Lajme
Solli dy anije nga Zvicra në Kosovë, por s’mund t’i regjistrojë
Nehat Hoxha që jeton në Zvicër, solli në Kosovë dy anije të vogla lundruese, por nuk po arrin t’i regjistrojë ato. U tha se në Kosovë nuk ka legjislacion që lejon anijet
Një mërgimtar nga Zvicra i ka sjellë dy anije në Kosovë, me qëllimin që të lundronte me to nëpër liqene të vendit dhe në ujërat e Shqipërisë. Mirëpo me që Kosova nuk ka deti dhe as liqene ku lejohet lundrimi, ai nuk ka mundur t’i regjistrojë ato dhe mundi i shkoi huq.
Pasi i ka paguar doganën Nehat Hoxha e ka kuptuar se në Kosovë është e pamundur të regjistrohen. Hoxha që jeton në Zvicrës, synonte që me anije të lundronte në liqene të Kosovës, e edhe në ujërat e Shqipërisë, derisa tani fillimisht i duhet t’i regjistrojë në një shtet tjetër.
Ai tash është në procedurë për të tërhequr paratë e paguara për doganë, për çfarë thotë ta ketë pasur të pamundur të nxjerrë një vërtetim nga Agjencia për Regjistrim Civil, se këto mjete nuk mund të regjistrohen, përcjell koha. Madje edhe zyrtarët nga Departamenti i Regjistrimit të Automjeteve dhe Patent-Shoferëve kanë thënë se nuk kanë legjislacion për një kategori.
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”








