Lajme
Refugjatët gjatë kthimit, shpenzimet i paguajnë vet
Sot dhe nesër do të riatdhesohen në Shqipëri rreth 200 refugjatë, ndërsa kësaj radhe shpenzimet për udhëtimin do t’i kryejnë vetë azilkërkuesit
Pas marrëveshjes me Tiranën zyrtare për përshpejtimin e procedurave për azil, Gjermania vazhdon fushatën për largimin e azilkërkuesve shqiptarë nga shteti i tyre. Sot dhe nesër do të riatdhesohen në Shqipëri rreth 200 refugjatë, ndërsa kësaj radhe shpenzimet për udhëtimin do t’i kryejnë vetë azilkërkuesit.
Sipas një njoftimi të Ambasadës gjermane në Tiranë, të mërkurën dhe të enjten do të kthehen në atdhe me dy avionë charter me 195 azilkërkues shqiptarë. 70 prej tyre janë dënuar nga Gjermania pasi kanë shkelur rregullat e qëndrimit, ndërsa 125 shqiptarë të tjerë do të kthehen vullnetarisht.
Në kuadër të marrëveshjes së arritur me Shqipërinë për përshpejtimin e shqyrtimit të kërkesave të azilantëve shqiptarë, pritet që brenda gushtit të jene kthyer në atdhe të gjithë personat që kanë aplikuar për azil ekonomik, raportojnë mediet lokale.
“Të mërkurën ora 15.50 mbërrin në aeroportin “Nënë Tereza” nga Kasseli (Hessen) një avion charter me një numër prej 70 shqiptarësh të dëbuar. Të enjten ora 13:00 mbërrin në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë një tjetër avion charter me një numër prej 125 persona, të cilët do të kthehen vullnetarisht”, thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane.
Ambasada gjermane sqaron në njoftimin e saj zyrtar, se shpenzimet për kthimin në atdhe duhet t‘i paguajnë vetë azilkërkuesit, pasi bileta e avionit dhe shpenzimet e tjera të udhëtimit drejt Shqipërisë, janë më të mëdha se ndihma që marrin azilkërkuesit në Gjermani.
Nënkryetari i Partisë Unioni Demokratik Kristian (CDU) në Gjermani, Thomas Strobl, është shprehur se numri i azilkërkuesve po i kalon limitet. Duke folur për shqiptarët, ai tha se arsyet e tyre nuk janë të mjaftueshme sa për të lënë vendin e për të udhëtuar në Gjermani.
“Ata janë të kënaqur me 140 euro para xhepi. Prandaj është e nevojshme që të zvogëlojmë ndihmat financiare për këta refugjatë”, është shprehur ai.
Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë (BAMF) ka publikuar sot në facebook paralajmërimet frikësuese për ata që ia mësyjnë kërkimit të azilit në Gjermani, shkruan dpa.de. Këto paralajmërime janë në gjuhën shqipe dhe atë serbe për t`i arritur azilkërkuesit “në tentativë” nga Kosova, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi etj.
Presidenti i BAMF, Manfred Schmidt në tekstin e publikuar tërheq vërejtjen për mungesën e shanseve të shqiptarëve për tu njohur si refugjatë nga Gjermania, transmeton albinfo.ch. Sipas tekstit në fjalë madje 99.8 për qind e refugjatëve nga Ballkani marrin përgjigje negative, gjegjësisht u refuzohet kërkesa për azil.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











