Sport
Kosova me Shqipërinë, miqësore në Prishtinë

Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë me Kombëtaren e Shqipërisë në muajin nëntor, në një miqësore e cila pritet të jetë festë në Prishtinë. Fillimisht ftesën e kishte dërguar Fadil Vokrri, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, e këtë ftesë tashmë e ka pranuar edhe Armando Duka, president i FSHF-së.
“Duam të sigurojmë një miqësore në fushën tonë dhe e dyta do të jetë ndaj Kosovës në Prishtinë, pasi është një ndeshje festive”, sqaroi kreu i FSHF-së në “Ora Skaner”, përcjell albinfo.ch.
Dihet që shumë futbollistë nga Kosova luajnë për Shqipërinë dhe pritet që kjo miqësore të shndrrohet në festë. Këto dy përfaqsuese pritet të luajnë miqësore edhe në Elbasan vitin e ardhshëm.
Miqësorja e mëparshme në Prishtinë, me një trajner të huaj në krye të stolit kuqezi, ishte ajo e vitit 2003, kur skuadra drejtohet nga Giuseppe Dossena. Pikërisht në atë sfidë me fanellën kuqezi debutoi kapiteni Lorik Cana.
E-Diaspora
-
Lozanë: Shqipëria në qendër të vëmendjes në Festivalin Universal të EHL Bëhet e ditur se turizmi dhe kulinaria shqiptare u promovuan sot në një nga universitetet më...
-
Dietikon: Kosovari vdes pas sulmit me thikë – Arrestohet një ugandas
-
Rrugëtimi i Arlindës drejt suksesit në Zvicër
-
Rrahje masive mes kroatëve e shqiptarëve në Zagreb, ka të plagosur
-
Diaspora është zemra ekonomike e Kosovës
Jeta në Austri
-
Qeveria austriake planifikon reformën e pensioneve: 63 është mosha e re e pensionimit të parakohshëm Sistemi i pensioneve të Austrisë është vendosur për reforma të rëndësishme duke filluar nga viti i...
-
Papunësia në Austri rritet për 7.3%, me 392.600 punëkërkues
-
Austri: Paketa e re tatimore, masa për konsolidimin e buxhetit dhe lehtësime për qytetarët
-
Austri: Reforma e pensioneve parasheh ndryshime të mëdha
-
Kompromiset që duhet të bëni në Austri kur blini ose merrni me qira një shtëpi