Lajme
Edhe një person i zhdukur në Tetovë
Derisa grupet e shpëtimit po bëjnë përpjekje për gjetjen Rinëns 6-vjeçare që u zhduk në Shipkovicë, sot raportohet edhe për zhdukjen e 61 vjeçarin Raif Jusufi nga fshati Lisec
Nga mëngjesi, Tetova është në ditë zie, në përkujtim të tragjedinë së vërshimeve të fundit, që la pas katër të vdekur, dy të zhdukur, 20 të lënduar më shumë se 200 shtëpi të demoluara dhe shumë dëme të tjera në infrastrukturë e kultura bujqësore. Derisa zia vazhdon edhe nesër, grupet e shpëtimit po bëjnë përpjekje për gjetjen Rinën 6-vjeçare që u zhduk në Shipkovicë.
Ekipet e shpëtimit vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e vajzës së zhdukur, ndërkohë që raportohet edhe për një person tjetër që po ashtu konsiderohet i zhdukur, ditën e përmbytjeve që goditën zonën si pasojë e reshjeve të rrëmbyeshme dhe stuhisë shkatërruese.
Bëhet fjalë për 61 vjeçarin Raif Jusufi nga fshati Lisec, i cili në ditën e përmbytjeve ka qenë në bjeshke me dhentë bashkë me nipin e tij 7 vjeçar, i cili po ashtu humbi jetën në fatkeqësinë natyrore të të së hënës.
Trupi i 7 vjeçarit u gjet në fshatin Reçicë e Madhe ditën e djeshme. Vëllai i të zhdukurit, Samet Jusufi, shprehet se askush nuk e ka parë 61 vjeçarin që nga ajo ditë. Kërkimet janë orientuar tashmë përgjatë shtratit të lumit që kalon në Lisec dhe Reçicë, raporton AlsatM.
“Në momentin ka ndodhur atje, ku Liseci merr ujin e pijes. Ne jemi duke e kërkuar, unë e kam kërkuar nga Kaptazhi e deri tek një kafe këtu në Reçicë, për lumi unë kam ardhur dje. Deri sa ta gjejmë do vazhdojmë ta kërkojmë”, deklaroi Samet Jusufi, vëlla i të zhdukurit.
Nga shtabet e krizave të formuara në çdo fshat thonë se po bëjnë përpjekje për të normalizuar gjendjen, por ato po hasin në vështirësi të shumta për shkak të mbetjeve të mëdha të dheut dhe gurëve nëpër rrugë dhe depërtimit të tyre nëpër shtëpitë e banimit.
“Kemi dëme që nuk mund të përshkruhen, janë dëme në njerëz, katër persona e kanë humbur jetën, kurse një ende nuk e kemi gjetur, jemi në kërkim e sipër. Kemi të lënduar rreth 20 persona, kurse sa i përket emocioneve nuk mund t’i përshkruaj, gjendja vazhdon të jetë kaotike“, thotë Nijazi Kadriu nga Shtabi i krizës në Shipkovicë të Tetovës.
Banorët, ndërkohë shprehen të pakënaqur nga ndërhyrja e institucioneve, që, sipas tyre, edhe kësaj here kanë dështuar në menaxhimin e situatës gjatë fatkeqësisë natyrore.
E-Diaspora
-
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch Në artikullin bazë të revistës përmes rrëfimeve personale, tregohet se si dy kultura mund të bashkëjetojnë dhe... -
Gjermani
Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri












