Lajme
Rusia i vë embargo Shqipërisë
Federata Ruse ka zgjeruar listës së vendeve të sanksionuara prej saj për shkak të qëndrimit pro-perëndimor. Në këtë listë është edhe embargoja për produktet e Shqipërisë
Federata Ruse ka zgjeruar listën e ndëshkimeve për shtetet që kanë përkrahur bllokadën e shteteve perëndimore kundrejt Moskës. Në këtë listë ka përfshirë edhe Shqipërinë, Malin e Zi, Islandën dhe Lihtenshtejnin. Bllokada ruse për Shqipërinë përfshinë embargon ndaj produkteve bujqësore.
Ka qenë vetë kryeministri Dmitry Medvedev që ka deklaruar se, embargoja ndaj importit të ushqimeve do të aplikohet tashmë edhe ndaj Shqipërisë, Malit të Zi, Islandës dhe Lihtenshtejnit.
“Përfshirja e këtyre vendeve në listën e sanksioneve është një lëvizje e vetëdijshme, që do të thotë një kundërmasë nga ana jonë ndaj atyre që na kanë vendosur sanksione”, ka thënë Medvedev në mbledhjen e kabinetit qeveritar, raporton TCH.
Ai ka shtuar se edhe Ukraina mund të përfshihet në listën në fjalë në vitin 2016 nëse marrëveshja ekonomike mes Kievit dhe Bashkimit Evropian hyn në fuqi. Embargoja e paralajmëruar më herët gjatë muajit përfshin produktet e mishit, peshkut, djathit, frutat dhe perimet.
Ajo vjen pasi BE dhe Shtetet e Bashkuara vendosën së fundmi sanksione të reja ndaj Rusisë për shkak të aneksimit të Krimesë dhe aksioneve ushtarake në lindje të Ukrainës.
Gjatë mbledhjes së kabinetit të tij, Medvedev ka shtuar se anti-sanksionet i kanë dhënë një nxitje të fortë agrikulturës vendase dhe nuk kanë shkaktuar shkurtime të rezervave ushqimore.
Ndryshe, Shqipëria dhe Kosova janë radhitur në krahun e shteteve perëndimore dhe SHBA-ve, që i kanë vënë sanksione Rusisë për shkak të aneksimit të Krimesë dhe mbështetjes së separatistëve pro-rus në konfliktin e Ukrainës. Sanksionet i janë vënë dy vjet më parë.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













