Lajme
Në Merdarë, 4 orë pritje në kolona
Policia e Kosovës njofton se kolonat e gjata sërish janë shfaqur gjatë ikjes së mërgimtarëve në vendet e tyre të punës. Në Merdarë kolonat e gjatë 1 kilometër
E njëjta situatë për ndodhë edhe gjatë kthimit të bashkatdhetarëve në vendet e tyre të punës. Kolona të gjata gjatë ardhjes e po ashtu kolona të njëjta gjatë ikje. Vetëm gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës raporton se kolonat në disa pikë-kalime me Serbinë shkojnë deri në 4 orë.
“Policia e Kosovës po vazhdon të punoj me numër të shtuar të personelit policor në pika kufitare me qëllim të aplikimit të punës së kontrollit kufitar të përshpejtuar, për t’i shmangur pritjet e gjata dhe t’u mundësojë qytetarëve, bashkatdhetarëve tanë kalim më të shpejtë të kontrollit kufitar”, thuhet në njoftim.
Informacionet e orës 10:00 tregojnë se në Merdare (Podujevë) në hyrje për në RKS nuk ka pritje vetëm kohëzgjatja e procedurës normale, ndërsa në dalje kolona është e gjatë rreth 1 kilometër dhe pritjet zgjasin rreth 3 deri 4 orë, varësisht prej frekuentimit të automjeteve.
Ndërsa në pikë-kalimin kufitar tek Dheu i Bardhë (Gjilan), deri në këtë kohë si në hyrje ashtu edhe në dalje nuk ka kolona fare përveç kohëzgjatjes së procedurës normale 10-20 minuta.
Kurse në pikë-kalimin kufitar Mutivodë (drejtimi i fshatit Keçekollë) në hyrje nuk ka pritje të gjata ndërsa në dalje nga RKS-ja pritjet janë afërsisht 20-30 minuta.
Pikë-kalimi kufitar Muqibabë –(Gjilan) si në hyrje po ashtu edhe në dalje nuk ka pritje fare, raporton Policia.
“Policia e Kosovës me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata, njofton të gjithë qytetaret se, ata që mund të shfrytëzojnë pikë-kalime tjera kufitare ku nuk ka pritje fare, apo ka më pak pritje, ti shfrytëzojnë ato pasi nuk ka kolona dhe pritje të gjata”, thuhet në njoftimin për media.
Vlen të potencohet se nga ana e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, puna është duke u zhvilluar normalisht me kapacitete dhe intensitet të shtuar, mirëpo kolona-pritjet, sipas Policisë kosovare, janë duke u shkaktuar si rezultat i fluksit të madh të automjeteve, kryesisht në dalje të RKS-se, si dhe procedurave që aplikohen gjatë plotësimit të dokumenteve-formularëve për kalim kufitar.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













