Lajme
Pakënaqësi për Marrëveshjen e sigurimeve kufitare
Përveç sigurimit TPL-Plus që kushton 40 euro për një vit, kosovarët me t’i vendosur targat e përkohshme serbe, duhet të paguajnë nga 5 euro për çdo ditë qëndrimi në Serbi
Ende pa filluar mirë të zbatohet, Marrëveshja për sigurimet e automjeteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka ngjallur pakënaqësitë e para nga qytetarët e Kosovës. Kjo për faktin, se kosovarët që kanë automjete me targat RKS, gjatë hyrjes në Serbi duhet t’i heqin ato dhe t’i zëvendësojnë me targat provuese (Probna).
Mirëpo, problemi nuk përfundon këtu. Përveç sigurimit TPL-Plus që kushton 40 euro për një vit, kosovarët me t’i vendosur targat e përkohshme serbe, duhet të paguajnë nga 5 euro për çdo ditë qëndrimi në Serbi, përfshirë edhe taksën komunale që është rreth 4 euro.
Në anën tjetër, serbët hyjnë në Kosovë vetëm me kartonin e gjelbër, që iu vlen për gjithë Evropën dhe nuk paguajnë asnjë cent.
Sipas autoriteteve serbe, në shtetin e tyre mund të hyhet vetëm me targat KS, që janë dhënë nga koha e UNMIK-ut, edhe atë vetëm nëpër pikat zyrtare.
I pa kënaqur me këto të dhëna dhe me këtë veprim është shprehur edhe Rrahim Pacolli, udhëheqës i delegacionit kosovar në bisedimet Kosovë-Serbi në fushën e sigurimeve.
Pacolli tha për KP, se do të kërkoj nga Qeveria e Kosovës që nga shtatori edhe Kosova të vendosë që edhe serbëve t’u kthehen targat prapa pasi është marrëveshje reciproke, duke iu referuar marrëveshjes së fundit për lëvizje të lirë Kosovë- Serbi.
Ai po ashtu tha se ka kërkuar edhe nga Brukseli që të respektohet marrëveshja në përpikëri.
Megjithatë Pacolli nuk e di saktë se sa është vlera që qytetarët e Kosovës duhet të paguajnë për TPL-në që e kërkon pala serbe.
Ndryshe marrëveshja e arritur me 24 korrik filloi të zbatohet sot në orët e para të mëngjesit. Sigurimi TPL plus për Serbi do të kushtojë 40 euro për një vit. Sipas kësaj marrëveshje, automjetet me tabela RKS do të mund të udhëtojnë në Serbi, por vetëm duke i zëvendësuar ato me tabela Prova ose KS.
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










