Lajme

Interpelanca parlamentare e Gregor Gysi-t për ngjarjet në Maqedoni

Në një interpelancë parlamentare të të majtëve, të nënshkruar nga Gregor Gysi, i njohur për qëndrimet e tij të ashpra kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, parshtrohen pyetje të shumta në lidhje me gjendjen aktuale në Maqedoni. Pyetjet janë mbështetur kryesisht në disa informacione të publikuara në shtypin serb dhe rus mbi ngjarjet e fundit në Kumanovë.

Në vend të përgjigjeve Gysi për një pjesë të pyetjeve të parashtruara mori përgjigjen „publikimi i informacioneve do t’i dëmtonte interesat e Republikës Federale Gjermane“.

Ja disa nga pyetjet e parashtruara nga Gysi:

  1. Sa ka njohuri Qeveria Federale se zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Maqedoni do të mbahen në prill 2016?
  2. Sa ka njohuri Qeveria se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të bllokojë anätarësimin e Maqedonisë në NATO, poqese nuk zbatohet plotësisht Marrëveshja e Ohrit?
  3. Sa është einformuar qeveria për konfliktin tregtar mes „krahinës autonome serbe të Kosovës“ (kështu e quan Gysi Republikën e Kosovës“) dhe Republikës së Maqedonisë dhe sa është e informuar ajo se a është zgjidhur ky konflikt?
  4. Sa është e informuar Qeveria Federale se shefi i tashëm i Qeverisë së Maqedonisë, Nikola Gruevski, përkrah planin për gazësjellësin „Turkish Stream“ përkundër rivalit të tij Zoran Zaev dhe për këtë arsye i pari mbështetet nga Rusia, kurse i dyti nga të tjerët?
  5. Çfarë lidhjesh sheh Qeveria Federale mes takimit të mbajtur në Budapest të ministrave të punëve të jashtme të Greqisë, Maqedonisë, Serbisë dhe Hungarisë më 7 prill 2015 rreth „Turkish Stream“ dhe të trazirave antiqeveritare të filluara një muaj më vonë në Shkup?
  6. Ç’njohuri ka Qeveria Federale mbi pjesëmarrjen e diplomatëve evropianë dhe atyre amerikanë në protestat antiqeveritare në Shkup?
  7. Çfarë njohurish (përfshirë edhe ato nga Shërbimi Informativ) ka Qeveria Federale mbi futjen dy ditë më parë të njerëzve të armatosur nga Kosova?

Çfarë njohurish ka Qeveria Federale mbi lidhjet e rebelëve në Kumanovë dhe të UÇK-së së Kosovës?

  1. Çfarë njohurish ka Qeveria mbi sulmin me raketa në një ndërtesë qeveritare në kryeqytetin maqedonas, Shkupin?
  2. Çfarë njohurish ka Qeveria Federale mbi marrjen përsipër të sulmit mbi një ndërtesë qeveritare në tetor të vitit 2014 nga UÇK-ja dhe arsyetimin e sulmit me mungesën e përparimeve të integrimit të Maqedonisë në BE?
  3. Çfarë njohurish ka Qeveria Federale mbi sulmin e 40 ushtarëve të UÇK-së në vendin kufitar Gosince në prill të vitit 2015?
  4. A i vlerëson Qeveria Federale zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të vitit 2014 si fer dhe të lira ?
  5. Çfarë njohurish ka Qeveria Federale mbi pagimin e parakohshëm (në mars 2015) të një kredie nga Maqedonia Fondit Monetar Ndërkombëtar?
  6. Si kanë lëvizur borxhet e ish Rep. Jug. të Maqedonisë ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar në vitet 1999 – 2014 ?
  7. Çfarë njohurish ka Qeveria Federale mbi planet « zhvillimore» të kompanisë ruse « Gazpromet » në Maqedoni ?
  8. Çfarë njohurish (përfshirë edhe ato nga Shërbimi Informativ) ka Qeveria Federale mbi shpalljen e “Republikës së IlirIdës” nga politikani i etnisë shqiptare, Nevzat Halili ?
  9. Çfarë njohurish ( edhe nga Shërbimi Informativ) ka mbi « Gardën e Republikës së Iliridës » ?
  10. Çfarë kontiuniteti ekziston mes kryengritjes së vitit 2001 dhe aktiviteteve të « Republikës së Iliridës » dhe « Gardës së Republikës së Iliridës » sipas njohurive të Qeverisë Federale?
  11. Çfarë lidhjesh personale, financiare, ushtarake dhe të shërbimeve të fshehta të « Gardës së Republikës së iliridës » dhe të Republikës së Kosovës të pranuar nga Gjermania i janë të njohura Gjermanisë ?
  12. Sa qytetarë të Ish Rep. Jug. të Maqedonisë kanë marrë shtetësi bullgare ?
  13. Në ç’formë dhe në ç’mënyrë, sipas njohurive që ka Qeveria Fedrale, i ka preferuar Qeveria Amerikane asaj greke për të hequr dorë nga « Turkish Stream » ?
  14. A ka njohuri Qeveria Federale për vërejtje të ngjashme të Qeverisë Amerikane Qeverisë Maqedonase ?
  15. A i janë bërë vërjetje të ngjashme edhe qeverisë greke? (Përktheu nga gjermanishtja për albinfo.ch: Nexhmedin Gërguri)