Lajme
Shqipëria U17 mposhtet nga shqiptarët e Zvicrës
Në ndeshjen që ishte e vlefshme për eliminatoret e Evropianit për grupmoshën U17, Zvicra mundi Shqipërinë me rezultat 2:0. Lojën e nisën 18 lojtarë shqiptarë, 7 nga Zvicra
Kombëtarja shqiptare e grupmoshave të reja U17 u mposht nga Kombëtarja e Zvicrës me rezultat 0:2, e cila kësaj here dominohej nga shqiptarët. Në këtë ndeshje e që ishte e vlefshme për eliminatoret e Evropianit për grupmoshën deri në 17 vjeç, lojën e nisën 18 lojtarë shqiptarë.
Ajo që ra në sy në këtë ndeshje ishte prania e madhe lojtarëve me origjinë shqiptare që luajnë për kombëtaren helvetike, raporton TCH. Në nisjen e takimit në fushën e lojës u inkuadruan 18 lojtarë shqiptarë, ndërsa në stol të Zvicra ishin edhe tre lojtarë të tjerë po ashtu me origjinë shqiptare,.
Madje edhe golat në këtë ndeshje u shënuan nga dy shqiptarët që luajnë me Zvicrën, Zeqiri dhe Kameraj, i cili u zëvendësua në pjesën e dytë nga një tjetër shqiptar, Asllani.
Kjo paraqitje e madhe e shqiptarëve në ekipin e shpresave të Zvicrës, tregon se futbollistët me origjinë shqiptare po dominojnë në futbollin helvetik. Sipas kësaj performace, këta lojtarë do të jetë shpresat e ekipit zviceran por edhe të Shqipërisë dhe Kosovës në të ardhmen.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










