Lajme
Shpallen të vdekura rrejshëm në facebook nëna me dy vajzat
Në shumë platforma interneti në gjuhën shqipe u publikua fotografia një fotografi ku duket ajo me dy vajzat dhe përmes të cilës njoftohet për vdekjen e tyre
L.H. shqiptare me prejardhje nga Kosova, ka 29 vjet, dhe jeton në kantonin e Bernës. Në fillim të korrikut ajo me dy vajzat e saj të vogla ka udhëtuar për në Kosovë. Pushimet fillimisht të mira pothuaj u shkatërruan nga një incident makabër: Të dielën që shkoi, ato të tria dikush në facebook i shpalli të vdekura, shkruan 20minuten.ch. Në shumë platforma interneti në gjuhën shqipe u publikua fotografia një fotografi ku duket ajo me dy vajzat dhe përmes të cilës njoftohet për vdekjen e tyre.
Ndër të tjera ajo u publikua në faqen “Du bisch Albaner wenn” (Je shqiptar nëse) e cila ka 26.000 ndjekës. “Sot ka ndodhur një aksident tragjik në rrugën Ferizaj – Prishtinë. Me këtë rast kanë humbur jetën nëna dhe vajzat e saj. Një tronditje e madhe për familjen. I dhashtë zoti forcë familjes në këtë situatë”, është shkruar atxy në një përzierje në mes të shqipes (dialekt) dhe gjermanishtes së Zvicrës. Brenda të njëjtit tekst është futur edhe një lutje: “Të gjithë ju që vini nga Zvicra, Gjermania etj, ju lutemi të vozitni më me kujdes. Këtu ka njerëz me çrregullime që ngasin veturat pa mend dhe e vejnë në rrezik jetën tënde”.
Kur e lexon L.H. këtë njoftim mbetet pa mend. Fotografinë e cila paraqitej në njoftimin për mort, ajo e kishte bërë në mëngjesin e po asaj të diele dhe e kishte postuar në fb, shkruan 20minuten.ch. Pak kohë më vonë sërish e kishte shlyer atë fotografi, thotë ajo.
Rreth orës 22 një kusherirë ia kishte dërguar një screenshot me njoftimin e mortit. Papritur, telefoni filloi të cingërronte pandërprerë. Të afërmit i telelefonin asaj dhe familjes së saj, transmeton albinfo.ch. “Ata më pyesnin nëse njoftimi është i vërtetë dhe çfarë ka ndodhur”, thotë L.H. “Disa madje donin t`i shprehnin ngushëllime familjes sime, duke menduar se mee të vërtetë kisha vdekur”. Megjithëse kishte arritur t`i qetësonte të tgjithë të njohurit, ajo në vete kishte një ndjenjë të çudistshme për faktin se fotografia me njoftimin për vdekje vazhdonte të qëndronte në së paku edhe pesë faqe tjera interneti”, shprehet ajo.
Por si ka mundur të shpërndahej një njoftim i tillë i rremë? L.H. ka marrë një indikacion sipas të cilit e gjithë kjo ishte vepër e një gruaje me të cilën ajo kishte pasur një konflikt. “Me të jemi fjalosur njëherë pasi që ajo kishte menduar se i fejuari i saj e kishte braktisur për shkak timin”, thotë ajo. Ishte e vërtetë se L.H kishte qenë një kohë të shkurtë në lidhje me personin në fjalë por e kishte ndërprerë atë sapo kishte marrë vesh se ishte i fejuar.
L.H. ka njoftuar portalet shqiptare se njoftimi ka qenë i rremë. “Pra ne jemi shëndosh e mirë dhe nuk kemi pasur as aksident e as rast vdkjeje”, thotë ajo dhe shton: “Sa i sëmurë duhet të jetë njeriu për të më shpallur mua dhe vajzat e mia si të vdekura”, thotë ajo. Në portalet ku është publikuar njoftimi ka pasur një debat të gjallë ku lexuesit kanë shprehur habinë e tyre me çmendinë e asaj që ka dashur të shpallë të vdekur nënën dhe dy vajzat e saj.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç













