. Këtu kemi një editorial të Miranda Ademajt, ish refugjates, themeluese dhe drejtuese e fondit të investimeve “Skenderbeg”, një intervistë me kandidaten për çmimin më të madh letrar të Zvicrës, turken nga Kosova, Meral Kureyshi, rrëfimin interesant të Kaltrina Durmishit, po ashtu ish refugjate, e cila sot administron shuma marramendëse parash në qendrën e bankës së madhe Raiffeisenbank në Vjenë, intervistën me aktivisten e njohur shqiptare nga Zvicra, Drita Ibrahimi-Shabani, etj.
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë











