Lajme
Nga 100 milionë € korruptohen çdo vit
Në çdo kontratë apo tenderë që jepen në Kosovës, rreth 20 për qind korruptohet. Kjo përqindje i shkakton humbje buxhetit rreth 100 milionë €
Rreth 20 për qind e të gjitha kontratave dhe tenderëve të shpallura nga institucionet qendrore e lokale, keqpërdoren nga mafia politike e ekonomike, duke dëmtuar buxhetin e Kosovës më shumë se 100 milionë euro për çdo vit. Kështu vlerësojnë përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe shoqatave ekonomike në vend.
Sipas tyre, korrupsioni i kushton Kosovës humbje të mëdha financiare, e mbi të gjitha edhe morale e integruese.
Fidan Kalaja, nga Lëvizja “FOL”, e cila merret me matjen e luftës anti-korrupsion, i ka thënë REL-it se në bazë të hulumtimeve që kanë bërë del se njëri nga sektorët më të korruptuar në Kosovë është fusha e prokurimit dhe procesi i privatizimit. Niveli i keqpërdorimit në sektorin e prokurimit është 20 për qind, ripërsërit Kalaja.
“Nëse flasim me shifra, Kosova çdo vit përmes procedurave të prokurimit shpenzon nga 450 milionë deri në 600 milionë euro, që i bie diku rreth 40 për qind e buxhetit të Kosovës shkon përmes procedurave të prokurimit. Nëse kësaj ia shtojmë 20 për qindëshin që keqpërdoret, atëherë i bie se rreth 100 milionë euro në vit”, vlerëson Kalaja.
Përfaqësuesi i Lëvizjes “Fol” përmend vetëm një rast, atë të pasaportave ku është vërtetuar se buxheti i Kosovës u dëmtua rreth 1.5 milionë euro, nga një kontratë më pak se 10 milionë euro.
“E kemi rastin e skandalit të pasaportave, ku gjykata ka vërtetuar se buxheti i Kosovës është dëmtuar mbi 1.5 milionë euro, pra ky është vendim i gjykatës, Këto janë shifra që potencialisht e dëmtojnë Kosovën nga aferat korruptive”, tregon Kalaja.
Korrupsioni në Kosovë në raportet e ndryshme ndërkombëtare ishte theksuar se si një nga sfidat me të mëdha me të cilat duhet të merren autoritetet e vendit. Ndërsa në rekomandimet e Komisionit Evropian, është përmend kryesisht Prokurimi Publik si defekti më i madh institucional.
Në vitin 2014, Kosova kishte shënuar një përmirësim të lehtë, por jo të efektshëm në indeksin e korrupsionit të botuar nga Transparency International, duke u radhitur bashkërisht me Shqipërinë në vendin e 110-të, në atë që njihet si “zonë e kuqe”.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, vlerëson se ky informalitet në Kosovë është deri në 40 për qind dhe që kap vlerën e 1.5 miliardë euro.
“Ky infomalitet dhe kjo punë që shkon jashtë sistemit tatimor është e shoqëruar me korrupsion, është e shoqëruar me krim të organizuar dhe kjo po e dëmton ekonominë e shtetit, po e dëmton imazhin e shtetit dhe njëkohësisht po kërcënon ekonominë formale. Ky fenomen negativ për fat të keq nga viti në vit po rritet”, shton Shahini.
Sipas një analize të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, (BERZH), korrupsioni është theksuar të jetë një nga problemet kryesore në të bërit biznes në Kosovë.
E-Diaspora
-
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch Në artikullin bazë të revistës përmes rrëfimeve personale, tregohet se si dy kultura mund të bashkëjetojnë dhe... -
Gjermani
Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri












