Lajme
Fëmijët e mërgimtarëve të kënaqur në kampin veror
Ministri Murati u shpreh tejet i kënaqur me aktivitetin dhe kreativitetin e fëmijëve të diasporës në kampin veror në Rugovë të Pejës
Një numër i madh i nxënësve nga Gjermania, Italia, Greqia dhe Franca janë bashkuar në Rugovë të Pejës në Kampin e dytë në këtë vit për fëmijët nga diaspora, organizuar nga Ministria e Diasporës. Këta nxënës të premten i ka vizituar Ministri i Diasporës, Valon Murati, me zëvendësministrin e Diasporës, Sahit Krasniqi, sekretari i përgjithshëm, Osman Shahini dhe këshilltari politik Sabit Krasniqi.
Ata u njoftuan për së afërmi me aktivitetet e fëmijëve në këtë kamp.
Murati gjatë vizitës u shpreh tejet i kënaqur me aktivitetin e fëmijëve dhe mësuesve si dhe kreativitetin e tyre e për më tepër edhe për komunikimin e rrjedhshëm në gjuhën shqipe.
“Është kënaqësi t’ju shoh të gjithë juve në atdheun e juaj. Po ashtu jam i impresionuar nga programi ambicioz dhe komunikimi i juaj në gjuhën amtare. Ministria e Diasporës edhe në të ardhmen do të mbështet fuqishëm aktivitetet e këtij lloji”, deklaroi ministri Murati.
Mësuesit dhe fëmijët po ashtu falënderuar ministrin për vizitën si dhe për të gjitha përpjekjet e Ministrisë që ti mbajë bashkatdhetarët më afër atdheut, gjuhës, kulturës dhe historisë së kombit.
Kampet shkolla, me moton “Ta njohim atdheun” organizohen tradicionalisht tashmë tre vite nga Ministria e Diasporës, në katër grupe të ndryshme gjatë stinës së verës dhe asaj të dimrit. Gjatë aktiviteteve që realizohen në kamp, fëmijët kanë mundësi të njohin për së afërmi trashëgiminë kulturore të Kosovës, të ndjekin klasa të mësimit të gjuhës shqipe, gjeografisë, historisë si dhe të jenë afër traditës kombëtare.
Sipas MeD, në të ardhmen këto kampe planifikohen të organizohen në bashkëpunim edhe me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












