CH-Ballkani
Shqipëri-Serbi, mos bleni bileta në të zezë
Besohet se një biletë për 8 tetor, në të tregun e zi, mund të kaloj shumën prej 500 eurosh, edhe pse mundësitë janë të vogla për të hyrë në stadium. Thirrja është, mos bleni bileta në të zezë
Ndeshja eliminatore në futboll ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë për Evropianin “Franca 2016” ka ngjallë interesim rekord të shikuesve për të parë ndeshjen. Besohet se një biletë për 8 tetor, në të tregun e zi, mund të kaloj shumën prej 500 eurosh, edhe pse mundësitë janë të vogla për të hyrë në stadium.
Këtë ndeshje mund ta shikojnë vetëm 12 mijë tifozë, aq sa është kapaciteti i Stadiumit “Elbasan Arena”.
Në Federatën Shqiptare të Futbollit bëjnë thirrje që biletat në tregun e zi mos të blihen, sepse mundësia e vetme për të parë ndeshjen është shënimi i të gjitha të fhënave personale në biletë. Kjo nënkupton se Policia Shqiptare paraprakisht ka informacione për secilin spektator që ka marrë biletë.
Deri në ditën e ndeshjes, sipas “KlanK” çmimi i biletës ka mundësi të rritet edhe mbi 500 euro. Ndërkaq, çmimi më i lartë i biletës i shitur nga Federata Shqiptare e Futbollit është 10 mijë lekë që i bie të jetë 71 euro.
Në biletat për këtë ndeshje ka edhe elemente të padukshme të sigurisë, prandaj kujdes nëse ato i blini në tregun e zi. Mund të mbeteni edhe pa para edhe pa e parë ndeshjen në stadium. Stadiumi në Elbasan ka kapacitet deri në 13 mijë shikues, por një pjesë e ulseve tashmë është rezervuar për VIP-a.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












