Lajme
BDI dhe Ali Ahmeti përshëndesin marrëveshjen: Maqedonia më pranë NATO-s dhe BE-së
BDI rikujtoi se përmes ndërmjetësimin ndërkombëtar kishte arritur që brenda Marrëveshjes së 2 qershorit t’i fuste rekomandimet politike që i referohen marrëdhënieve ndëretnike
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet liderëve kryesor të partive në Maqedoni, ka falënderuar komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, ambasadorët e BE-së dhe SHBA-ve në Shkup.
“Marrëveshja u arrit, falënderime për komisionerin Hahn, eurodeputetët dhe ambasadorët e BE-së dhe SHBA-ve në Maqedoni”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në “Facebook”.
Po ashtu, gjatë ditës edhe zyra e shtypit e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), përmes një komunikate e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes, duke vlerësuar se “nga kjo marrëveshje Maqedonia doli më e fortë, riktheu stabilitetin politik dhe u afrua edhe më pranë NATO-s dhe BE-së”.
“Bashkimi Demokratik për Integrim falënderon autoritetet e komunitetit ndërkombëtar për kontributin në arritjen e marrëveshjes përfundimtare dhe shpreh vlerësim edhe për rolin konstruktiv të liderëve partiakë në drejtim të tejkalimit të krizës së rëndë politike”, thuhet në komunikatën e BDI-së.
Në këtë komunikatë për shtyp, BDI rikujtoi edhe një herë se përmes ndërmjetësimin ndërkombëtar kishte arritur që brenda Marrëveshjes së 2 qershorit t’i fuste rekomandimet politike që i referohen marrëdhënieve ndëretnike, zbatimit te plotë të Marrëveshjes së Ohrit, marrëdhënieve ndërfqinjësore dhe integrimit euroatlantik.
Sipas BDI-së, këto rekomandime do të shtrohen për debat dhe për t’iu dhënë rrugëzgjidhje, gjatë proceseve në vazhdim, të cilat i parasheh marrëveshja e mbrëmshme e liderëve politikë të Maqedonisë.
Këto propozime përfshijnë: ndarje të tri posteve më të rëndësishme shtetërore me rotacion (President, Kryeminister, Kryeparlamentar), politikat gjuhësore, ndarja e drejtë e buxhetit, zhvillimi i barabartë rajonal, çështja e gjuhës, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, konsensualiteti, pajtimi, simbolet kombëtare, kanal televiziv shtetëror 24 orësh në gjuhën shqipe dhe masa të mirëbesimit dhe të risocializimit.
Ndryshe, pas bisedimeve maratonike me ndërmjetësimin e Komisionarit për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Jonahes Hahn, në orët e para të së mërkurës në Shkup është arritur marrëveshja për dalje nga kriza politike në Maqedoni. Marrëveshja parasheh kthimin opozitës në parlament në shtator të këtij viti, largimin nga detyra e tij e kryeministrit Nikola Gruevski në fillim të vitit të ardhshëm dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira në muajin prill.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












