Bota
26 milionë të rinj evropianë, të rrezikuar nga varfëria
Këta njerëz janë, pavarësisht punës me kohë të plotë, në rrezik nga varfëria, për shkak të kontratave me afat dhe pagave të ulëta
26 milionë fëmijë dhe të rinj janë në rrezik nga varfëria dhe përjashtimi social, sipas një studimi në Bashkimin Evropian.Të rinjtë janë humbësit më të mëdhenj të krizës ekonomike dhe të borxheve të viteve të fundit në BE.
Më të prekurit janë pothuajse 30 për qind të gjithë nën moshën 18-vjeçare, sipas Indeksit Social dhe të Drejtësisë nga Fondacioni Bertelsmann, i cili krahason zhvillimin social në të gjitha 28 vendet e BE-së. Më shumë se pesë milionë të rinj kanë pak shanse për të ardhmen, pasi që ata nuk gjejnë as zanate e as punë.
“BE-ja dhe shtetet anëtare duhet të bëjnë përpjekje të veçanta për të përmirësuar në mënyrë të qëndrueshme mundësitë për të rinjtë”, tha Aart de Geus nga Bertelsmann.
Gjermania, siç thuhet në studim, pavarësisht nga fuqia e konsiderueshme ekonomike, është vetëm në vendin e shtatë në renditje.
Këta njerëz janë, pavarësisht punës me kohë të plotë, në rrezik nga varfëria, për shkak të kontratave me afat dhe pagave të ulëta.
Në krye të renditjes është Suedia. Vendet e Evropës Jugore kanë papunësi më të lartë të të rinjve. Fondacioni kërkon reforma të mëtejshme strukturore.
“Ka shumë të kualifikuar që nuk mund të integrohen në tregun e punës. Kalimi nga shkollimi në punë nuk funksionon”, thotë Daniel Schraad-Tischer, ekspert i Bertelsmann.
E-Diaspora
-
Kurti, me studentët shqiptarë të St.Gallenit, debaton për të ardhmen e Kosovës Debatin me Kurtin, mbi temën "Investimi në të ardhmen e Kosovës" e ka udhëhequr profesori i...
-
Së shpejti do të publikohet fjalori më i madh i gjuhës shqipe
-
Kurti në Cyrih prezanton Kosovën si vend të përshtatshëm për të investuar
-
Kurti niset drejt Zvicrës për takim me mërgatën
-
Kroaci: Përurohet shtatorja e “Nënë Terezës” në Osijek
Jeta në Austri
-
Çfarë duhet të dini për jetesën në një apartament të përbashkët në Austri Të jetosh në një banesë të përbashkët – ose një Wohngemeinschaft (WG) – është e zakonshme...
-
Tregu i parë i Krishtlindjeve në Vjenë i vitit 2024, do të hapet më 7 nëntor
-
Austri: Turizmi goditet nga përmbytjet, por vera shënon rekord të ri
-
Mbrëmje e madhe e boksit në Austri
-
Kërcënimet me bombë, hetime të pavarura në Austri dhe Zvicër