Lajme
Nuland: Themelojeni Gjykatën Speciale, ndryshe i rrezikoni marrëdhëniet me SHBA-në
Zëvendëssekretarja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Victoria Nuland, kërkoi që Gjykata Speciale të themelohet para pushimeve, duke shtuar se nëse Kosova nuk e krijon vet këtë Gjykatë, atëherë do ta bëjë OKB-ja dhe se marrëdhëniet e Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare mund të vihen në pikëpyetje.
Këto komente Nuland i bëri të dielën mbrëma gjatë një interviste për televizionin publik të Kosovës (RTK). Nuland tha më tej në këtë intervistë se Shtetet e Bashkuara nuk duan që të ndodhë kjo, por duan që Kosova të ecë përpara bashkë me SHBA-në dhe Evropën.
“Është shumë me rëndësi që të themelohet Gjykata dhe shpresoj se do të ketë edhe një votim tjetër për këtë para pushimeve verore”, ka thënë ajo.
Ndryshe, të dielën zëvendëssekretarja e Departamentit Amerikan të Shtetit, ka zhvilluar takime kokë më kokë me drejtuesit kryesor të shtetit, presidenten Jahjaha, kryeministrin Mustafa, kryekuvendari Veseli e zëvendëskryeministrin Thaçi.
Nuland citohet të ketë thënë në këto takime se Shteti i Kosovës dhe lidershipi duhet të tregojnë mençuri për të mbyllur edhe këtë kapitull të keq për Kosovën, ndërsa në komunikatat për shtyp, nikoqirët kanë thënë se kanë shprehur gatishmërinë e institucioneve për themelimin e Gjykatës.
—-
Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland, ka arritur të dielën për vizitë në Kosovë. Gjatë qëndrimit dyditor të saj, ajo është takuar me krerët e institucioneve të Kosovës.
Siç raportojnë mediat në Kosovë, Nuland është takuar me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, ndërkohë takimet me presidenten Atifete Jahjaga dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli janë mbajtur me dyer të mbyllura, përcjell albinfo.ch.
Zyrat e mediave të këtyre dy institucioneve kanë paralajmëruare në fillim se do të kenë takim me dyer të hapura, por më vonë kanë dërguar komunikatë për media, ku kanë treguar se takimi do të mbahet me dyer të mbyllura.
Vizita e Nuland në Kosovë pritet të jetë vendimtare për të bindur deputetët, të cilët votuan kundër krijimi të Speciales.
Ditët e fundit është shtuar presioni nga ndërkombëtarët për ta themeluar këtë gjykatë, e cila më gjasë do t’ i kthehet Kuvendit javën e ardhshme!
Temë tjetër e kësaj vizite ka qenë edhe zbatimi i marrëveshjes së 19 prillit 2013, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












