Lajme
Minatorët e “Trepçës” hyjnë në grevë
Ata i kanë dhënë afat deri më 1 gusht menaxhmentit të “Trepçës” për realizimin e kërkesave te tyre
180 punëtorë të ndërrimit të parë të kombinatit “Trepça” e kanë bojkotuar sot punën me kërkesën për kushte më të mira pune, ngritje të pagave dhe sqarime për Ligjin për Trepçën, raporton Radio Televizioni i Kosovës (RTK) Eset Meha, anëtar i Këshillit të Minatorëve të Trepçës, tha se i kanë dhënë afat deri më 1 gusht menaxhmentit të “Trepçës” për realizimin e kërkesave te tyre.
Në anën tjetër drejtori i ndërmarrjes “Trepça” Ahmet Tmava, tha se “Trepça” ndodhet në situatë të rëndë financiare dhe kërkesat e punëtorëve vështirë se mund të realizohen.
Në janar të këtij viti minatorët e “Trepçës” u ngujuan në horizontin e 10 të minierës së Stantërgut në kundërshtim të një vendimi të Qeverisë së për ta shndërruar kompleksin “Trepça” në ndërmarrje shoqërore. Sipas këtij vendi Qeveria e Kosovës synon ta shpëtoj “Trepçën” nga falimentimi i cili do te linte pa punë mijëra punëtorë, meqë Gjykata e Larte e Kosovës kishte vendosur që “Trepça” të hynte në procesin e likuidimit.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













