Lajme

Gjermani-Shqipëri, 6 marrëveshje të reja

Autoritetet shqiptare dhe ato gjermane kanë nënshkruar 6 marrëveshjeve dypalëshe në vlerë 106. milionë euro

Dy ditë para se të vizitojë Tiranën kancelaria gjermane Agela Merkel, autoritetet shqiptare dhe ato gjermane kanë nënshkruar 6 marrëveshjeve dypalëshe, që nënkuptojnë dhënien e një huaje në formë gtantesh nga Gjermani për zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor të Shqipërisë.

Marrëveshjet konkretisht përqendrohen në përmirësimin e sitemit energjetik, furnizimin me ujë të pijshëm, ndërkohë që një tjetër marrëveshje prej 10 milionë euro do të përdoret si rifinancim për ndërmarrjet e vogla e të mesme në zonat urbane, citon TCH.

Marrëveshjet u nënshkruan nga ministri i Financave, Shkëlqim Cani dhe ambasadori gjerman në Tiranë, Helmut Hoffman. Ky i fundit tha se “kjo është një ditë shumë e mirë për bashkëpunimin shqiptaro-gjerman dhe njëkohësisht kurorëzim i një pune dyvjeçare”.

Ndërsa numri një i Financave shqiptare, Shkëlqim Cani u shpreh se, këto marrëveshje konfirmojnë marrëdhëninet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe i hapin mundësinë nënshkrimit të të tjera marrëveshjeve.

“Gjermania është një partner strategjik që ka ndihmuar Shqipërinë. Që nga viti 91 e deri më tani, ndihmat që shteti gjerman ka dhënë për Shqipërinë janë të nivelit 370 milionë euro. Ato janë në fusha të ndryshme si në zhvillimin ekonomik, energjetikë, infrastrukturën ujore, si dhe zhvillimin e zonave urbane dhe rurale”, deklaroi Cani.

Ndryshe, këto marrëveshje kapin shumë mbi 100 milionë euro, ndërsa vetëm Marrëveshje për projektin “Efiçenca energjetike – programi për sektorin e transmetimit të energjisë elektrike, parashikon dhënien e një huaje deri në 40 milionë euro. Kurse Marrëveshja për “Programin III për furnizimin me ujë të zonave rurale”, parashikon dhënien e grantit deri në 24 milionë euro.