Lajme
Të verbrit e Kosovës “dy herë në terr”
Kryetarja e shoqatës "Drita Jonë", Sevdije Voca dhe anëtari i kryesisë, Avni Osmani flasin për humanizmin që po tregojnë mërgimtarët ndaj të verbërve në Kosovë
Ditë më parë, shoqatës së personave me shikim të dëmtuar “Drita jonë” me seli në Vushtrri i erdhi një dhuratë nga një bashkatdhetare vullnetmirë nga Zvicra, e cila dëshiron të mbetet anonime. Ajo, duke vizituar selinë e shoqatës, dhuroi pako me gjëra ushqimore për një numër të caktuar familjesh me persona të verbër dhe në gjendje të rëndë materiale. albinfo.ch ishte e pranishme në këtë vizitë.
Kryetarja e shoqatës “Drita Jonë”, Sevdije Voca, edhe vet e verbër, e kontaktuar nga albinfo.ch tejet e emocionuar rrëfeu për humanizmin që po tregojnë mërgimtarët me rastin e festës së Fitër Bajramit ndaj komunitetit të të verbërve në Kosovë, kategori e cila është lënë në harresë nga shoqëria kosovare. Ajo na njoftoi se kjo shoqatë është themeluar në tetor te vitit 2014 dhe tanimë numëron mbi njëqind anëtarë të të gjitha komuniteteve, nga Vushtrria dhe nga Mitrovica. Shoqata është e themeluar me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të personave të verbër dhe atyre me shikim të dobësuar. Ajo angazhohet në integrimin e kësaj shtrese të shoqërisë. Lokalet e kësaj shoqate janë në ndërtesën e ish TMK/së dhe ato i janë dhënë në dispozicion shoqatës nga komuna pa pagesë, njofton kryetarja Voca. Anëtarët e regjistruar në këtë shoqatë paguajnë anëtarësi për një vit nga 6 euro dhe kësisoj ata mund te përfitojnë nga benificione të shumta të cilat u garantohen me ligj personave e verbër siç janë: nxjerrja e pasaportës dhe lejenjoftimit pa pagesë, transportin pa pagesë dhe lehtësime tjera për të cilat shumica e të dëmtuarve fatkeqësisht nuk janë të informuar dhe nuk i shfrytëzojnë ato, theksoi ajo për portalin albinfo.ch
Turpërohen të pranojnë se kanë familjarë të verbër!
Avni Osmani, anëtar në kryesinë e shoqatës “Drita jonë” shfaqi po ashtu brengën e tij për mos evidentimin e të gjithë personave të verbër në komunën e Vushtrrisë me rrethinë dhe apeloi te të gjithë ata që kanë anëtarë të familjes me shikim të dëmtuar apo të verbër të anëtarësohen te kjo shoqatë. Ai theksoi se ata si shoqatë përjetojnë raste të rënda kur gjenden në terren dhe se kanë hasur edhe në familje të cilat turpërohen që kanë persona të verbër në familje bile dhe e mohojnë ekzistimin e tyre. Për këtë arsye, ne si shoqatë kemi përgatitur projekte të cilat ndihmojnë në vetëdijesimin e të verbërve si dhe familjeve e shoqërueseve të tyre. Por ne si shoqatë jofitimprurëse jemi kryekëput të varur nga ndihmat qe na vijnë nga mërgimtarët apo eventualisht edhe nga komuna e Vushtrrisë në mënyrë që të realizojmë projektet e synuara.
Kurse kundër analfabetizmit
Njëri ndër projektet të cilët kanë po ashtu prioritet është ai i kurseve të analfabetizmit sepse shumica e anëtarëve të shoqatës për fat të keq janë të verbër dhe nuk kanë pasur qasje në shkollim, shtoi Avni Osmani në vazhdim. Ai me këtë rast apelon te të gjithë ata persona vullnetmirë që ta përkrahin shoqatën e tyre e cila ka shumë nevojë sidomos për Makina të Brajit (makina shkrimi me alfabet për të verbër), syze me dioptri të rënda , shkopinj për të verbër, aparate të ndryshme zmadhimi etj.
Zonja Sopa me këtë rast na informoi se për ditën ndërkombëtare të të verbërve, “Ditën e shkopit të bardhë”, e cila është më 15 tetor dhe dëshiron që të shënojë këtë ditë me një manifestim rasti ku do ti ftonte të gjithë anëtarët e shoqatës si dhe përfaqësuesit e komunës por në mungesë të mjeteve financiare ka frike se nuk po mund ta realizojë një gjë të tillë. Ajo apelon te të gjithë personat vullnetmirë dhe te përfaqësuesit e komunës që ti përkrahin si shoqatë sepse janë të vetmit në këtë regjion të cilët janë një fije drite për këtë kategori të cilët, siç u shpreh zotëri Osmani, aktualisht janë dy herë në terr.
Të gjithë ata që duan të ndihmojnë shoqatën e të verbërve të Vushtrrisë, këtë mund ta bëjnë në llogarinë më lartë.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje Një grua 23-vjeçare është therur disa herë për vdekje në mënyrë që një grua me pamje...
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
-
Astrit Krasniqi diplomon me nderime nga Akademia Policore e Nju-Jorkut
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik
Jeta në Austri
-
Deri në 36°C: Ditë të nxehta përpara në të gjithë Austrinë Vala e ardhshme e të nxehtit në Austri është këtu: deri në 36°C, qiell me diell...
-
Borxhi i Austrisë po rritet, rritja mbetet e ulët
-
Austri: 121.40 euro shtesë për çdo fëmijë në gusht
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak