Lajme
Wizz Air korrigjon emërtimin e Prishtinës, pas reagimit qytetar dhe ndërhyrjes diplomatike
Ambasada e Kosovës në Gjermani njofton se destinacioni tashmë figuron si “Prishtina/Pristina”, dhe jo më “Priština”.
Një zhvillim pozitiv dhe i rëndësishëm për Kosovën është shënuar së fundmi në arenën ndërkombëtare, pasi kompania ajrore Wizz Air ka korrigjuar emërtimin e destinacionit të kryeqytetit të Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Referuar njoftimit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Gjermani, pas reagimit të qytetarëve dhe angazhimit diplomatik, Wizz Air e ka ndryshuar përkatësinë e destinacionit nga forma “Priština” në “Prishtina” ose “Pristina”, duke e paraqitur tashmë në mënyrë korrekte.
Ambasada e cilësoi këtë si një shembull të qartë se reagimi qytetar dhe diplomacia aktive mund të sjellin rezultate konkrete.
“Ky është një shembull tjetër i qartë se reagimi qytetar dhe diplomacia aktive japin rezultate konkrete”, thuhet në reagimin e ambasadës.
Po ashtu, Ambasada e Kosovës në Gjermani u ka bërë thirrje qytetarëve që, nëse hasin institucione apo kompani gjermane ku Kosova ose qytetet e saj paraqiten gabimisht, të kontaktojnë ambasadën për të adresuar këto pasaktësi.
Qytetarët mund të raportojnë raste të tilla përmes emailit: [email protected], duke bashkëngjitur dëshmitë përkatëse./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar për kërcënimin ndaj deputetit Ramush Haradinaj, pas kërkesës... -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik -
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













