Lajme
Kosovë, për një vit 16 mijë kurorëzime
Sipas ASK-së, në Kosovë në vitin 2014 janë kurorëzuar 16 239 qifte-bashkëshortore dhe janë shkurorëzuar 1 243 qifte
Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, Republika e Kosovës ka rreth 1.8 milionë banorë rezidentë. Ndërsa sipas statistikave që ka publikuar sot (e enjte) Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), brenda një viti, janë kurorëzuar më shumë se 16 mijë çifte, ndërsa janë shkurorëzuar 1 243 qifte.
Të dhënat në këtë publikim janë paraqitur sipas bazës së grumbullimit të të dhënave administrative për vitin 2014 nga zyrat e Gjendjes Civile të Kosovës, ku janë grumbulluar gjithsej 17 330 fleta statistikore për kurorëzime DEM-3, si dhe nga Gjykatat kosovare.
Këto të dhëna tregojnë se në Kosovë në vitin 2014 janë kurorëzuar 16 239 qifte-bashkëshortore dhe janë shkurorëzuar 1 243 qifte-bashkëshortore.
“Femrat e kurorëzuar me përkatësi etnike shqiptare janë 91.6 për qind, kurse 94.2 për qind janë meshkuj të përkatësisë etnike shqiptare. Femra me përkatësi etnike serbe janë 1.0 për qind dhe meshkuj me përkatësi etnike serbe 1.0 për qind. Femra të përkatësisë etnike boshnjake janë 1.5 për qind kurse meshkuj me përkatësi etnike boshnjake 1.4 për qind…”, thuhet në statistika.
Mosha mesatare e të martuarve, sipas ASK-së, ishte 29 vjeçare. Prej tyre, mosha mesatare e meshkujve ishte 30,vjeç, ndërsa mosha mesatare e femrave 27 vjeçare.
“Kurorëzimet sipas grupmoshave, dominojnë femrat e moshës 20-24 vjeçare me 5 793 ose 35.7 për qind ndërsa te meshkujt dominon mosha 25-29 vjeçare me 5 141 ose 31.7 për qind”, thuhet në njoftim, transmeton Albinfo.Ch.
Komuna e Prizrenit zë vendin e parë në Kosovë me 1 464 kurorëzime ose 8.4 për qind, pastaj vjen Prishtina me 1 430 kurorëzime ose 8.3 për qind, ndërsa në vendin e tretë gjendet Ferizaj me 1 090 kurorëzime ose 6.3 për qind.
Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme. Numri i femrave të kësaj kategorie është 10 434 ose 64.3 për qind, kurse e meshkujve 11 592 ose 71.4 për qind.
Shkurorëzimet sipas grup-moshave, dominonin femrat e moshës 25-29 vjeçare me 313 shkurorëzime, kurse te meshkujt dominonte mosha 30-34 vjeçare me 314 raste.
Ndryshe, numri më i madh i bashkëshortëve të shkurorëzuar janë pa fëmijë me 65.5 për qind, pastaj vijnë me dy fëmijë me 12.6 për qind dhe me një fëmijë me 9.1 për qind.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











