Lajme
Emetohet një pullë postare për diasporën
Filatelia e Kosovës ka emetuar një pullë të veçantë postare për diasporën. Një dorë e zgjatur, që i ngjan edhe krahut të shqiponjës, e në të cilën është një glob është përmbajtja e pullës me vlerë prej dy euro, raporton koha.net.
Krejt kjo është bërë në kuadër të projektit “Ti je pjesë e atdheut” e Ministrisë së Diasporës në bashkëpunim me Filatelinë e Kosovës. Posta e Kosovës tashmë ka nisur emetimin e këtyre pullave.
E në përshkrimin e saj, me rastin e lansimit në kuadër të “Muajit të Diasporës”, është kujtuar ndër vite rëndësia e diasporës shqiptare.
“Gjatë gjithë historisë shekullore, bashkatdhetarët tanë nuk janë ndalur së dhëni kontribut për kombin shqiptar. Jeronim De Rada, Faik Konica, Fan S. Noli, Jani Vreto, Pandeli Sotiri, Hasan Prishtina janë ndër figurat më të ndritura shqiptare që kanë punuar e jetuar për kombin nga mërgimi”, thuhet në këtë përshkrim. “Vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka, Enver Hadri e shumë të tjerë, janë vetëm disa nga të përndjekurit e të flijuarit në mërgim për çështjen e kombit”, thuhet më tej aty.
Janë kujtuar edhe figurat eminente të kulturës e artit.
“Ismail Kadare, vëllezërit Bellushi e Rita Ora, disa nga emrat e pjesëtarëve të diasporës sonë, janë në kulmin e skenës botërore të artit”.
Në arsyetim thuhet se jo vetëm këta emra, por secili pjesëtar i diasporës, në mënyra të ndryshme, ka kontribuuar dhe ka ndihmuar lirinë e kombit nëpër të gjitha luftërat që ka kaluar, por ka ndihmuar edhe në kohë paqeje.
“Prandaj, në shenjë nderimi për bashkatdhetarët tanë, lansojmë edicionin e veçantë të pullës postare të titulluar ‘Diaspora’, me moton, ‘Ti je pjesë e atdheut!”, thuhet në letrën e Filatelisë së Kosovës.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











